Zonjat e Para të trupit diplomatik vizitojnë Qëndrat Rajonale të Autizmit
Zonjat e Para të trupit diplomatik vizitojnë Qëndrat Rajonale të Autizmit
Zonjat e Para të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri dhe zonja Nishani vizitojnë Qëndrat Rajonale të Autizmit 1 & 2.
Fëmijë në spektër të Autizmit u dhurojnë flamujt kombëtar të punuar nga vetë ata
Në vazhdim të muajit të ndërgjegjësimit të Autizmit, Qendrat Rajonale 1 dhe 2 (në Farkë dhe Mjull-Bathore, Sauk,) kanë mirëpritur sot 4 gra ambasadore dhe bashkëshortet e ambasadorëve të akredituar me mision diplomatik në vendin tonë. Të shoqeruara nga zonja e parë e vendit znj. Odeta Nishani, përfaqesueset e trupit diplomatik janë pritur nga presidentja Fondacionit Fëmijët Shqiptarë Dr. Liri Berisha dhe stafi i Fondacionit.
Zonjat e para të trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë janë njohur me qendrat e autizmit , shërbimet terapeutike që ofrohen aty si dhe me modelet e organizimit të punës së ngritur.
Një moment prekës dhe emocionues për këto zonja ishte marrja si dhuratë e flamujve te tyre kombëtarë , punime artizanale nga duart e fëmijëve me çrregullim të autizmit nën asistencën e terapistëve. Këto punime kanë shërbyer jo vetëm si fokus terapie për këta fëmijë por edhe si model pune integrimi.
Dr. Liri Berisha u përcolli zonjave të para një shpjegim të shkurtër mbi këtë çrregullim, mundësitë që ekzitojnë për rehabiltimin e tyre si dhe avantazhet e ndërhyjres së hershme.
Ndërmjet të tjerash ajo u shpreh:
“Solidarizohemi me këta prindër që vuajnë gjithë jetën. Solidarizohemi duke u dhënë shpresë , besim, duke u dhënë kurajo se ata nuk janë vetëm por kanë njerëz që I kthejnë sytë edhe nga dhimbja e tyre.Në jetë fëmijët vijnë të gjithë si ëngjëj. Janë shumë të dashur për familjet e tyre, të mezipritur, krijojnë dashuri dhe gëzim, atmosferë krejt të veçantë. Por jo të gjithë janë të njëjtë. Disa vijnë në jetë dhe vrapojnë shumë shpejt, kapin finishin të parët, disa të tjerët janë në karroca, siç janë tetraplegjikët dhe paraplegjikët,dikush ndërton atë që ka projektuar dikush tjetër, kurse në këtë qëndër ka fëmijë që vuajnë çregullimin e spektrit autik.Një shoqëri është e civilizuar atëherë kur të gjithë pjestarët janë pjesë e saj dhe punojnë për këtë shoqëri.Autizmi nuk edhte sëmundje.Autizmi nuk do ilaçe.Autizmi mund të prekë këdo. Dhe logo e Fondacionit tonë është “Autizmi nuk zgjedh”. Puna më e madhe e jona është ndërgjegjësimi dhe sensibilizimi I gjithë shoqërisë ti kthejë sytë dhe zemrat përpara kësaj dhimbje të madhe që e ka emrin Autizëm”.
Në fund përfaqësueset e trupit diplomatik ndoqën me shumë interes dokumentarin ” Na mbështesni SOT, të jemi të pavarur NESER”.