Një pritje e përzemërt për themeluesin e Fondacionit z.Scaglione.

Në kuadër të 20 vjetorit të themelimit , Fondacioni Fëmijët Shqiptarë organizoi një Pritje Mirënjohjeje në nderim të thmeluesit të këtij fondacioni, Z. Domenick Scaglione .

Kjo pritje u mbajt në rrespekt të kontributit dhe vlerave humane që themeluesi dhe arkitekti i Fondacionit Fëmijët Shqiptarë Z. Domenick Scaglione, ka përkushtuar këto 20 vite në drejtim të shëndetit dhe mirëqënies së fëmijëve shqiptarë duke dëshmuar inkurajim të jashtëzakonshëm jo vetëm për familjet e tyre por edhe për gjithë shoqërinë shqiptare.

Në këtë event ku morën pjesë miq , bashkëpuntorë , donatorë të Fondacionit si dhe prindër, Presidentja e Fondacionit, Dr. Liri Berisha, në përshëndetjen dedikuar kësaj figure shprehu mirënjohjen e thellë dhe nderimin më të veçantë përjetuar ndonjëherë, për kontributin dhe humanizimin e z.Scaglione.

“I nderuar Z. Domenik, ndihem e privilegjuar që sot më jepet rasti t’ju shpreh mirënjohjen time më të thellë dhe nderimin më te madh, të stafit, prindërve, por dhe shumë e shumë shqipëtarëve për atë çfarë ju filluat të bëni pikërisht në momentet më të vështira të egzistencës së tyre.Një numër jo i vogël fëmijësh, të sëmurë e të pa shpresë për jetën, sot jetojnë mes dashurisë familjare, falë xhenerozitetit e zemrës tuaj të dhembshur.Të tjerë të pa fat, jetim apo të braktisur pa asnjë përkrahje u shkolluan e sot vazhdojnë punën në sajë të humanizmit tuaj. Ju, i dashur Domenik, I’u përkushtuat dhimbjes shqipëtare se besonit në Zot dhe se e dinit se askush nuk e çmon jetën më shumë se sa ai që e ka pare pragun e mjerimit e varfërisë. Ju si një misionar, u gjendet pa fjalë, pa bujë, pa skena pranë atyre zemrave të vogla e të vuajtura..”

Momentet më prekëse ishin ato të falenderimeve nga persona që kanë përfituar nga kontributi  i Fondacionit.

Studentja Kristi Myhedini, e cila mbaroi studimet e larta me bursë falas si rezultat i bashkëpunimit të Fondandacionit me Universitetet jo publike, e falenderoi z.Scaglione për mundësinë e arsimimit që Fondacioni i dha asaj dhe dhjetra të rinjve , duke i dhuruar në shenjë rrespekti nje penë të argjendë.

Moment shume emocionues ishte për Pranvera Begen, mamanë e Sarës, vajzës me autizëm që trajtohet në Qëndrën e Autizmit Nr.2. Ajo falenderoi z.Scaglione për mundësitë që Fondacioni ka krijuar për zhvillimin e vajzës, duke i dhuruar  një pikturë të punuar nga duart e saj, për t’i përcjellë keshtu një pjesë të botës shpritërore dhe talentit të papërsëritshëm që ajo zotëron.

Mes lotësh dhe emocionesh, z.Scalgione pasi falenderoi Dr. Liri Berishën për takimin si dhe miqtë e bashkëpuntorët e Fondacionit, tha se falë këtij humanizmi të gjithë jemi bërë më të mirë dhe se misioni duhet të vashdojë më fuqishëm. Ai këshilloi se asgjë tjetër nuk e bën njeriun më të pasur në jetë përveç se të dhuruarit dhe  për më të dobëtit. Nëse ndajmë vëmëndje për më varfrit dhe njerzit në nevojë sipas tij, atëherë do të jemi jo vetëm në paqe me veten por do ta bëjmë jetën e të tjerëve më të bukur.

Në këtë pritje e morën fjalën z. Genc Boga, përfaqësues i bordit drejtues të Fondacionit, znj. Eva Mane, përfaqësuese e biznesit, donatore të Fondacionit si dhe z. Michale Granof , drejtor i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan. Ata vlerësuan rolin e rëndësishëm të themeluesit Scaglione në ndërtimin dhe rritjen e fondacionit duke çmuar vizionin dhe kontributin e tij personal të investuar në gjithë këto vite.

