Çertifikohen edhe 42 profesionistë të tjerë në përdorimin e metodës ABA.

Vashdon misioni I përgatitjes së kapaciteteve njerzore në ndihmë të fëmijëve me autizëm.

Fondacioni Fëmijët Sjqiptarë çertifkoi sot edhe 42 profesionistë të cilët u trajnuan gjatë vitit 2016 në dy kurse kualifikimi. Ata vinin nga Kosova, Maqedonia dhe rrethe të ndryshme të Shqipërisë.

Ky çeritikim I dedikohet kuaifikimit të dijeve për një përiudhë tre muajore studimore në Qendren Rajonale për Autizmin në Farkë për një nga metodat më të avantazhuara sot në trajtimin e Autizmin , metoda ABA, ose siç njihet ndryshe , analiza e sjelljes se aplikuar) si mjet për të përmirësuar aftësi të caktuara te fëmijët me Çrregullim të Spektrit të Autizmit ( CSA).

Në ceremonië e shpërndarjes së çertifikatave asistoi drejtuesja e Fondacionit Dr. Liri Berisha si dhe drejtuesi klinik I qendrave të autizmit Dr. Arierl Çomo.

Dr.Liri Berisha e vlerësoi këtë process një fat të madh për fëmijë me autizëm pasi falë formimit të më shumë profesionistëve shtohen edhe mundësitë e trajtmit terapeutik për fëmijët me këtë çregullim.

Ajo e vlerësoi bashkëpunimin e fondacionit me ministritë e shëndetësisë, të punës dhe atë të çështjeve sociale si tejet të rëndësishëm pasi I jep seriozitetin e duhur këtyre çertifikatave.  Duke I urur suksese në misionet e tyre, Dr. Liri Berisha premtoi vashdimësi në bashkëpunim për çdo nevojë profesionale që ata do të kene.

Dr.Ariel Çomo mori mendime të ndryshme nga profesionistët në lidhje me perfeksionimin e këtyre trajnimeve nisur nga eksperiencat dhe realiteti I tyre profesional.

Nga kjo nisëm përfituan edhe disa profesionistë që filluan menjëherë punë si terapistë në qendrën e hapur vitin e kaluar në Prishtin dhe Prizren.

Fondacioni Fëmijët Shqiptar asistoi ne formim profesional edhe ekipin e qëndrës së Korces.

Të çertifikuarit përeç metodoës ABA, njohin tashmë edhe Programin Edukativ Individual (IEP) dhe instrumentat vlerësues për të identifikuar dhe analizuar Sjelljet Problematike të paraqitura tek fëmijët.

Nxënësit vizitë studimore për të njohur Autizmin.

2 Prill 2017 – Kukësi , Kosova dhe Maqedonia me Qendër të Re për Autizmin.

Lushnje, prag festash; Fondacioni thirje për gjak.

Fondacioni Fëmijët Shqiptarë , ashtu siç e ka bërë traditë tashmë, ka qënë në prag të festave të fundvitit pranë fëmijëve talasemikë në Qëndrën e Hemoglobinopative në Lushnje. Dr.Liri Berisha dhe antëarja e bordit te fondacionit Dr.Eleni Anastasi, u takuan me prindërit dhe familjarët e fëmijeve si dhe me mjekët e qëndrës së transfuzionit të gjakut për tu njohur me gjëndjen e tyre shëndetësore, nevojat si dhe për të përcjellë urimet dhe dhuratat e përgatitura enkas nga Fondacionit për ta. Dr.Liri Berisha apeloi për sa më shumë dhurime vullnetare të gjakut pasi për fëmijët kjo do të thotë jetë.

“Do të doja të bëja një thirrje , një apel, për të gjithë qytetarët e Lushnjes – dhuroni Gjak, dhuroni si ta keni mundësinë, sado pak, sepse për juve dhurimi i gjakut është një mirësi ndërsa për fëmijët që do të dhuroni, është një jetë. Çdo vit që vij ju shikoj më të rritur , më të pjekur dhe mbi të gjitha më të shëndetshëm dhe kjo është një përpjekje që bëjnë familjet tuaja dhe mjekët këtu në spitalin e Lushnjes”-u shpreh Dr. Liri Berisha.

