Me përshtypje të rralla dhe aspak të hamendësuara më herët , janë kthyer nga Qendra Kuvajtiane për Autizmin katër terapiste të Qendrave Rajonale për Autizmin 1&2 .
Në një trajnim dy javor mbi trajtimin, edukimin dhe aftësimin teorik dhe praktik të përsonave me çregullim të spektrit të Autizmit , katër terapistet Enkelejda Zelaj, Dajana Bejko, Ola Minxhozi dhe Elisa Mino sollën me vete një eksperiencë të vyer për qendrat tona.
Modele pune shume efikase, mësim të struktuara në filozofinë REACH, vëzhgim të mësimeve në klasa, vrojtim direkt të terapisë okupacionale të studentëve me autizëm si dhe ndjekje nga afër të workshopeve ku këta studentë punonin punë druri, qëndistari , thurje qilimash etj – ishin këto disa nga momentet kyçe të ditëqëndrimit aktiv në Qendren Kuvajtiane të Autizmit, të cilat janë përkthyer nga terapistet si horizonte të reja edhe për qendrat tona të Autizmit.
Enklejda Zelaj: Ky trajnim sjell risi të reja në trajtimin e fëmijëve të rritur dhe te adulteve në Qendrat tona, për këtë grup moshe ne kishim nevoja emergjente për ndërhyrje.
Profesionalizmi , qetësia , serioziteti, durimi dhe përkushtimi i stafit të mesuesve dhe drejtuesve ne Qendrën e Autizmit në Kuvajt ishte i dukshem. Jam emocionuar tek shikoja adulte me auizëm që ishin mësues, sekretarë, punues qilimash, zdrukthtarë , kushinierë e aftësi të tjera , të zhvillonin aftësi praktike e të ishin të pavarur përgjatë aktiviteteve funksionale të së përditshmes.
Ola Minxhozi : “Përtej leksioneve, pata mundesinë që të shikoj klasa ku zhvilloheshe mësimi me disa nxënës në klasë. E gjithë puna që zhvillohej në shkollë, ishte e strukuruar dhe bazohej tek nxitjet vizuale. Ata nuk donin që të sfidonin nxënësit e tyre. Ata i ndihmonin ata nepërmjet fotove (figurave, simboleve apo fjalëve të shkruar) dhe përdorimit të tabelave të ndryshme me foto, kështu nxënësit ndiheshin më të qëtë sepse e dinin se ku do të shkonin dhe se cfarë do të ndodhte.E gjithë shkolla përdorte kete metodë dhe foto të ndryshme apo tabela ishin të pranishme kudo në shkollë.
Dajana Bejko : E gjithë mënyra se si puna ishte e organizuar na dha edhe ne mundësinë për të hapur horizonte të reja edhe për qëndrën tonë. E gjithë filozofia e tyre e të mësuarit (REACH), janë mundësi të reja për tu eksploruar dhe për tu bërë pjesë e punës sonë.Mbeta shumë e imresionuar kur më thanë se disa nga mësuesit e fëmijëve ishin ish student të kësaj shkolle të madhe. Ata ishin rritur prej vitesh në qëndër dhe kishin mundësi që tashmë të ishin mësuesit dhe udhërrëfyesit e fëmijëve të tjerë më të vegjël.
Elisa Mino: Sfida jonë për Qendrat Rajonale për Autizmin tani është të strukturojmë mënyrat e implementimit të ketyre tekinikave që pamë në këtë qender.Koha e shpenzuar në kë qender ishte në funksion të plotë të njohurive dhe atësive të reja.
Ky trajnim u bë i mundur nga Ministria punëve WAQF dhe Fondacioni shtetëror kuvajtian WAQF. Qendra Kuvajtiane e Autizmit është themeluar në 1994 nga Dr. Samira Al-Saad dhe drejtohet njekohesisht prej saj. Po ashtu dr. Samira Al Saad eshte edhe Zv.presidente e organizatës botërore për Autizmin.