“Arkitektura që shëron”

Projekti që i hap rrugë sifdës për ndërtimin e qëndrës për të rriturit me autizëm në Tiranë.

“Kush do te kujdeset për tim bir kur unë të mos jem më ?!” – Ky është mundimi dhe brenga më e madhe e përkthyesit dhe shkrimtarit të njohur Prof.Edmond Tupja për të birin e tij Gesi, I cili tashme është një djalë I rritur që vuan nga çregullimi i spektrit autik.

Ky shqetësim I pambarimtë I prof.Tupes, në fakt është I të gjithë prindërve që kanë fëmijë në spektër të cilët ende besojne se një ditë institucionet do të zgjohen e do të bëjnë diçka për përkujdesjen e tyre gjatë gjithë jetës.

Pikërisht për ti dhënë një dritë shprese të gjithë atyre familjeve, Fondacioni “Fëmijët Shqiptarë” nën drejtimin e Dr. Liri Berishës, ka vendosur ti japë prioritet zgjidhjes së kësaj problematike nëpërmjet realizimit në vitet e ardhshme të një qëndre për të rriturit autik.

Kjo sfidë ngacmoi rastësisht sedrën profesionale të studentit shqiptar për arkitekturë në Universitetin e Firences Junik Balisha , I cili pas një sërë takimesh me prindër të fëmijëve autikë dhe stafin e dy qëndrave rajonale të autizmit, e ktheu atë në një inisiativë personale. Në përfundim të studimeve ai vendosi të mbrojë temën e diplomës me ideimin dhe projektimit e një qëndre të tillë. Dhe në fakt ja doli, madje shkëlqyer. Në Korrik Juniku u diplomua ekselent në arkitekturë me temën: “Autism-Friendly Design” – “Qëndra për të rriturit autik në Tiranë” e cila u vlerësua dhe me çmimin ‘dinjitet publikimi’.

Ky projekt I cili u bë publik edhe për ne para disa javëve, është ideuar nga Juniku nën kujdesin e dy profesorëve të Universitetit të Firences të specializuar në projektimin e strukturave shëndetësore.

Ndërtesa është mbresëlënëse. Ajo ofron mundësinë e qëndrimit të përkohshëm ose të përhershëm të të rriturve autik, kur prindërit e tyre nuk do të jenë më, ose të paaftë për tu kujdesur për të dashurit e tyre. Kjo strukturë është parashikuar të shërbejë si një qëndër ditore për 20 persona dhe si një qëndër rezidenciale per 20 të tjerë (limit ky i vendosur nga normativa europiane për arsye funksionale dhe menaxheriale).

Juniku godinën e ka planifikuar si një ndërtesë shumë pranë Qëndrës Rajonale për Autizmin në Farkë me qëllim krijimin e një kampusi të vogël dhe përfitimin nga funksionet e përbashkëta. Ky projekt, ashtu siç thotë edhe Juniku, ofron një ambient terapeutik që promovon shëndetin dhe dinjitetin e personave autik. Ndërtesa është planifikuar të ketë impakt sa më minimal në mjedisin përreth ndersa struktura ka karakter familjar dhe I rri larg remineshencave të qëndrave shëndetësore. Arkitektura e ndërtesës ofron mundësinë e integrimit të këtyre personave në shoqëri; Me një kopësht të brendshëm në qëndër të ndërtesës, arkitekti ka planifikuar ambjente të përbashkëta si sallë të madhe ngrënie, një guzhinë terapeutike, një sallon dhe një salle TV si dhe një bibliotekë të vogël.

Pjesa rezidenciale është e organizuar në pesë njësi banimi, ku secila prej tyre mirëpret katër persona të rritur autik dhe një pjesëtar nga stafi. Në projektimin e banesave është patur parasysh fakti që cdo person duhet të ndihej komod, të kishte mundësi të zgjidhte aktivitetet e preferuara dhe shoqërimin me të tjerë sipas nevojave personale.Në projekt janë parashikuar dhoma gjumi teke, të pajisura me banjo personale, me qëllim që të favorizojnë asistencën e përditshme nga personeli dhe të mundësojnë personalizimin e hapësirave në bazë të nevojave specifike të gjithësecilit.