Onkohematologia pediatre Dr. Eleni Anastasi , duke falenderuar Fondacionin dhe mjekët që kujdesen dhe mirëmbajnë qendrën, mbështeti thirrjen për gjak pasi në spitalin pediatrik të Qendrës Universitare “Nënë Tereza” sa vjen e shtohet numri I prindërve që kërkojnë ndihmë për shkak te komplikacioneve nga mungesa e gjakut.

“Duke qënë se këto familje vijnë në Tiranë për të marrë recetën e ilaçit që përdoret për të hequr hekurin e tepërt në organizëm dhe unë herë pas here jam në kontakt me ta, shoh që kjo qëndër ka magësi në sasinë e gjakut. Prandaj mbështes thirrjen që bëri doktoresha qytetarëve për të dhuruar gjak. Të dhurojnë gjak sepse shpëtojmë një jetë. Kur dhurohet për jetën e brezit të ri, në fund të fundit kontribuojmë për mbarëvajtjen e vendit dhe ecjen përpara të tij”-u shpreh Dr. Anastasi.

Fëmijeve në fund ju shpërndanë dhuratat e përgatitura nga Fondacioni Fëmijët Shqiptarë .


Apel për vëmëndje ndaj të moshuarave në shtëpinë e motrave të “Nënë Terezës”.

Është një shtëpi që mbledh rreth 50 fate të ndryshme grash të vetmuara dhe të sëmura. Është një shtëpi e ngrohtë dhe shumë dashamirëse ku motrat e Nënë Terezes në emër të sakrificës dhe dashurisë njerzore bëjnë maksimumin duke I shërbyer me ushqim dhe përkujdesje fizike të moshuarave dhe të paralizuarave. Pikërisht në këtë shtëpi, drejtuesja e Fondacionit Kulturor “Nënë Tereza” Dr. Liri Berisha vjen çdo vit për gati një dekadë, për të vizituar, takuar dhe për tu njohur me nevojat e këtyre grave. Këtë vit ajo u shoqërua nga moderatorja Rudina Magjistari dhe anëtarja e bordit të Fondacionit Fëmijët Shqiptarë znj. Elvana Hana.

Dr.Liri Berisha duke falenderuar motrat e Nënë Terezës për dashurinë dhe përkushtimin që dhurojnë ndaj këtyre grave, apeloi që të tjerë individë, persona publikë ose jo, të gjejnë kohën dhe ta vizitojnë këtë shtëpi, pasi të qënurit pranë këtyre njerëzve I bën ata të mos ndihen të vetmuar, j’ua bën ditën më të bukur dhe memorien kolektive më të pasur.

“Pamvarësisht se ju këtu jeni si një familje, ju nuk keni familjet tuaja, gëzimin që duhet të kishit, por mbi të gjitha ju keni qetësi, siguri dhe një përkujdesje të veçantë falë motrave të Nënë Terezës.Këtu ka zonja të moshuara, zonja të sëmura ka zonja që duan përkushtim gjatë gjithë ditës dhe kjo nuk ju ka munguar.Ne mundohemi të krijojmë atmosferë sa herë që vijmë por do të doja që këtë atmosferë ta ndjenit edhe nga njerëz të tjerë.Ky është një apel edhe [ër qytetarë të tjerë që të vini më shpesh të shikonin edhe ju që duhet të vlerësoheni për atë që këni bërë në jetën tuaj, por edhe motrat e Nënë Terezës puna e të cilave është vërtetë frymëzuese.Ju uroj shumë shëndet”- u shpreh Dr.Liri Berisha.

Edhe gazetarja dhe moderatorja Rudina Magjistari u ndje shumë vlerësuar që u takua dhe njoh me gratë që marrin shërbime në këtë qëndër sociale rezidenciale, duke theksuar se si gazetare do të bëjë ç’është e mundur të bëjë të njohur këtë qëndër me qëllim që ajo të vizitohet nga sa më shumë njerëz që duan të falin dashuri dhe vëmëndje.

