Sot 1 në 59 fëmijë diagnostikohet me çregullim të spektrit Autik. Autizmi është bërë pjesë e shoqërisë globale si asnjëherë më parë dhe po kështu edhe pjesë e shoqërisë shqiptare si asnjëherë më parë.
Harta e sherbimeve ndër shqipëtarë ka ndryshuar thellbësisht në një dekade.

Konferenca  “ Bashke ndaj Autizmit” u mbajt ne kuadër të Muajit Prill, muajit të Ndërgjegjësimit ndaj Autizimit, me qellim qasjen e informacionit më të fundit për situaten e këtij çrregullimi në Shqipëri në funksion të orientimit të politikave më te mira ne kata drejtim.

Në konferencë u bënë bashkë specialistët më të mirë në fushën e shërbimeve terapeutike nga e gjithë Shqipëria, për të përcjellë situatën në rang kombëtar dhe rajonal në lidhje me shifrat e prekjes, problematikat në shërbime dhe modelet e integrimit tek individët me çrregullim te spektrit autik.

Në mesazhin e saj Dr.Liri Berisha pasi bëri një përshkrim të përmbledhur të nismave dhe përpjekjeve të fonacionit në rrugetimit gati 12 vjeçar në fushën e Autizimit u shpreh se nevojat për këtë komunitet janë ende të mëdha.

“Asnjë fëmijë nuk duhet të jetë viktimë i asnjë lloj diskriminimi, por në veçanti atij shendetësor dhe paaftësisë, pamvarsisht ndryshimeve që kanë filluar. Për këta fëmijë duhet të krijohen alternativa integrimi përmes arsimimit dhe krijimit të mundësive të veçanta.
Është e rëndësishme paisja e mësuesve me njohuritë e domosdoshme për të pasur të lehtë ndërtimin e marrëdhënieve me këta fëmijë, por dhe një stimul më shumë për mësuesit është vlerësim dhe përgjegjëshmëri ndaj tyre.

Dr.Ariel Çomo, drejtues shkencor I Qendrave Rajonale për Autizmin në Tiranë tha:
“Dekada qe vjen i ka sfidat madhore të lidhura me Autizmin e adoleshencës dhe moshave më të mëdha. Mungojnë modelet fitimtare. Mungojnë burimet njerëzore dhe dija specifike. Por vetëdija ndër prindër është shumë më e madhe. Këtu është edhe shpresa më e madhe”.

Fondacioni solli më këtë konferencë edhe lajmin e publikimit të dy librave të rinj për prindërit ku njëri prej tyre është manual praktik për terapi në kushte shtëpiake i shoqëruar edhe me DVD, ndërsa tjetri, rrëfime dhe mesazhe nga prindërit për prindërit.

Në takim morën pjesë drejtori I zyrës së OBSH në Shqipëri z.Gazmend Bejtja si dhe përfaqësues të universiteteve publike dhe private, përfaqësues të Raiffeisen Bank Shqiperi dhe Telekom Albania -si donatorë të hershëm të rrugëtimit të misionit të fondacionit fëmijët Shqiptarë. #RaiffeisenInvest#raiffeisenbankshqiperi