E veçanta e këtij projekti qëndron tek planifikimi I një laboratori qeramike, një super ide nga arkitekti Junik Balisha. Propozimi i një aktiviteti të tillë lidhet me traditën e zonës së Farkës në përpunimin e qeramikës dhe prodhimin e tavave të dheut. Duke dashur të shfrytëzojë eksperiencën e artizanëve të zonës, për të vazhduar traditën, por mbi të gjitha për t’ju ofruar një mundësi punësimi dhe integrimi këtyre të rinjëve me autizëm.

Është e qartë që një strukturë e tillë e vetme nuk i jep zgjidhje problemit të realitetit shqiptar, por siç thotë edhe vetë studenti për doktoraturë në arkitekturë në Universitetin e Firences Junik Balisha, mund të jetë një hap i rëndësishem në kompletimin e rrjetit të shërbimeve dedikuar personave autik.

Në përballjen me Autizmin Juniku, ndonëse i vetëdijshëm për atë çfarë përfaqëson ky spektër, zgjodhi edhe slloganin “Arkitektura që shëron”. Ai mendon se vlerat e një arkitekture pasqyrohen shumë përtej mureve të saj, ato reflektohen në jetën e personave dhe komuniteteve. Mundësia për ti bërë personat autik të ndjehen mirë, për ti bërë pjësë të kësaj bote, për të lehtësuar sadopak brengën dhe peshën e familjarëve të tyre, është ndoshta mundësia më e mirë për të shëruar një plagë të shoqërisë.

Ja si festuam këtë 1 Qershor…

Ja si festuam këtë 1 Qershor…

Fëmijët e qëndrave rajonale të Autizmit festuan 1 Qershorin së bashku me disa fëmijë te kolegjit “Turgut Ozal”. Organzimi ka qënë I tillë ku fëmijët kanë ndjekur shfaqjet e përgatitura nga secila palë. Fëmijët me çregullim të spektrit autik nëpërmjet recitimeve, këngëve dhe kërcimeve dhuruan emocione të forta tek fëmijët e kolegjit. Po kështu edhe këta të fundit me një performancë për tu admiruar sollën një atmosferë të gezueshme për fëmijët  dhe prindërit e tyre.

Në fund të shfaqjeve, fondacioni fëmijët Shqiptar shprandau dhuratat për të gjithë fëmijët ndërsa përfaqësuesja e qëndrës Nr.1 Arjana Bekteshi I dhuroi kolegjit në emër të Fondacionit, flamurin kombëtar të Turqisë, një punim artizanal I bërë nga duart e fëmijëve me autizëm.

Presidentja e Fondacionit Fëmijët Shqiptar Dr.Liri Berisha I përcolli festës një mesazh të shkurtër :

“Ardhja juaj sot këtu I ka dhënë një vlerë të madhe jo vetëm edukimit tuaj por edhe formimit të fëmijëve tanë. Pra përfitimet janë të dyanshme.Kjo sepse sot për fëmijët me aftësi të kufizuara, është shumë e rëndësishme që të ndihen të gjithpërfshirë në komunitetin ku banojnë dhe ku mësojnë. Të qënit bashkë me ju, I bën këta fëmijë të jenë barabartë , të ndihen të përfshirë e jo të veçuar ashtu sikurse ndodh rëndon, të rrespektohen e jo të diskriminohen, të integrohen e jo të harrohen.

Ndërsa për ju, kjo festë e përbashkët, ju rrit dhe ju maturon më shumë, ju mëson si të pranoni, të përshtateni dhe të rrespektoni çdo bashkëmoshatar që nuk është si ju. Kjo ju edukon si të bashkëveproni me ta pa lënduar dhe rrefuzuar njeri. Ju bën më të ditur dhe më të emancipuar.

Sot, ka fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuara që askush nuk i fton për ditëlindje.

Ka fëmijë dhe të rinj që duan të jenë pjesë e një skuadre, por nuk pranohen, sepse është më e rëndësishme fitorja e një skuadre sesa formimi i një fëmije. Ju faleminderit që u bëtë pjesë e festës sonë.”

Ambasadori i shtetit të Izraelit në vëndin tonë Z. Boaz Rodkin viziton Qendrat Rajonale të Autizmit.

Ambasadori i shtetit të Izraelit në vëndin tonë Z. Boaz Rodkin viziton Qendrat Rajonale të Autizmit.