“Është kënaqësi e veçantë që jam sot këtu dhe ndodhem për herë parë.U ndjeva shumë e nderuar që znj. Liri Berisha më zgjodhi mua këtë vit që të isha bashkë me ju këtë vit.Është emocion I veçantë t’ju takosh juve. Mendoj se secila prej jush ka një histori të veçantë që e sjell me vete, historinë e jetës së vet, dikush më të vështirë , dikush më pak të vështirë. Por trishtimi më I madh për çdo njëri në jetën e tij, besoj unë, është të qënurit vetëm, të ndjerit vetëm. Ju duke qënë këtu bashkë të gjithë ,duke jetuar me dashuri dhe ngrohtësi në këtë familje të madhe , ku këto motra të dashura me zemër të madhe ju kanë krijuar, besoj vetminë të paktën nuk e ndjeni dhe kjo është një gjë shumë e çmuar.Ne do ti përgjigjemi apelit të znj.Berisha për ta bërë sa më publik këtë thirrje për njerzit që të vijnë e t’ju takojnë gjatë gjithë vitit dhe jo vetëm gjatë festave”- u shpreh Magjistari.

Atmosfera e takimit në këtë qëndër model përsa I përket shërbimeve ndaj të braktisurve, të sëmurëve dhe të moshuarve u bë edhe më e bukur me shpërndarjen e dhuratave për të cilat kishte menduar dhe ishte kujdesur posaçësrisht antarja e bordit të Fondacionit Fëmijët Shqiptar znj.Elvana Hana. Dhuarat u shpërndanë tek çdo e moshuar ku një vëmëndje ju kushtua edhe atyre që janë të pamundura për të lëvizur nga shtrati.

Festë në Qëndrën Rajonale të Autizmit në Farkë.

Mësuesit nga Serbia Dr. Liri Berishës: “Kjo që bëni ju këtu të lë pa fjalë”.

20 mësues specialë dhe profesionistë nga shkolla e “14 Tetori” në Nish të Serbisë vizituan qëndat Rajonale për Autizmin1& 2 në Tiranë që administrohen nga Fondacioni Fëmijët Shqiptarë.

Grupi I profesionsitëve në fushën e edukimit për aftësinë e kufizuar, vendosën të shohin nga afër qëndrat pasi kishin dëgjuar shumë për eksperiencën dhe standartet bashkëkohore që aplikohen aty.

Ata u pritën nga Drejtuesja e Fondacionit Fëmijët Shqiptar Dr. Liri Berisha e cila pasi I njohu me ambjentet e terapive në të dyja qëndrat u shpjegoi mësuesve metodat që përdoren, llojet e terapive që ndiqen me fëmijët, organizimin e funksionimit të qëndrave, trajnimet që organizohen për studentë dhe specialistë të rinj, si dhe librat që Fondacioni ka përkthyer e botuar në funksion të profesionistëve të fushës dhe prindërve.

Zoran Nikolic, drejtues I shkollës së aftësisë së kufizuar “14 Tetori” në Nish u shpreh në emër të grupit të mësuesve I entuziazmuar më atë që preku dhe degjoi për qëndrat e Autizmit.

“Kjo qe bëni ju këtu të lë pa fjalë pasi tregon përkushtimin e jashtëzakonshëm tuajin ndaj fëmijëve me çrregullim të spektrit autik. Këtë gjë këtu e kemi parë në vende shumë të avancuara dhe jeni model për tu marrë shëmbull”– u shpreh Z.Nikolic. Më tej ai shtoi se në Serbi ka shumë fëmijë me çregullim të spektrit autik me të cilët ka filluar të puhohet, por problem I madh dhe I pa administruar deri më tani janë të rriturit më autizëm.

