Nxënësit vizitë studimore për të njohur Autizmin.
Rreth 40 nxënës nga shkolla “Albanian College – The International School of Tirana”, të shoqëruar nga mësuesit e tyre vizituan sot Qëndrën Rajonale për Autizmin në Farkë . Nxënësit synonin njohjen e drejtëpërdrejtë të çcrregullimit të spektrit autik dhe qasjen reale që ndodh në lidhje me fëmijët që vuajnë nga ky crregullim.
Ata u pritën nga Dr. Liri Berisha e cila së bashku me specialisten terapeute Juliana Esaj, ju ofruan një orë njohjeje dhe mesazhesh të drejtëpërdrejta për fëmijët me autizëm. Duke folur për natyrën që kanë fëmijët autikë, mënyrën se si ata sillen brenda dhe jashtë shtëpisë, frekuentimin e ulët që ata kanë nëpër shkolla si dhe opinionin me të cilin ata rrethohen, Dr.Liri Berisha u rrëfeu nxënësve edhe raste konkrete nga përvoja e saj për impaktin që kanë këta fëmijë në publik. Ajo u tërhoqi vëmëndje fëmijëve ti pranojnë fëmijët me autizëm në klasën e tyre, ti mbajnë ata afër dhe të mos I diskriminojnë më qëndrime të ndryshme apo indiferentizëm.
Nxënësit ngritën shumë pyetje në lidhje me autizmin, që nga shenjat se si ai mund të shfaqet e deri tek mënyrat se si ata vetë duhet të sillen.Njëra prej tyre e ka përzgjedhur Autizmin si temë projekti në shkollë dhe kjo vizitë ishte një hulumtim shumë I vlefshëm për punën e saj studimore.
Në fund ata vizituan edhe mabjentet e qendrës duke parë nga afër fëmijët në terapi si dhe ambjentet e ndryshme ku ofrohet ajo.