Ne një pasdite për të mos u harruar, mes prindërve me fëmijë me çrregullim të spektrit autik dhe miqve të Fondacionit Fëmijët Shqiptarë, prezantuam dy librat që Fondacioni solli në muajin e nërgjegjësimit ndaj Autizmit : “Mesazh NGA prindërit PËR prindërit” dhe Manuli: “Si të përdorim aktivitet e përditshme për komunikimin dhe zhvillimin e fëmijëve me autizëm”

Libri I parë mori edhe vëmëndjen më të madhe pasi autorët e vërtetë të tij janë vetë prindërit të cilët për herë të parë rrëfejnë historitë e tyre duke përcjellë mesazhe të forta, përmbajtje të lartë njerëzore dhe orientime jo vetëm për familjet që kanë fëmijë më autizëm por për gjithë shoqërinë.


Duke e konsideruar gjuhën e prindërve si gjuhën më të çmuar të kurajos njerëzore, Fondacioni Fëmijët Shqiptarë e solli këtë botim me qëllim që të përcjellë tek publiku shqiptar dhe jo vetëm, sakrificën, mundin, zhgënjimin, sukseset, harresën, kërkesat dhe nevojat që çdo prind ka ndjerë dhe ndien në rritjen e fëmijës së tij më këtë çrregullim.


12 prindër kurajozë që janë bërë pjesë e këtij libri sjellin përvoja të jashtëzakonshme dhe shumë të vlefshme dhe mund të cilësohet si një leksion jete për çdo prind që ndan jetën me këtë çrregullim.