Shkolla e fëmijëve dhe të rriturve me aftësi të kufizuar “14 Tetori” në Nish të Serbisë edukon dhe formon rreth 160 nxënës me mevoja të veçanta qe nga mosha parashkollore e deri ne mbarim të shkollës së mesme. Nxënësit që edukohen dhe formohen aty kanë lloje të ndryshme të paaftësisë intelektuale ,që nga çregullimi autik, sindroma down, dëmtime të paralizës cerebrale dhe çregullime në shikim.

Miqtë nga Serbia sollën për qëndrat edhe disa dhurata simbolike të veçanta të punuara nga duart e nxënësve më aftësi të kufizuar të kësaj shkolle, si çanta në formë thesi të zbukuruar për krishtlindje dhe vitin e ri, shall si dhe një pikturë shumë mjaft të bukur po nga ata.Dr.Liri Berisha mbeti e befasuar nga këto punime duke i cilësuar ato shumë të çmuara kur mendon se kush i ka bërë dhe me sa durim i ka bërë.

Z.Nikolic ofroi bashkëpunime në të ardhmen më qëndrat e autizmit në rang ballkanik ndërsa u solidarizua me punën e ekipit të specialistëve tanë duke premtuar mbështetje nga donatorë të mundshëm.

Thirja e nënës për djalin e saj autik .

Djali im autik është inteligjent por pa një mësues mbështetës është I humbur në hapsirë .

“Jamarbri, sot 6 vjeç, është diagnostikuar me autizëm që në moshën 3 vjeç.

Që prej Marsit të vitit 2014 ai ndiqet me terapi në Qëndrën Rajonale për Autizmin në Farkë . Ai sot shkruan dhe lexon si një fëmijë I klasës së tretë . Vështirësitë e Jamarbrit janë përshtatja me fëmijët e moshës së tij dhe komunkimi.

Jamarbri është shumë inteligjent por për ta shfaqur inteligjencën e tij duhet mbështetje nga një edukator ndihmës aktualisht në parashkollor dhe më tej nga një mësues ndihmës kur të shkojë në shkollë.

Sot asnjë nga moshatarët e Jamarbrit nuk e di që ai mund ta lëxojë vetë përrallën nga fillimi deri në mbarim sepse nuk ka një mësuese mbështetëse apo të trajnuar që një fëmije të moshës 6 vjeçare Jamarbri të ketë mundësinë t’ia tregojë.Mësueset janë të patrajnuara. Janë të dashura, e duan shumë, por mua nuk më duhet kjo, por puna me fëmijët 6 vjeçar.

Një fëmijë I moshë së tij nuk e di se çfarë aftësie ka Jamarbri pasi edukatoret nuk e nxisin komunkimin, ndërveprimin mes një fëmije autik dhe një tjetri normal.Ata nuk e dinë që Jamarbri shkon çdo të shtunë në teatër dhe atë pjesën e di përmendësh”.

Mbahet Konferenca e Parë Prindërore për Aftësinë e Kufizuar Intelektuale në Shqipëri.

Për herë të parë prindër të fëmijëve me aftësi të kufizuar janë mbledhur në një konferencë të përbashkët me profesionistë të fushës dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore për të diskutuar mbi shërbimet ndaj individëve me Aftësi të Kufizuar Intelektuale, autonominë, të drejtat dhe sfidat drejt arsimit gjithëpërfshirës dhe qasjes drejt rrugës së punësimit të tyre.

Fondacioni Fëmijët Shqiptarë, pjesë e këtij bashkëorganizimi mes disa shoqata e fondacione, si Down Syndrome Albania , ADRF, MEDPAK, Shoqata Ndihmoni Jetën, Jonathan Center, Partnerë për Fëmijët, Future for you dhe Qendra AMNA , u përfaqësua nga drejtori shkencor I Qëndrës Rajonale të Autizmit Dr. Ariel Çomo si dhe prindër të fëmijëve me ccregullim të spektrit autik që marrin shërbime terapeutike në dy qëndrat rajonale të autizmit në Farkë dhe Sauk.

