Një mesazh mirëseardhjeje  për grupin e ri të profesionistëve që nisën ne qendren rajonale te Autizmit ne Farke trajnimin profesional për metodën ABA.

Nga znj. Juliana Esaj, team-leader.

Dua t’ju uroj Mirëseardhjen në Trajnimin e paketës ABA pranë Qendrës Rajonale Për Autizmin. Që prej vitit 2014 Qendra organizon trajnimet për të gjithë profesionistët e fushës së edukimit dhe shkencave sociale.

Të gjithë të çertifikuarit ndër vite kanë mundur të aplikojnë njohuritë e marra gjatë trajnimit në fusha të ndryshme. Studentët e sapo diplomuar kanë arritur të sigurojnë një punë në mbështetjen profesionale të fëmijëve me çregullime të ndryshme, mësuesit ofruan dhe përmirësuan cilësinë e punës së tyre duke përshtatur programet shkollore sipas aftësive të nxënësve të tyre, drejtuesit e institucioneve orjentuan kurikulën shkollore drejt programeve individuale dhe aprovimit të ligjit për organikën e re institucionale arsimore” të hyrjes së mësuesit ndihmës” në arsimin 9 –vjeçar. Prindërit arritën të shihnin më qartë çdo element të çregullimit zhvillimor të fëmijës së tyre , të analizonin situata të veçanta sjellore si dhe të ndërhynin pikërisht aty ku fëmija I tyre mundej të bënte përmirësime. Terapistët u orjentuan në analizën e mirfilltë sjellore dhe ndërtimin e punës duke u nisur pikërisht nga një plan I mirëfilltë strukture sjellore.

Sot , ne kemi bashkëpuntorë të shumtë nëpër rrethe si: Kuksi, Shkodra, Lezha, Laçi, Tirana, Elbasani, Durrësi, Lushnja, Berati, Fieri, Vlora, Saranda, Pogradeci e Korça. Bashkëpuntorë të shumtë kemi edhe në Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni.

Për muaj, javë, ditë e orë të tëra Ne kemi shqyrtuar me kujdes çdo kërkesë dhe Cv tuajën, matëm njohuritë tuaja në gjuhën angleze dhe njohëm sejcilin prej jush në interevistat personale. Sot me shumë kënaqësi ne ju urojmë mirëseardhjen të gjithë grupit të përzgjedhur për Trajnimin “ Analiza e Sjelljes Së Aplikuar – Maj 2018”.

Kjo formë e re trajnimi u aplikua për herë të parë para 4 viteve me një grup të vogël studentësh të cilët u punësuan automatikisht në përfundim të trajnimit pranë Qendrës Rajonale për Autizmin. Muajt që rodhën më pas sollën si domosdoshmëri e kërkesave të shumta personale por edhe profesionale ,vazhdimin në mënyrë intensive të formimit të grupeve të reja të trajnuarish me qellimin e vetëm: ‘ të ofrojmë cilësi më të mira shërbimi për aftësinë e kufizuar duke u mbështetur në aftësi profesionale të dukshme dhe të matshme ”.

Zgjerimi I numrit të personave të trajnuar solli evidentim më të madh të rasteve të fëmijëve me Autizëm apo me çregullime të tjera zhvillimore dhe ndihmoi në trajtimin terapeutik të tyre pranë qyteteve ku ata jetojnë.

Qendra Rajonale e Autizmit është e ndarë në dy institucione që ofrojnë shërbim në dy grupmosha: Qendra nr 1 ofron shërbim terapeutik për grupmoshën 2- 8 vjeç dhe Qendra nr 2 ofron shërbim për grupmoshën 8-15 vjeç. Puna përqëndrohet në terapinë individuale dhe përgjithësimin e aftësive të përftuara prej saj nëpër terapitë grupore apo muzikore. Terapia e grupit ndërthuret në aplikimin e saj edhe me metodën PRT. Ju do të keni mundësi të njihni personelin e administratës: Arjanën, Erjonën,Onin, Rozin, Erianën dhe Joanën, grupin klinik: Dr Arielin, Dr Aidën, Profesor Spiron dhe psikoterapisten Eleanën. Në punën tuaj të përditëshme pranë qendrës apo gjatë të premteve do të takoni njërin prej TL: Arjonin, Olën, Dajanën apo Julin të cilët së bashku më ekipet përkatëse do t’ju orjentojnë në pjesën teorike dhe praktike të trajnimit. Sejcili prej jush do të mund të takojë: Anën, Danielën, Renatën, Elsën, Meritën, Saniedën, Senadën, Gazmirën, Dorelën,Rezin, Jonën, Adelën, Aldën, Ejonën, Jorin, Elisën, Erindën. Çdo ditë me punën e tyre ata përmirësojnë cilësinë e jetës së fëmijëve apo adoleshentëve që kanë në terapitë e tyre.

