Jetmir Noka: “Kopështet private më mbyllën dyert, fqinjët ma ndanë nga fëmijët. Autizmi nuk është ngjitëse”.
Për Ledionin, me çregullim të spektrit autik , terapia ABA u mundësua vonë në kohë , vetëm 8 muaj më parë, ndërkohë që në kopështe ku I ati ka trokitur më herët, është refuzuar hapur. Mospranimin e ka provuar edhe nga ata shumë pranë vetes siç janë fqinjët. Por Ledio i ka dhënë prindërve mesazhin se një ditë do mund të bëhet i pavarur dhe këtë na e tregon terapistja e tij, Jorida Kajo. Falë terapisë sjellja e tij ka ndryshuar në mënyrë impresionuese . Në një rrëfim për faqen tonë, Jetmiri tregon peripecitë që I janë dashur të kalojë për të integruar të birin ndërsa shpreh me tone të forta indinjuese se çfarë pergjigje merr nga shoqeria për fëmijën e tij autik.
“Në kopësht kam patur shumë vështirësi sepse shumë pronarë kopshtesh thonë që nuk mund ti pranojmë sepse na ikin fëmijët e tjerë që janë normalë.E kam çuar në shumë kopshte dhe nuk ma kanë pranuar sepse nuk mund t’i përziejnë fëmijët normalë me ata autikë – kjo është, kështu na kanë thënë,Nga prindërit e tjerë nuk kam patur reagime të drejtëpërdrejta por i zoti i kopshtit më ka thënë që prindërit e tjerë më ikin po të mbaj fëmijë autik këtu.
Sot Ledio shkon në një kopësht që ndodhet në rrugën Jordan Misja, ku ma kanë pranuar dhe me prindërit e tjetë nuk kam patur ndonjë problem.
Kjo gjë më ka ndodhur edhe me komshinjtë. Kanë qënë fëmijët e tyre duke luajtur me top dhe kam çuar fëminë tim, që të lozë edhe ai e të përzihet me fëmijë. Por fqinjët i kanë marrë fëmijët dhe I kanë futur brenda.Kanë përdorur një lloj diskriminimi.Jam ndjerë shumë keq por çfarë të bëj. Nuk kam tentuar të flas me komshinjtë sepse mënyra se si ato u sollën…Nuk kam tentuar fare.Tek kjo lagje ku jam tani nuk kam rastisur, sepse nuk e kam nxjerr fëminë, sepse e di që do ma bëjnë siç ma bënë tek lagjia e vjetër.
Kjo semundje nuk është ngjitëse, Një fëmijë normal nuk mund të bëhet i sëmurë. Kjo do përkrahje, prindi duhet ta lejojë, e ti thotë fëmijës të shkojë të lozë me atë fëmi, në mënyrë që të zhvillohet edhe ai fëmija normal.Këtë thirrje u bëj të gjithëve, sepse nuk është e drejtë që i kapin fëmijët e tyre dhe i fusin brenda. Fëmija im nuk është as agresiv Fëmijët tanë kanë nevojë për përkrahje.
Djali ka rreth 8 muaj që ka filluar terapinë pranë Qëndrës Rajonale për Autizmin në Farkë dhe ka ndryshim shumë të madh. Jam shumë i lumtur që një donator gjerman më ka ofruar mbështetje deri në fund. Nuk di si ta falenderoj atë, vetëm zoti ja shpërbleftë atij.
Është mirë të bësh mire !” .
Terpiastja e Ledios, Jorida Kajo:
“Ledio ka patur shumë sjellje sfiduese, shumë steriotipi qofshin këto motorre apo vokale.Nuk kishte përqëndrim.Kohëzgjatja e punës së tij në tavolinë ishte shumë e shkurtër, nuk kishte kontakt me sy , pozicioni i tij në tavolinë ishte me kokën ulur gjithë kohës dhe nuk tregonte me gisht, nuk merrte komandat, flakte çdo lloj objekti që vendosej në tavolinë.
Pas 8 muajsh terapi intensive, unë jam shumë e kënaqur, për arritjet e Ledios deri më tani sepse për një periudhë relativisht të shkurter ai ka arritur shumë sukses në të mësuarit e aftësive të reja. Ledio ka mësuar të qëndrojë në tavolinë, pothuajse nëse e mban për dy orë aty ai qëndron për të vashduar me programet.Ledio merr shumë mirë komandat, reagon mirë emocionalisht, ka kontakt fantastik me sytë, qoftë kjo në tavonë, qoftë kjo në distancë më të largët.
Këtë gjë ai nuk e ka vetëm me mua që jam terapistja e tij por edhe me terapsitë të tjerë, dhe kjo do të thotë që ai ka arritur të gjneralizojë edhe pjesën e aftësive. Nëse Ledion e lëshoje nga dora në ambjentet e qendrës apo edhe në rrugë, ai vretëm vraponte, nuk kthehej, kokën e mbante përpara dhe gjente ndonjë vend ku të futej dhe të humbiste aty. Tani nëse i thua Ledio ndalo, Ledio prit, Ledio të bindet.
Ai ka ende steriotipi vokale dhe motorre por gjithsesi ja vlen të theksohet se janë të reduktuara në një masë goxha të madhe.Ledio mund të zgjedhë aktivitetin ose lodrën që ai do.Edhe midis një grumbulli aktivtetesh ai zgjedh lojën që ai preferon, duke e treguar atë me gisht e duke të parë në sy.
Ledio është një njeri me fat. Ai ka mbështetjen e një zotërie të huaj, gjerman i cili i është gjëndur Ledios pranë dhe i financon dy orët e terapisë që Ledio zhvillon në qëndër. Madje para
Disa kohësh ai ishte prezent këtu për ta parë dhe me të vërtetë u kënaq shumë. Ai premtoi se do vinte sërsih për ta parë Ledion në një periudhë të dytë. Urojmë që çdo fëmijë të ketë mbështetje si Ledio pasi terapia për këta fëmijë është shumë e domosdoshme”.