Duke qënë përballja e parë mes prindërve , vendimarrësve dhe profesionistëve të fushës, prindërit referuan kërkesat e tyre në lidhje me fëmijët ku më kryesorja ishte arsimi gjithpërfshirës dhe asistimi I tyre nga mësues mbështetës. Shumë prindër këtë funksion e kryejne vetë pasi numri I mësuesve mbështetës është shumë I vogël në raport me nevojat.

Drejtori Shkencor I qëndrave rajonale të Autizmit Dr. Ariel Çomo tha se sipas monitorimeve të OBSH, sistemit shëndetësor në vend I duhet domosdoshmërisht 300-500 mjekë psikiater dhe punonjës socialë për kujdes psikologjik ndaj problemeve të shendetit të mëndjes në shoqërinë shqiptare.

100 milion njerëz vuajnë sot nga çrregullimi i spektrit autik.

SHBA – Mbahet takimi i 8-te vjetor i Fokusit Global mbi Autizmin.

Me rastin e 70 -të vjetorit të themelimit të Asamblesë së Pëgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe takimit të 8-të vjetor të Fokusit Global të Autizmit , Presidentja e Fondacionit Fëmijët Shqiptar , Dr.Liri Berisha, ishte e ftuar nderi nga bashkëshortja e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Znj. Ban Ki – moon si dhe bashkëthemeluesit e Organizatës Ndërkombëtare “Autism Speak”, Bob dhe Suzanne Wright.

Në këtë takim ku u mblodhën bashkëshortet e para dhe personalitete nga e gjithë Amerika e Veriut, Azia, Afrika, Amerika Latine, Europa dhe Lindja e Mesme, u diskutua se si të rritet më shumë ndërgjegjësimi mbi autizmin dhe përmirësohen shërbimet ndaj personave të prekur nga ky fenomen.

Kombet pjesëmarrëse diskutuan pyetjet e vashdueshme që dalin për autizmin dhe se si të gjithë së bashku duhet të ndjekim përgjigjet e shekullit të 21-të. Gjatë takimit , Fondacioni Fëmijët Shqiptarë ishte në fokusin e çdo prezantimi përmes pamjeve filmike të aktiviteteve të zhvilluara ndër vite në Shqipëri në lidhje e këtë kauzë.

Bashkëthemeluesja e Organizatës Ndërkombëtare “Autism Speaks” Suzanne Wright, gjatë fjalës së saj të rastit tha:- ” Autizmi éshtë tashmë një çështje dinamike. Komuniteti i personave me autizëm vashdon të rritet me përmasa të frikshme. Kështu sot popullata e këtij komuniteti numëron 100 milion njerëz që vuajnë nga çrregullimi i spektrit autik. Ajo që është e domosdoshme sot, është të bashkohemi dhe të ndajmë vizionet që kemi dhe ta kthejmë çdo ditë në ditët e Fokusit Global për Autizmin”

Takimi u dha mundësinë e rrallë personaliteteve pjesëmarrëse të flasin dhe ndajnë me njëri – tjetrin gjëndjen e autizmit në vendet e tyre.

Në këtë takim të 8-të vjetor, Organizata “Autism Speaks” prezantoi çmimin e tretë “Bob & Suzanne Wirght” për Arritjet Ndërkombëtare mbi Autizmin, që këtë vit shkoi për Dr. Shekhar Saxena, Drejtor i Departamentit të Shëndetit Mendor dhe Drogave në Organizatën Botërore të Shëndetësisë në Gjenevë. Për të nderuar marrësin e tretë të këtij çmimi, Bob dhe Suzanne Wright, ftuan bashkëshorten e Z. Ban Ki-moon , Znj. Ban Soon-taek dhe Znj. Liri Berisha për të qënë prezent në dhënien e këtij çmimi si dhe për një foto të pëbashkët. Kujtojmë se çmimin e dytë vjetor për Arritjet Ndërkombëtare mbi Autizmin “Bob & Suzanne Wright”, e ka marrë vitin e kaluar Dr. Liri Berisha.