Kreu i trupit diplomatik të Izraelit akredituar në vendin tonë, ambasadori Boaz Rodkin, ka vizituar Qëndrat Rajonale të Autizmit 1&2. I pritur nga presidentja e Fondacionit Fëmijët Shqiptar, Dr.Liri Berisha, ambasadori Rodkin është njohur me ambjentet, shërbimet terapeutike si dhe me modelet e organizimit të punës së ngritur.

Amasadori Izraelit u shpreh i impresionur për infrastrukturën dhe punën që behët në qendra. Ai mbeti I surprizuar kur mësoi se qëndra të tilla janë vënë në funksion të vendeve të Rajonit me përgatitje stafesh dhe specialistësh.

Ambasadori Rodkin premtoi se do të ofronte mbështetjen e tij në vendosjen e kontakteve me institucione dhe profesionistë që merren me autizmin në Izrael, një shtet shumë I përparuar në standarte mbi punën që bëhet me fëmijët me autizëm.

Në takim mori pjesë edhe Znj. Linda Dean , përfaqësuese e organizatës “People to People”.

Të ftuarve Dr. Liri Berisha u dhuroi flamurin e tyre kombëtar, një punim artizanal nga duart e fëmijëve me çrregullim të autizmit nën asistencën e terapistëve.

Profesionistë nga Kosova trajnimin tre mujor.

Duke filluar nga 12 Shkurti 2016 një grup profesionistësh të rinj nga Kosova u trajnuan për tre muaj për metodën më të avantazhuar sot në trajtimin e Autizmit, ABA.

E veçanta e këtij trajnimi ishte fakti që pjesëmarrësit ishin nga trevat e Kosovës, një nismë kjo e nisur që në trajnimin e kaluar, ku disa prej pjesëmarrësve  u kualifikuan për të punuar në qendrën e sapo hapur të Prishtinës dhe Prizrenit. Për të mbështetur iniciativën e Kosovës, Fondacioni Fëmijët Shqiptar u vjen në ndihmë këtyre qendrave duke u ofruar  trajnim profesional dhe supervizim.

Pjesëmarrësve ju ofrua punë konkrete me fëmijët.Të trajnuarit u njohën gjithashtu edhe me hartimin e Programit Edukativ Individual (IEP) dhe instrumentat vlerësues për të identifikuar dhe analizuar Sjelljet Problematike të paraqitura tek fëmijët. Në fund të trajnimit Qëndra realizoi matjen e njohurive teorike dhe praktike, ku të trajnuarit I’u nënshtruan një vleresimi me shkrim dhe punës direkte me një fëmijë që merr shërbimin terapeutik në Qendrat Rajonale të Autizmit.

profesionistet-certfikimi

Bosnje: Fondacioni firmos Platformën Gjithpërfshirëse të Ballkanit.


Sarajevë: Fondacioni Fëmijët Shqiptarë nënshkruan protokollin e angazhimeve të Platformës Gjithpërfshirëse të Ballkanit.

Dr. Liri Berisha nderohet me Çmimin e Mirënjohjes për kontributin ndaj personave me aftësi të kufizuar.

Fondacioni Fëmijët Shqiptarë bëhet pjesë e Platformës Gjithpërfshirëse të Ballkanit që u mbajt nën patronazhin e kryeministrit të Turqisë SH.T Z. Ahmet Davitoglu në datën 5 Maj në Sarajevë, Bosnje Hercegovinë.Kjo platformë është pjesë e Platformës Gjithpërfshirëse Botërore, e njohur ndryshe si një organizatë joqeveritare e themeluar nga universitete, OJF, qeverisje lokale dhe sektori privat me qëllim përhapjen e kulturës se gjithëpërfshirjes për personat me aftësi të kufizuara.


