Mbahet Konferenca Rajonale për Autizmin.
Fondacioni Fëmijët Shqiptarë mbështet profesionalisht eventin.
Në Ditën Botërore të Autizmit , Ulqini mbajti një Konferencë Rajonale duke bërë bashkë jo vëtëm përfaqësues nga Shqipëria, por edhe nga Kosova e Mali I Zi.
Organizatorja e kësaj konferenca mjekja Zylfie Duraku, njëherësh edhe kryetare e Shoqatës “Anima “, pasi falenderoi dr.Liri Berishën për mbështetjen profesionale të këtij eventi me pjesmarrjen dhe ligjëratat e profesionistëve të Qëndrës Rajonale për Autizmin në Farkë tha se fëmijët autik të Malit të Zi dhe prindërit e tyre ballafaqohen me probleme e sfida të mëdha.
Në fjalën e saj Dr. Duraku tha: “Ne shqiptarët e Malit të Zi kemi edhe një vështirësi tjetë , siç është barriera gjuhësore. Fëmijët tanë nuk mund të vlerësohen dhe trajtohen në gjuhën shtetë rore por atë amë tare pasi këta fë mijë kanë probleme komunikimi dhe vlerë simi I tyre në gjuhën tjetër është I pamundur. Për këtë arsye prindërit kryesisht detyrohen të shkojnë në Tiranë apo Prishtinë për diagnostikimin e fëmijëve të vet, por siç e dimë këtë mundë si nuk e kanë të gjithë. Rjedhimisht ne kemi nevojë për mbështetje nga të tri qëndrat”.
Znj.Duraku I kërkoi dr.Liri Berishës mundësinë për edukimin edhe kualifikimin profesional të terapistë ve të Ulqinit dhe hapjen e një qëndre të re diagnostikuese dhe terapeutike ne Shkodër edhe për fëmijët shqiptarë të Malit të Zi.
Dr.Liri Berisha në fjalë ne saj dha mesazhe të forta pë r prindërit të cilët duhet të luftojnë me të gjitha më nyrat pë r të mbë shtetur fë mijë te tyre dhe të mos lejojnë paragjykimet të gjunjë zohen e të dorë zohen . Ajo foli për shenjat e para të Autizmit, për momentet e vështira të përballjes më të në familje si dhe për fillimin e terapisë .
Dr.Liri Berisha, nisur nga prezanca e shumë pridnërve me fëmijë autik në sallë , foli edhe për vaksinën e MMR, e cila akuzohet nga prinderit sot si shkaktare e autizmit. Ajo I pëcolli një mesazh të qartë prindërve se pa vaksina, njerzimi do të ishte shfarrosur nga së mundje të rënda ngjitëse. Sipas studimeve shkenocre të kryera deri më tani nuk është provuar asnje lidhje mes autizmit dhe vaksines – u shpreh ajo.
“Polemika jo të pakta kanë shkaktuar vaksinat, shpikja e të cilave për dekada ka shpetuar njerëzimin nga sëmundje epidemike me një morbozitet e mortalitet të lartë. Në qëndrimin ndaj vaksinave sot ka disa këndvështrime
Personalisht unë e shoh në këndvështrimin e një mjekeje dhe e konsideroj fillimin e përdorimit të vaksinës si revolucion. Dhe këtë konstatim e them jo sot, e nisur nga mosha ime dhe praktika e gjatë mjekësore, por që në ditët e para të punës time si pediatre kur shefat tanë na detyronin ta fillonim ditën e punës jo në pavion, pranë shtratit të fëmijës, por në morg. Nuk kishte gjë më tronditëse dhe shokuese kur shihnim se si pertusi, meningiti, fruthi, poliomieliti, tetanozi apo sëmundje të tjera pamëshirë kishin marr ë jetët e fëmiëve të vegjël që deri një ditë më parë i kishim në duart tona e i kuronim vetë . Ndërsa sot në saj të vaksinimit, jonë vetem studentët, por as mjekët e pas brezit tim nuk hasen me këto trauma, nuk i njohin këto së mundje. (vecse në libra) dhe kjo falë mrekullisë së vaksinave.
Të gjitha nënat kudo në botë hezitojnë dhe kanë frikë . Edhe unë , jo më si mjeke, por në pozicionin e nënës e shumë shpesh të gjyshes kam hezituar dhe me duket deri diku edhe e frikshme injektimi në dy muajt e parë të jetë si 7 apo 8 vaksinave. Por kur vihesh përpara epidemive me vdekshmëri të lartë apo komplikacione të rënda dhe mbi të gjitha kur e di se ka një shpëtim që është vaksina, nuk mendoj se nëna do të pres pasojat e mosbërjes se vaksinës. Në këto momente që flasim jepen njoftime se raste me fruth, që është nj ë nga sëmundjet më ngjitëse e me komplikacione nga më të rëndat me vdekshmëri të lartë, kanë filluar në disa shtete të Europës dhe pikërisht vaksina që i mbron fëmijët nga kjo semundje, frika jonë e ka futur në grupin e vaksinave që akuzohen se japin autizëm.
Shqetësimi i nënave ka mbushur konsultoret. Ato kërkojnë me insistim vaksinimin e fëmijëve pikërisht me vaksinën që e kanë refuzuar deri me tani. Pra, vaksinat janë të domosdoshme dhe duhen bërë në moshen e caktuar”.
Dr.Liri Berisha I përcolli audiencës edhe një lajm të mirë në lidhje me fëmijët shqiptarë me autizëm të Ulqinit. Shumë shpejt, në muajt në vashdim , Fondacioni fëmijët shqiptarë do të mbë shtesë në ngritjen logjistike të një që ndre të re diagnostikohe dhe terapeutike në Shkodër e cila do të ketë karakter rajonal. Fondacioni do të trajnojë stafin e terapsitë ve që do të punë sohen aty si dhe do të pajis ambjentet e kësaj qëndre me materialet e domosdoshme për terapi siç jane librat dhe metodat.
Në konference mbajtën referime shkencore edhe 4 përfaqësues të Fondacionit fëmijët shqiptarë , Dr. Ariel Çomo, Juliana Esaj, Prof. Oriola Pampuri si dhe psikologia Eleana Naçi