Festat, me të moshuarat në nevojë për përkujdesje tek motrat e “Nënë Terezës”

Në shtëpinë e Motrave të Nënë Terezes, ku gati prej nje dekade Fondacioni Fëmijët Shqiptare, çdo fundvit shkon për tu takuar, biseduar dhe për të dhuruar dashuri, mirësi dhe përkujdesje.Këtë fundvit pjesë e kësaj mirësie u be edhe këngëtarja Mariza Ikonomi që këndoi disa këngë për të moshuarat dhe gratë në nevoje që marrin përkujdes aty.

Dr. Liri Berisha pasi falenderoi motrat e Nënë Terezës për punën fisnike të përkujdesjes ndaj këtyre të moshuarave u shpreh:

“Në të gjithë botën ka njerëz që vuajnë sëmundje, ka njerëz që vuajnë vetminë, kë njerëz që vuajne urinë. Nënë Tereza thoshte që urima më e madhe nuk është uria për një copë buke por uria për pak dashuri.Pikërisht për këtë dashuri ajo ngriti shtëpi si kjo, ngrit qëndra ku brenda ishte dhimbja, sëmudnja, uria dhe ajo me dashurinë e një nëne lehtësonte këtë lloj dhimbjeje. Jeta duhet ta shijojmë me të gjithë ngjyrat e saj e ta pranojmë ashtu siç na vjen”.

Drejtuesja e Fondacionit dr.Liri Berisha , anëtarja e bordit të Fondacionit znj.Elvana Hana dhe stafi shpërndanë për çdo të moshuar një pako të përgatitur enkas për to ndersa për të pamundurit që nuk lëviznin dot nga shtrati, dr.Liri Berisha I vizitoi nga afër.

Fondacioni Fëmijët Shqiptar I uron festat fëmijëve me talasemi dhe familjeve të tyre.

Është kthyer në traditë tashmë që Fondacioni Fëmijët Shqiptarë të gjëndet në prag të çdo fundviti pranë fëmijëve me talasemi në Lushnje. Këtë vit edhe me një gëzim më shumë , pasi Qëndra e hapur për këta fëmijë dhe e pajisur me një laborator të standartizuar nga Fondacioni Fëmijët Shqiptarë mbushi këtë vit 10 vite së funksionuari.

Dr Liri Berisha dhe stafi I Fondacionit u takuan me fëmijë, nëna , baballarë dhe gjyshër që I bashkon I njëjti hall, Talasemia , për të shkëmbyer urimet, shqetësimet, problemet dhe ecurinë e shëndetit të fëmijëve e për të parë mundësitë e ndonjë kontributi për ta.

Stafi I profesionistëve që punojnë me shumë përkushtim për këta fëmijë na dhanë një lajm të mire, që këtë vit numri I lindjeve të reja është reduktuar shumë, vetëm në dy bebe, çka do të thotë që puna ndërgjegjësuese dhe ajo parandaluese nëpërmjet depistimit të analizave ka funskionuar.

Në mesazhin e saj Dr. Liri Berisha tha se çdo fundivit vjen me shumë dëshirë pranë këtyre fëmijëve dhe se është shumë e lidhur shpirtërisht me qytetin.

E dua shumë këtë qytet, jam shume e lidhur shpirtërisht me të dhe shkaku janë këta fëmijë që janë të mrekullueshëm dhe të fortë. Ne si fonacionin jemi përpjekur të bëjmë shumë për keta fëmijë dhe ato ç’ka kemi arritur kanë qënë zhvillime të rëndësishme për këta pacientë. Me vjen mirë që degjoj nga doktoreshat këtu që këtë vit kemi patur më pak lindje dhe kjo tregon se puna e tyre është kryer më së miri. Jam shumë e lumtur që laboratori që ngritëm këtu sot ju vjen në ndihmë dhe shpresoj që ky mision të mos ndalet asnjëherë. Ju uroj festa të lumtura! Të rriteni të shëndetshëm dhe paçi vetëm gëzime në familjet tuaja” – u shpreh Dr. Liri Berisha.

Mbi 30 fëmijë morën nga Fondacioni dhuratat e pregatitura dhe takimi festiv pasoi me recitime shumë të ndjera nga të vegjëlit. Fondacioni Fëmijët Shqiptar u inetersua për kushtet e qëndres së gjakut dhe për nevojat më të ngutshme që ata kanë dhe u angazhua që shumë shpejt të pajisë dhomat ku fëmijët bëjnë transfuzionine gjakut me ngrohje pasi akualisht ata marrin gjak në temperatura shumë të ulta.

Hotel “Rogner” hap dyert për fëmijët me autizëm.

Ndryshe nga vitet e tjera ku festat e fundvitit I kanë bërë brenda dyerve të qëndres ku edhe marrin terpai, këtë fundvit, fëmijët më çregullim të spektrit autik festuan në ambjentet e një prej hoteleve më prestigjoze në Tiranë, Hotel Rogner. Të pranishëm në këtë festë ishin edhe fëmijët e stafit të qëndrës Rajonale të Autizmit në Farkë dhe asaj në Sauk.

Drejtuesit e këtij hoteli hapën dyert për familjet e këtyre fëmijëve duke u ofruar atyre një atmosferë shumë mikëpritëse . Drejtuesja e Fondacionit Fëmijët Shqiptarë Dr.Liri Berisha duke falenderuar drejtoreshën e Hotel Rogner znj. Dagmar Gietmann për këtë xhest shumë të dashur dhe miqësor, e vlerësoi këtë shërbim jo thjesht si një dhuratë për këta fëmijë por si një mbeshtetje në shenjë solidariteti me kauzën e tyre. Ajo u shpreh se këta fëmijë kanë nevojë të mbështeten , të mosdiskriminohen dhe të pranohen ashtu siç janë për t’i ndihmuar të rriten dhe të integrohen.

Falë terapisë që këta fëmijë marrin në qëndër, sot dhjetra prej tyre frekentojnë shkollat. Disa prej tyre recituan vjershat e mësuara në shkollë. Në fund Dr.Lri Berisha dhe znj.Dagmar Gietmann u shpërndanë fëmijëve dhuratat e përgatitura nga Fondacioni Fëmijët Shqiptar.