Në Platformën Gjithpërfshirëse të Ballkanit, marrin pjesë të gjitha shtetet e Ballkanit. Ajo ka për qëllim të promovojë sa më shumë aktivitete në fushën e arsimit, kulturës, atë sociale, teknologjisë, qasjes dhe punësimit për personat me aftësi të kufizuar. Ajo synon realizimin e aktiviteteve që lehtësojnë jetën e të moshuarve, aktivitete kulturore dhe sociale për fëmijët jetim, aktivitete ndërgjegjësuese për problemet e grave në jetën shoqërore si dhe anagazhon OJF-të për të përhapur kulturën e gjithëpërfshirjes së personave me aftësi të kufizuar.
Në fillim të Konferncës së Platformës Gjithpërfshirëse për Ballkanin vendet pjesëmarrëse përfaqësuar nga organizatat më të fuqishme në fushën e aftësisë së kufizuar dhe ministra te çështjeve sociale firmosën protokollin e angzhimeve.
Në emër të Fondacionit Fëmijët Shqiptar, Dr.Liri Berisha firmosi protokollin duke shprehur angazhimin e saj personal dhe të fondacionit që drejton për përmbushjen e qëllimeve të kësaj platforme.


“Duke qënë se Fondacioni Fëmijët Shqiptar ka kontribuar në vite me ndihmë konkrete në drejtim të mbështetejes së kategorive sociale në nevojë, si personat me aftësi të kufizuar, moshat e treta, fëmijët jetim, ata romë, fëmijët e sëmurë më diagnoza të vështira , fëmijët talasemikë dhe ata me autizëm, do të vazhdojë të gjejë burime për ta mbajtur këtë mision të pandërprerë.
Për gjithëpërfshirjen fëmijëve me aftësi të kufizuar, që do të jenë brezat e së nesërmes, është e nevojshme që në të gjitha mjediset të ofrohen sherbime dhe mundësi për shanse të barabarta.Shoqëria jonë ka nevojë për punë të përditshme në emancipim me qëllim përjetësimin e vlerave të gjithëpërfshirjes në komunitet.


Përfitimet nga mjedisi gjithëpërfshirës janë të shumta. Individët me me aftësi të kufizuar duhet të rriten me të drejta të barabarta me të tjerët, Kjo u garanton atyre mundësinë e pjesëmarrjes së plotë në komunitet.Realiteti na tregon shpesh herë se ka ende shumë diskriminim dhe përjashtim, duke krijuar kështu komunitete ku fëmijët dhe të rriturit autik nuk mund të integrohen në mënyrë të sukseshme në grupet e moshatarëve të tyre”.



Gjate ceremonisë së dhënies së cmimeve Dr. Liri Berisha u vlerësua nga Zv. Presidenti i Platformes Boterore te Gjitheperfshirjes me Çmimin e mirënjohes për kontributin dhe ndihmën e dhënë ndaj personave me aftësi të kufizuar.



Po kështu Dr. Liri Berishës iu edhe çertifikata e mbjelljes së një peme në emër të saj për angazhimin në përfshirjen e këtyre personave në shoqëri. Kjo pemë mbillet në një zonë të rezervuar nga Ministria e Pylltarisë dhe çeshtjeve ujore e Turqisë, e quajtur edhe si Pylli Boteror i Gjithëpërfshirjes, ku për çdo organizatë, qeveritare apo individ i cili jep kontributin e tij në përmbushjen e qëllimeve të kësaj platforme mbillet një pemë në shenjë mirënjohjeje.

Katër terapiste të Qëndrave të Autizmit 1& 2 në Kuvajt për formim profesional.

Të rritur më autizëm në Kuvajt punonin si mësues, sekretarë, punues qilimash, zdrukthtarë , kushinierë etj

Me përshtypje të rralla dhe aspak të hamendësuara më herët , janë kthyer nga Qendra Kuvajtiane për Autizmin katër terapiste të Qendrave Rajonale për Autizmin 1&2 .

Në një trajnim dy javor mbi trajtimin, edukimin dhe aftësimin teorik dhe praktik të përsonave me çregullim të spektrit të Autizmit , katër terapistet Enkelejda Zelaj, Dajana Bejko, Ola Minxhozi dhe Elisa Mino sollën me vete një eksperiencë të vyer për qendrat tona.

Modele pune shume efikase, mësim të struktuara në filozofinë REACH, vëzhgim të mësimeve në klasa, vrojtim direkt të terapisë okupacionale të studentëve me autizëm si dhe ndjekje nga afër të workshopeve ku këta studentë punonin punë druri, qëndistari , thurje qilimash etj – ishin këto disa nga momentet kyçe të ditëqëndrimit aktiv në Qendren Kuvajtiane të Autizmit, të cilat janë përkthyer nga terapistet si horizonte të reja edhe për qendrat tona të Autizmit.

