E mbyllëm këtë fundjavë më një vizitë shumë të bukur dhe impresionuese në Kukës, pranë Qendres së Re Rajonale për Autizmin.

Së bashku me Ambasadorin e Turqise në Tiranë z. M. Ahmet Yörük, dhe Koordinatorin e TİKA në Tirane z. Necip Özay Özütok, drejtuesja e Fondacionit Fëmijët Shqiptarë Dr. Liri Berisha vizitoi këtë qëndër në prag të festës së fëmijëve 1 Qershorin duke dërguar në emër të fondacionit disa pako për fëmijët që marrin shërbime terapeutike aty si dhe libra dhe metoda mbi Autizmin për bibliotekën e kësaj qendre.

Qendra Rajonale për Autizmin në Kukës u mundësua falë kontributit të Agjencisë Zvicerane të Zhvillimit, Agjencise Turke TIKA dhe mbështetjes së Fondacionit Fëmijët Shqiptarë në organizmin dhe trajnimin professional të terapsitëve të saj. Kjo qëndër I shërben aktualisht 26 fëmijëve nga Kukësi por numri I tyre sipas autoriteteve locale sa vjen dhe shtohet.Qendrado të jetë ne funksion edhe të fëmijëve të ardhur nga Kosova e Rajoni.

Inisiator për këtë kauzë u bë kryetari I bashkisë së Kukësit Bashkim Shehu I cili këtë qëndër pa kushte dhe jofunksionale kërkoi ta kthente në një qëndër në shërbim të fëmijëve me çregullim të spektrit autik.

Dr.Liri Berisha në fjalën e saj u shpreh e emocionuar për ambjentet e reja ku fëmijët po marrin terapi dhe premtoi mbështetjen e vashdueshme ndaj nevojave të stafit të kësaj qendre. Ajo u shpreh:

“Kur qendra si kjo hapin dyert për fëmijët me autizem, ndihem sinqerisht shumë e prekur emocionalisht. Kjo sepse në takimet që zhvilloj me prindërit e këtyre fëmijëve një nga kërkesat e tyre të vashdueshme është :
“duam terapi për fëmijët” ,
“duam lehtësira financiare për terapinë”,
“duam mësues ndihmës për fëmijët në shkollë”.
Keto kërkesa ka qënë edhe ato qe u artikuluan më shumë nga prindërit në “Dëgjesën e Parë Prindërore” që Fondacioni Fëmijët Shqiptarë organizoi në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit ndaj Autizmit.

Ndaj nuk mund ti fsheh emocionet e gëzimit që provoj kur shoh se investime të disa donatorëve bëhen bashkë dhe lehtesojnë dhimbjen e qetësojnë shpirtin e shumë nënave dhe baballareve këtu në Kukës.

Për këtë inisiativë të mrekullueshme dua të falenderoj Bashkinë Kukës dhe kryebashkiakun Bashkim Shehu.
Për këtë godinë të rikonstruktuar me standarte dua të falenderoj Agjencinë Zvicerane të zhvillimit
Për këtë komoditet në kompletimin e dhomave terapeutike falenderoj shumë Agjencinë Turke TIKA dhe drejtorin e saj Necip Özay Özütok,
Ndërsa për profesionsitët që do të punojnë me fëmijët këtu dua të falenderoj stafin e Qendrës Rajonale të Autizmit në Farkë që mundësoi formimin e tyre profesional me metodat me bashkëkohore të terapisë së zhvillimit.

E gëzofshi shtëpine e re të fëmijëve tuaj dhe uroj që përkushtimi dhe investimi I të gjithë aktorëve që u përfshinë në këtë projekt ,të shpërblehen një ditë kur fëmijët e këtij qarku apo edhe të zonave fqinje që do të mund të vijnë këtu nga Rajoni, të ndihen të pavaruar dhe të integruar në këtë shoqëri që ende pak I pranon dhe pak I mbështet.