Profesionistë nga Kosova trajnimin tre mujor.
Duke filluar nga 12 Shkurti 2016 një grup profesionistësh të rinj nga Kosova u trajnuan për tre muaj për metodën më të avantazhuar sot në trajtimin e Autizmit, ABA.
E veçanta e këtij trajnimi ishte fakti që pjesëmarrësit ishin nga trevat e Kosovës, një nismë kjo e nisur që në trajnimin e kaluar, ku disa prej pjesëmarrësve u kualifikuan për të punuar në qendrën e sapo hapur të Prishtinës dhe Prizrenit. Për të mbështetur iniciativën e Kosovës, Fondacioni Fëmijët Shqiptar u vjen në ndihmë këtyre qendrave duke u ofruar trajnim profesional dhe supervizim.
Pjesëmarrësve ju ofrua punë konkrete me fëmijët.Të trajnuarit u njohën gjithashtu edhe me hartimin e Programit Edukativ Individual (IEP) dhe instrumentat vlerësues për të identifikuar dhe analizuar Sjelljet Problematike të paraqitura tek fëmijët. Në fund të trajnimit Qëndra realizoi matjen e njohurive teorike dhe praktike, ku të trajnuarit I’u nënshtruan një vleresimi me shkrim dhe punës direkte me një fëmijë që merr shërbimin terapeutik në Qendrat Rajonale të Autizmit.