Enklejda Zelaj: Ky trajnim sjell risi të reja në trajtimin e fëmijëve të rritur dhe te adulteve në Qendrat tona, për këtë grup moshe ne kishim nevoja emergjente për ndërhyrje.

Profesionalizmi , qetësia , serioziteti, durimi dhe përkushtimi i stafit të mesuesve dhe drejtuesve ne Qendrën e Autizmit në Kuvajt ishte i dukshem. Jam emocionuar tek shikoja adulte me auizëm që ishin mësues, sekretarë, punues qilimash, zdrukthtarë , kushinierë e aftësi të tjera , të zhvillonin aftësi praktike e të ishin të pavarur përgjatë aktiviteteve funksionale të së përditshmes.

Ola Minxhozi : “Përtej leksioneve, pata mundesinë që të shikoj klasa ku zhvilloheshe mësimi me disa nxënës në klasë. E gjithë puna që zhvillohej në shkollë, ishte e strukuruar dhe bazohej tek nxitjet vizuale. Ata nuk donin që të sfidonin nxënësit e tyre. Ata i ndihmonin ata nepërmjet fotove (figurave, simboleve apo fjalëve të shkruar) dhe përdorimit të tabelave të ndryshme me foto, kështu nxënësit ndiheshin më të qëtë sepse e dinin se ku do të shkonin dhe se cfarë do të ndodhte.E gjithë shkolla përdorte kete metodë dhe foto të ndryshme apo tabela ishin të pranishme kudo në shkollë.

Dajana Bejko : E gjithë mënyra se si puna ishte e organizuar na dha edhe ne mundësinë për të hapur horizonte të reja edhe për qëndrën tonë. E gjithë filozofia e tyre e të mësuarit (REACH), janë mundësi të reja për tu eksploruar dhe për tu bërë pjesë e punës sonë.Mbeta shumë e imresionuar kur më thanë se disa nga mësuesit e fëmijëve ishin ish student të kësaj shkolle të madhe. Ata ishin rritur prej vitesh në qëndër dhe kishin mundësi që tashmë të ishin mësuesit dhe udhërrëfyesit e fëmijëve të tjerë më të vegjël.

Elisa Mino: Sfida jonë për Qendrat Rajonale për Autizmin tani është të strukturojmë mënyrat e implementimit të ketyre tekinikave që pamë në këtë qender.Koha e shpenzuar në kë qender ishte në funksion të plotë të njohurive dhe atësive të reja.

Ky trajnim u bë i mundur nga Ministria punëve WAQF dhe Fondacioni shtetëror kuvajtian WAQF. Qendra Kuvajtiane e Autizmit është themeluar në 1994 nga Dr. Samira Al-Saad dhe drejtohet njekohesisht prej saj. Po ashtu dr. Samira Al Saad eshte edhe Zv.presidente e organizatës botërore për Autizmin.

Çertifikohen 23 profesionistë për metodën ABA.

23 profesionistëve të rinj nga vendi dhe Rajoni përmbyllën me sukses një trajnim 3 mujor më qëndrën Rajonale për Autizmin në Farkë mbi metodën Metodën e Analizës së Sjelljes së Aplikuar ose siç njihet ndryshe ABA.

Trajnimi nuk ishte I bazuar thjesht mbi baza teorike por edhe praktike. Trajnimi praktik ishte ndërtuar në mënyrë të atillë, ku çdo terapist i Qëndrës Rajonale për Autizmin në Farkë përfshiu në seancat terapeutike nga një kandidat pjesëmarrës në trajnim.Koha e vëshgimit në një seance terapeutike ishte minimalisht 7 orë çdo javë, madje pjesmarrësve j’u dha mundësia të punonin në mënyrë të supervizuar nga terapisti përkatës edhe më fëmijët në proces terapie.

trajnimi-aba-tremujorGjatë ceremonisë së çertifikimit të profesionistëve të rinj si logoped ,edukatorë special, psikologë, etj, Presidentja e Fondacionit Fëmijët Shqiptar Dr. Liri Berisha u shpreh e kënaqur që Qendra po ju jep këto mundësi aftësimi terapistëve të rinj që sa vijnë dhe shtohen në numër, dhe për më tepër atyre nga rrethet, për t’ju ardhur kështu në ndihmë atyre prindërve që këto lloj shërbimesh I kanë larg.

