Sot, stafi i
Fondacionit Fëmijët Shqiptarë udhëtoi drejt Lushnjes dhe u takua me fëmijët që
marrin shërbim në Qendrën e Hemoglobinopative për të shkëmbyer urimet e festave
të fundvitit dhe për të shpërndarë dhuratat të cilat këtë vit u mundësuan falë
znj.Enis Muka. Drejtuesja e Fondacionit Fëmijët Shqiptarë, Dr.Liri Berisha në
mesazhin e përcjellë për prindërit dhe fëmijët që u mblodhën në një ambjent
festiv, ndryshe nga ajo çka ofron e përditshmja e kësaj qendre, u shpreh se
vëmëndja ndaj problemve të tyre nuk duhet shkëputur asnjë herë. Ajo theksoi:
“Ka qënë një
vit i vështirë për të gjithë ne ky që po mbyllim. Problemet e shoqërisë tonë u
shtuan edhe më shumë pas tërmetit të fortë që kaluam. Shumë të pastrehë dhe
shumë lëndime. E në këto kushte duket sikur vëmëndja nga hallet që kishim dhe
problemet e përherhshme shëndetësore zhvendoset pa kthim.Në fakt nuk duhet të
jetë kështu. Ndaj jush nuk duhet të ketë në asnjë moment shkëputje të
vëmëndjes, të shërbimeve dhe mbi të gjitha të solidaritetit për të dhuruar
gjak. Muret e indiferencës mes atyre që kanë mirëqënie e shëndet duhet të bien
e të shohin nga ju.
Këtë vit nga
komuniteti juaj u nda nga jeta një njeri shumë i dashur, shumë i vëmëndshëm dhe
shumë i kujdesshëm ndaj halleve dhe problemeve tuaja shëndetësore. Nga të
gjithë Musa Zeneli, kryetari i Shoqates Talasemikët Shqipëtarë njihej si “gjyshi i talasemikeve” dhe për ju
ai ishte bërë zëdhënësi i çdo nevoje që ju kishit. Uroj që mes prindërve dhe
mes vetë të rinjëve, të tjerë zëra si ai i Musait të ketë e të dëgjohen në
mënyrë të tillë që nevojat dhe problemet tuaja të përcillen e të merren
parasysh.
Falenderoj
shumë stafin që me aq përkushtim u shërben .
Uroj shumë
që ky vit të mos ketë sjellë më bebe të reja me sëmundjen e talasemisë.
Ju uroj një
vit të shëndetshëm e mbi të gjitha mjaftushmerisht zemëegjerë me nevojat
tuaja!”
https://albanianchildren.org/wp-content/uploads/2020/09/9-2.jpg12961944Fondacioni Femijet Shqiptarehttps://albanianchildren.org/wp-content/uploads/2024/03/logo.pngFondacioni Femijet Shqiptare2019-12-27 14:48:392020-09-17 14:55:08Festa e fundvitit me fëmijët talasemikë në Lushnje.
Për mbi
10 vite shkojmë në të njëjtën strehëz, te ajo e Motrave të Nënë Terezës për të
uruar Krishtlindjen dhe festën e ndërrimit të viteve me të moshuar shumë të
sëmurë, në nevojë për shërbimet e përditshme dhe të mezipritur për pak shoqëri
dhe ngrohtësi shpirtërore.
E ofruam me
shumë bujari. U ulëm dhe biseduam me ta. Ndamë minuta të këndëshme për kujtimet
e tyre më të bukura dhe për ditët që kalojnë duke marrë shërbim nga Motrat e
Nënë Terezë. Nën kujdesin Credins Bank u dhuruam nga një shall të ngrohtë dhe
ëmbëlsirat e festës. Dr. Liri Berisha u kujtoi të gjitha zonjave se nën
strehezën e shtëpisë së motrave të Nënë Terezes
duhet të ndihen me fat dhe të bekuara, pasi në këto ditë të vëshitra
shumë të moshuar të tjerë kanë mbetur të pastrehë si pasojë e tërmetit dhe pa
një vakt të ngrohtë.
Festat
sjellin dritë aty ku ajo mungon.
Festat
sjellin shpirt aty ku jeta është treguar e kursyer.
Festa të
gëzuara të gjithëve!
https://albanianchildren.org/wp-content/uploads/2020/09/7.jpg12961944Fondacioni Femijet Shqiptarehttps://albanianchildren.org/wp-content/uploads/2024/03/logo.pngFondacioni Femijet Shqiptare2019-12-24 14:38:072020-09-17 14:46:04Festa e fundvitit tek Motrat e Nënë Terezës.
