Festat, me të moshuarat në nevojë për përkujdesje tek motrat e “Nënë Terezës”
Në shtëpinë e Motrave të Nënë Terezes, ku gati prej nje dekade Fondacioni Fëmijët Shqiptare, çdo fundvit shkon për tu takuar, biseduar dhe për të dhuruar dashuri, mirësi dhe përkujdesje.Këtë fundvit pjesë e kësaj mirësie u be edhe këngëtarja Mariza Ikonomi që këndoi disa këngë për të moshuarat dhe gratë në nevoje që marrin përkujdes aty.
Dr. Liri Berisha pasi falenderoi motrat e Nënë Terezës për punën fisnike të përkujdesjes ndaj këtyre të moshuarave u shpreh:
“Në të gjithë botën ka njerëz që vuajnë sëmundje, ka njerëz që vuajnë vetminë, kë njerëz që vuajne urinë. Nënë Tereza thoshte që urima më e madhe nuk është uria për një copë buke por uria për pak dashuri.Pikërisht për këtë dashuri ajo ngriti shtëpi si kjo, ngrit qëndra ku brenda ishte dhimbja, sëmudnja, uria dhe ajo me dashurinë e një nëne lehtësonte këtë lloj dhimbjeje. Jeta duhet ta shijojmë me të gjithë ngjyrat e saj e ta pranojmë ashtu siç na vjen”.
Drejtuesja e Fondacionit dr.Liri Berisha , anëtarja e bordit të Fondacionit znj.Elvana Hana dhe stafi shpërndanë për çdo të moshuar një pako të përgatitur enkas për to ndersa për të pamundurit që nuk lëviznin dot nga shtrati, dr.Liri Berisha I vizitoi nga afër.