Një grupim shumë I veçantë në këtë kurs ishin ata nga Kosova, ku 5 profesionistë të shoqatës “Autizmi” kanë një qëndër të vogël në vendin e tyre për fëmijët në spektër të autizmit dhe janë në hapat e parë të ngritjes së shërbimeve. Ata theksuan se ky lloj kursi ju dha atyre vlerat e vërteta profesionale dhe për ta kjo ishte një gjë shumë e rëndësishme.

Kosovë 1 në 100 fëmijë me Autizëm.

Mbahet Konferenca për të drejtat e fëmijëve me Autizëm.

autizmi-kosove

Në Kosovë 1 në 100 fëmijë lind me autizëm. Shumë prej tyre mbahen të paekspozuar në shoqëri nga familjet e tyre ndërsa rastet që paraqiten nuk ndihmohen nga askush.Kjo gjëndje e fëmijëve me çregullim të spektrit autik u bë e njohur në konferencën “ Politikat nacionale në mbrojtje të të drejtave të personave me autizëm në Kosovë” organizuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë në Qeverinë e Kosovës dy ditë më parë në Prishtinë. Fondacioni Fëmijët Shqiptarë si I ftuar kryesor në panelin e diskutimeve u përfaqësua nga pikologia, Dr.Oriola Pampuri.

Dr.Pampuri solli në këtë koferëncë shëmbullin e Fondacionit si modelin më të mirë Rajon për trajtimin dhe zhvillimin e këtyre fëmijëve. Modeli I punës në këtë Fondacion, nëpërmjet Qëndrave Rajonale të Autizmit 1 dhe 2 , bazuar tërësisht në standartet shkencore të organizatës ndërkombëtare “Autism Speaks” tha znj. Papmuri, ka mundësuar që mbi 40 fëmijë të ndjekin shkollën ndërkohë që roli ndërgjegjësues I fondacionit ka bindur shumë familje të kërkojnë ndihmë sapo të shohin shenjat e para.Fale sensibilizimit sot është ulur edhe mosha e diagnostikimit të hershëm nga 3,5 vjeç që ka qënë disa vite më parë, në 1,5 vjeç.

Dr. Oriola Pampuri: “Arsimim I përbashkët, integrim më i shpejtë”

Në temën shkencore “ Arsimim I përbashkët, integrim më I shpejtë” që Dr. Pampuri relatoi në këtë konference,u theksua se Përfshirja është një besim që të gjithë nxënësit mund të jenë pjesë e arsimit të përgjithshëm. Filozofia e përfshirjes sipas Dr. Pampurit redukton dyjëzimin mes sistemit arsimor special dhe atij të përgjithshëm.Studimet tregojnë që falë përfshirjes së fëmijëve autikë në shkolla publike me praninë e një terapisti, në klasë fëmija përvetëson një përmirësim të sjelljes verbale dhe sociale. Fëmijët Autik, kanë një potencial për tu përmirësuar aq sa edhe fëmijët e tjerë. Duke përdorur strategjitë e duhura, shumë prej tyre shfaqin një përmirësim të dukshëm në një mjedis të tillë.

Kryetari i Shoqatës së Autizmit Cenë Krasniqi : “fëmijët me autizëm nuk kanë mbështetje”.

“Shoqëria duhet me ditë që nëse punojmë me ta në fëmijëri, ata mund të bëhen kontribues të kësaj shoqërie, mund të bëhen të pavarur dhe të kontribuojnë për këtë shoqëri, por nëse nuk i bëjmë dhe nëse nuk punojmë me ta në këtë fazën e rinisë ata do të jenë krejt kohën barrë e kësaj shoqërie dhe në të ardhmen duhet me qelë shumë qendra për strehimin e tyre ose dihet mi lanë rrugës të bredhin mos të them pa ndonjë mbështetje fare”, tha Krasniqi.

Konferenca për autizmin kishte për qëllim nxjerrjen e nevojave për të prekurit me autizëm dhe adresimin e tyre në institucionet shtetërore në mënyrë që të krijohen politika në mbrojtje të qytetarëve me këtë dukuri.

Ndriço Blu për Autizmin – 2 Prill 2016

Ndriço Blu për Autizmin – 2 Prill 2016