Një festë që
përtej ngjyrave, organizimit dhe dhuratave solli shumë gëzim tek fëmijët, shumë
familjaritet mes nënave dhe baballarëve dhe shumë harmoni mes tyre dhe stafit.
E tillë ishte panorama e ambjentit festiv të fundvitit në Qendrën Rajonale për
Autizmin në Farkë ku fëmijë të të dyja qëdrave ju gëzuan festës që Fondacioni
Fëmijët Shqiptarë kishte përgatitur për ta falë kontributit në dhurata të dy
sponsorve Credins Bank dhe FLORFARMA Sh.p.k.
Drejtuesja e
Fondacionit Fëmijët Shqiptarë Dr.Liri Berisha në mesazhin e fundvitit drejtuar
stafit dhe prindërëve u shpreh se festat e fundvitit nuk janë thjesht një
ndërrim vitesh në kalendar por edhe një përcjellje kohësh që sjellin misione të
reja me energji dhe vullnet më të fortë për punët që janë nisur.
“Javët e
fundit kaluam të gjithë kohë të vështira. Fatkeqësia natyrore që përfshiu
vendin solli shumë dhimbje, shumë lot, panik dhe frikë. Kjo ngjarje u ndje jo
pak edhe tek fëmijët tanë të cilët e
përjetuan në dimensionet e tyre edhe më të vështira. Edhe në këto kushte disa
nëna të fëmijëve tanë, dolën ngë shtëpitë dhe shkuan në zonat e fatkeqësisë për
të dhënë mbështetjen e tyre për fëmijët që mbetën pa strehë duke u dhënë atyre
shumë dashuri, ngrohtësi dhe solidaritet.Ky është shpirti i nënave të fëmijëve
tanë që në ditë të vështira dinë të mbajnë dhe të ndajnë hallin, dinë të japin
forcë nga forca e tyre e rimëkëmbjes së përditshme dhe dinë të japin zemër.
Uroj që të gjithë bashkë këto ngjarje të na bëjnë më të fortë, të shohim
shpirtin e solidaritetit më të fortë se kurrë e ta vëmë atë në funksion të
nevojave të fëmijëve tanë .Uroj që 2020 të jetë një vit i mbarë dhe i arritjeve
të mëdha për fëmijet tuaj. Çdo arritje në drejtim të pavarësimit të një fëmije
sjell shpresë për fëmijët e tjerë”- u
shpreh Dr. Liri Berisha.
https://albanianchildren.org/wp-content/uploads/2020/09/a.jpg12961944Fondacioni Femijet Shqiptarehttps://albanianchildren.org/wp-content/uploads/2024/03/logo.pngFondacioni Femijet Shqiptare2019-12-20 14:32:122020-09-17 14:46:44Festa e fundvitit ne Qendrën Rajnale për Autizmin në Farkë
I është
gjëndur shumë familjeve shqiptare në ditë të vështira. I është afruar skamjes institucionale të viteve
të para pas komunizimit me shumë bujari. Ka mbështetur me të gjitha mënyrat
njerzit në nevojë dhe në vështirësi duke u dhënë shpresë dhe besim. U tregoi të
gjithëve atyre që takoi se dramat e rënda kalohen duke u mbështur tek
njëri-tjetri e duke patur besim në zot.
I tillë do
të mbahet mend dhe do të kujtohet themeluesi i Fondacionit Fëmijët Shqiptarë
Domenick Scaglione, portreti i të cilit sot është skalitur mbi këtë piedestal
në hyrje të Qendrës Rajonale për Autizmin në Farkë, aty ku ai provoi edhe
emocionet më të forta të kënaqësisë dhe gëzimit kur e pa të përfundur si vepër.
Atë ditë ai
u shpreh: “Mund t’ju them vetëm se jam thellësisht i prekur nga prezenca ,
kontributi dhe interesi juaj që keni shfaqur në këtë mision të mrekullueshem, i
cili nuk është përmbushur vetëm nga donacionet dhe interesimet e secilit prej
jush këtu dhe të tjerëve që nuk janeë prezent, por veçanërisht si rezultat i përkushtimit
të zemrës së madhe të një zonje , dedikimi i së cilës nuk ka kopje, pasi jeta e
saj është e tëra në funksion të mirëqënies së fëmijëve, dhe kjo është zonja
Liri Berisha.Nuk duhet të harrojmë se kemi vetëm një jetë për të jetuar dhe në
këtë jetë duhet lënë diçka prapa”
Arti rrenjos
përjetësisht vlera dhe vlerat përcillen përgjithmonë ndër breza. Me këtë
filozofi u përurua në një ceremoni shumë të ndjerë e modeste, përmendorja e
Domenikut, ku Presidentja e Fondacionit Fëmijët Shqiptar Dr.Liri Berisha
përcolli mes bashkëpuntorëve, miqve dhe dashamirësve të ftuar, mirënjohjejen
dhe rrespektin për misionin që ai themeloi dhe kontributin e jashtëzakonshëm që
dha përmbi një dekadë në Shqipëri duke promovuar vlera të jashtëzakonshme
humanizmi dhe bamirësie.
