Për arsimtarët, psikologët dhe terapistët e fortë dhe të palodhur që përmes mësimdhënies dhe terapisë gjithë përkushtim i ndryshojnē jetën fëmijëve me nevoja të veçanta dhe familjeve të tyre, dua të përcjell urimet më të përzemërta në këtë 7 Mars!
Me angazhimin dhe motivimin që ju karakterizon ju jeni kthyer në misionare të asaj pjese të shoqërisë që sot ka nevojë për më shumë mbështetje.
Mësimdhënia dhe puna përmes terapisë për fëmijët me nevoja të veçanta janë profesione që shperblimin me të madh e marrin nga sukseset e vogla të këtyre fëmijëve dhe nga modelet që ata ndërtojnë me shumë mundim për të ardhmen.
Për ju nëna të fëmijëve me nevoja të veçanta, urimet vetëm në një 8 Mars janë pak për ju!
Heroina dhe të sakrifikuara në çdo ditë të jetës tuaj, ju i keni dhenë shoqerisë shëmbullin e përkushtimit mëmësor, modelin e përballjes në heshtje me pengesat dhe mesazhin e ringritjes nga përballja me sfidat më të vështira.
Nëna, mësuese, edukatore,arsimtare, psikologe dhe terapistë, Gëzuar Festat!
Mirënjohje për punën tuaj me femijët me nevoja të veçanta!