Në vitin 2010 për herë të parë në Shqipëri në bashkëpunim me Autism Speaks, u ofrua trajnimi 1- vjeçar I metodës ABA nga Lynn Brenann dhe Susan Nicholson të cilat trajnuan një grup të vogël terapistësh prej 5 personash të Qendrës “Fluturo Për Jetën”. Ishte një organizim I ri I mënyrës së të menduarit dhe të punuarit, u studiua mënyra se si duhet të fokusohet puna me fëmijën duke identifikuar problematikat fillestare, si të identifikojmë përforcuesit efektiv për të bërë fëmijën më bashkëpunues, si të ndërtojmë 1 dosje operacionale për punën e përditëshme, si të mbajmë shënimet ditore të cilat më pas duheshin të organizoheshin në përmbledhje klinike, si të plotësonim një grafik duke analizuar aftësitë e fëmijës e më pas të ndërtojmë 1 plan punë të individualizuar dhe më kryesorja që u perceptua ndryshe përgjatë atij viti ishte se si ti bëjmë prindërit partner të fuqishëm të proçesit terapeutik duke shfrytëzuar faktin që ata janë njohësit më të mirë të fëmijëve të tyre. Përgjatë atij viti të mbushur me impenjime të shumta Ne të gjithëve na u desh të ndryshonim strategjinë e punës së përditëshme duke kaluar nga LOJA në Objektiva për Lojën.

Përgjatë këtyrë 8 viteve që Ne aplikojmë ABA kemi përmirësuar ofrimin e shërbimit të ndërthurur edhe më forma të reja terapeutike. Sot në pohojmë me bindje se jemi aplikues të mirë të Shkencës së ABA-s dhe të disa formave të saj terapeutike si DTI apo PRT dhe në 4 vitet e fundit përçues të mirë të kësaj metode pune te profesionistët e rinj.

Sot ju themi me bindje se keni bërë zgjedhjen e duhur duke përzgjedhur Fondacionin Fëmijët Shqiptar për të përmbushur kërkesat e pritshmëritë tuaja në plotësimin profesional.

Ne numërojmë rreth 180 persona të çertifikuar në vite dhe 20 prej tyre staf të brendshëm në të dyja qendrat.

Puna që realizohet Brenda këtyre Qendrave bazohet në Ofrim Shërbimesh si: vlerësime fillestare, rivlerësime, instrumenta diagnostikues, terapi individuale, terapi muzike, terapi grupi, trajnime prindërish dhe studentësh, supervizime të brendëshme, punë me projekte dhe kërkime shkencore për pjesmarrje në konferenca ndërkombëtare.

Puna që Ju pret përgjatë këtyre muajve është inovatore, e lodhshme ndoshta do t’ju bëjë të mërziteni me raste, do t’ju bëj të gëzoheni për arritjet tuaja apo për sadisfaksionet që do të përjetoni në punën me fëmijët, do t’ju bëj të ndryshoni rrjedhën e punës tuaj por në FINALE të GJITHË jemi përfitues të Ndërsjelltë.
Ne do të transmetojmë te ju informacionet e caktuara dhe JU do të na përcillni energjinë, domosdoshmërinë për të mësuar e ndryshuar si dhe praktikat tuaja të përditëshme.
Në mbyllje po Ju uroj edhe njëherë MIRESEERDHËT dhe punë të mbarë se bashku!