“Më shumë se
nga çdo gjë ai do të mbahet mend dhe do të nderohet sepse influencoi në
ngritjen e një mentaliteti të ri pune dhe ndihme, një mentalitet i cili nuk
ishte aplikuar ndonjëherë në Shqipëri dhe dha rezultate.Filloi të bëhej
arkitekti i aktiviteteve dhe inisiativave të cilat dhanë rezultate pozitive.Një
nga keto rezultate është edhe vetë Fondacioni Fëmijët Shqiptarë”- u shpreh
Dr.Liri Berisha.
Miq të
ngushtë, miq të rastësishëm, bashkëpuntor e dashamirës përcollën në këtë takim
promovues të bustit të tij kujtime dhe mbresa të jashtëzakonshme.
Një nga ish
studentët që ka përfituar nga programi i lidershipit “Lead Albania”, mbështetur nga Fondi Shqiptaro-Amerikan, ku
ai ishte kryetar dhe anëtar bordi, për formimin e tij profesional Admir Malaj e
kujton Domenikun si njeriun që me vendimet e tij ka prekur të ardhmen e shumë
të rinjve shqiptare.
“Z.Domenick Scaglione si kryetar dhe si anëtar
i i bordit ka marrë shume vendime të mira, që më kanë prekur mua personalisht
por dhe të rinj të tjerë shqiptarë. Ai ka ndikuar që këtu të krijohen programe
leadershipi, të ketë bursa studimi dhe shumë mundësi të tjera për të rinjtë dhe
nga eksperienca personale mund të them që ai ishte shumë i lumtur për këtë” –u
shpreh Admir Malaj
Elizabeta
Gjoni dhe Genc Boga , antare bordi te Fondacionit Femijet Shqiptare, e kane
takuar shume shpesh Domenickun dhe me te kane ndare jo vetem biseda pune por
edhe shume mendime te vyera per jeten.
“Domeniku
mendonte që grumbullimi I njerëzve me vullnetin, me deshirën , me parimin që
kush ka një jetë gjeneroze të ndaje diçka me të tjerët, organizmi i tyre ishte
ajo që e dallonte Domenikun nga të tjerët”- u shpreh z. Genc Boga
“Domeniku na
mesoi se si bamirësinë ta ngremë në një institucion.Ne në fakt e kemi
bamirësinë si kulture, e kemi si individ, si biznes, apo edhe si familje që të
ndajmë me njerëzit e tjerë në ditë të zakonshme diçka, por këtë ne e bëjmë në
mënyrë sporadike. Domeniku na mësoi se si ta ngremë në institucion dhe kështu
të bësh vepra të mëdha”- u shpreh znj. Elizabeta Gjoni.
Ish drejtori
i Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” z.Halim Kosova do t’ja dijë për nder
gjithmonë Domenikut që falë vëmëndjes dhe vizionit të tij, laboratori genetik u
pajis me aparatura për diagnostikimin e hershëm të sëmundjes së talasemisë që në
këtë jetë të mos vinin më foshnja me këtë sëmundje.
“Unë do ta
përkufizoja si një njeri që varfëria e tejskajshme e tij në fëmijëri e ktheu në
një bamirës shumë të madh për njerëzit në nevojë për pjesën tjetër të jetës së
tij .Te gjitha mësimet që ai kaloi në kurrizin e tij i ktheu në forcë për të
ndihmuar njerzit në nevojë”- u shpreh z.Halim Kosova
Tritash
Shehu, ish minister por edhe mjek e politikan i rëndësishëm, e vlerëson figurën
dhe kontributin e Skagliones me vlera të jashtëzakonshme
“Gjithmonë
ka qënë i njëjtë, i qeshur, i afërt, i përzemërt, i thjeshtë, bashkëpunues,
ndihmues edhe ne momentet tona më të vështira.Kështu ka qënë gjithmonë pranë
njerëzve që kishin problem”- u shpreh z.Tritan Shehu
Kujtime të
vecanta solli edhe Lauresha Basha, përkthyesja dhe bashkëpuntorja qe e asistoi
Domenikun në takimet e rëndësishme të punës që ai zhvilloi në Shqipëri.
