Festa e fundvitit tek Motrat e Nënë Terezës.
Për mbi 10 vite shkojmë në të njëjtën strehëz, te ajo e Motrave të Nënë Terezës për të uruar Krishtlindjen dhe festën e ndërrimit të viteve me të moshuar shumë të sëmurë, në nevojë për shërbimet e përditshme dhe të mezipritur për pak shoqëri dhe ngrohtësi shpirtërore.
E ofruam me shumë bujari. U ulëm dhe biseduam me ta. Ndamë minuta të këndëshme për kujtimet e tyre më të bukura dhe për ditët që kalojnë duke marrë shërbim nga Motrat e Nënë Terezë. Nën kujdesin Credins Bank u dhuruam nga një shall të ngrohtë dhe ëmbëlsirat e festës. Dr. Liri Berisha u kujtoi të gjitha zonjave se nën strehezën e shtëpisë së motrave të Nënë Terezes duhet të ndihen me fat dhe të bekuara, pasi në këto ditë të vëshitra shumë të moshuar të tjerë kanë mbetur të pastrehë si pasojë e tërmetit dhe pa një vakt të ngrohtë.
Festat sjellin dritë aty ku ajo mungon.
Festat sjellin shpirt aty ku jeta është treguar e kursyer.
Festa të gëzuara të gjithëve!