“Të gjithë
ne që filluam punë në Bankën Amerikane, mësuam në rradhë të parë prej tij,
integritetin si parimin kryesor që duhej të na udhëhiqte në punën tonë. E kam
njohur pastaj si filantrop dhe forca e tij përveç asaj që mobilizonte të gjithë
njerëzit, ai na mësoi edhe ne, që ndonëse njeriu jo gjihtmonë ka para
mjaftueshëm mund t’i dedikojë të tjerëve kohën e tij”- u shpreh znj.Lauersha
Basha
Në fund, një
mesash erdhi edhe nga autori i bustit, z.Isa Baliaj, I cili e quajti veten të
nderuar që skaliti portretin e një njeriu të rrallë si Domenicku
Të gjithë
miqtë dhe dashamirësit e Domenikut u përmallën në fund të takimit me një
dokumentar historik kushtuar punës dhe kontributit që ai ja kushtoi Shqipërise
për gati 15 vite, ku shumë mesazhe dhe thënie te tij u rikujtuan të gjithëve se
jeta merr vlera kur ja dedikon të tjerëve!
Në kuadër të Samitit për paqen në Europën Juglindore që po
zhvillohet këto ditë në Tiranë, Rrjeti global i grave për paqen në botë, nderoi
Dr.Liri Berishën me çmimin “Gratë e virtytshme”.
Ky çmim, ju dha Dr. Liri Berishës në shenjë vlerësimi për
kontributin e veçantë dhe të çmuar në ndërtimin e kulturës së paqes në botë.
Sipas organizatorëve, gra si znj. Berisha , kanë vendosur zemrën dhe shpirtin
për hir të të tjerëve, i kanë dedikuar jetën e tyre për hir të fëmijëve dhe njerëzve
të cilët kanë kaluar vështirësi dhe vuajtje, të cilat një njeri nuk i imagjinon
dot.
Presidentja dhe organizuesit e takimit u shprehën se janë
mahnitur nga qendra rajonale për Autizmin dhe punën që bëhej aty me shërbimet
që ofroheshin e ku shumë fëmijë përfitonin nga shërbimet terapeutike për
autizmin.
Dr.Liri Berisha, e nderuar për vlerësimin e rrallë dhe të
jashtëzakonshëm, falenderoi drejtuesit e këtij organizmi dhe ndër të tjera u
shpreh se këtë cmim e përkthen në më shumë misione në të të ardhmen për fëmijët
e sëmurë dhe në nevojë.
Ndër të tjera ajo u shpreh: “të kontribuosh në jetët e
femijëve me probleme shendetësore ke kontribuar në paqen shpirtërore të vatrave
familjare.Ne gratë jemi forca më e madhe e kurajos njerëzore dhe gjerdanet që
na rrinë më bukur janë ai i mëmësisë dhe ai i dashurisë njerëzore.Nga këto
misone bota është berë më e paqtë dhe më e bukur. Unë uroj jo vetëm si nënë e
si grua, por dhe si mjeke, që mesazhet e nenave në mbarë botën për fëmijët e
tyre në vështirësi e në nevojë të degjohen, vlerësohen, dhe mbështeten pasi
vetëm keshtu shpirti dhe bota do gjejnë paqen, dhe paqja siç thotë Nënë Tereza,
fillon me një buzëqeshje”
Me këtë çmim, të cilin shumë pak gra në botë e kanë marrë
deri më tani, u nderua edhe Dr.Feride Rushiti, themeluese dhe drejtuese
ekzekutive e Qendrës për rehabilitmin e viktimave të torturës në Kosoë, një nga
aktivistet e para në këtë vend.
Çmimi u shoqërua edhe me një vlerë monetare në shumën 1000
Euro për llogari të Fondacionit fëmijët Shqiptar.
https://albanianchildren.org/wp-content/uploads/2019/12/1.jpg12961944Fondacioni Femijet Shqiptarehttps://albanianchildren.org/wp-content/uploads/2024/03/logo.pngFondacioni Femijet Shqiptare2019-10-27 18:40:282020-09-18 09:28:54Samiti për Paqen nderon Dr.Liri Berishën me çmimin “Gratë e virtytshme”.
https://albanianchildren.org/wp-content/uploads/2019/08/1-13.jpg960640Fondacioni Femijet Shqiptarehttps://albanianchildren.org/wp-content/uploads/2024/03/logo.pngFondacioni Femijet Shqiptare2019-06-26 16:02:252020-09-17 14:48:00Pas Tiranës, edhe Tetova bëhet me qendër për Autizmin.
https://albanianchildren.org/wp-content/uploads/2019/08/14-3.jpg12961944achuserhttps://albanianchildren.org/wp-content/uploads/2024/03/logo.pngachuser2019-06-01 15:42:022019-08-03 16:02:111 Qershor fantastik në Bajram Curri …