Autizmi foli këtë vit nga Kukësi.
Autizmi foli këtë vit nga Kukësi.
Në ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit mbi Autizmin u shpall projekti për rikonstruksionin e Qendrës Sociale të Bashkisë Kukës, bashkëfinancim I Programit për Decentralizim dhe Zhvillim Lokal financuar nga Zyra e Bashkëpunimit Zviceran në funksion të fëmijëve me çrregullim të spektrit Autik.
Fondacioni Fëmijët Shqiptarë mbështetës në kompletimim e qendrës dhe trajnimit të stafit.
Autizmi foli sot në Kukës. Për herë të parë shtrirja e shërbimeve për fëmijët me çrregullim të spektrit autik do të jetë edhe veri të Shqipërisë duke e kthyer kështu Kukësin në të parin qytet që përqafon politikat sociale për këtë kategori jo vetëm në dimensionin human por edhe atë institucional.
Kryetari I bashkise Kukës z.Bashkim Shehu gjatë shpalljes se projektit për rikonstruksionin e kësaj qendre sociale tha se në qytetin e tij fenomeni I çrregullimit të spektrit autik është shtuar ndjeshëm vitet e fundit dhe numri I familjeve që kërkojnë ndihmë për trajtimin e fëmijëve të tyre me shërbime terapeutike të specializuara është rritur.
Sipas z.Shehu, Bashkia e Kukësit, Fondacioni Fëmijët Shqiptarë dhe Zyra e Bashkëpunimit Zviceran do të sjellin në parametra modernë këtë qendër për shërbime të standartizuara në programe akademike të çertifikuara ndërkombtarisht.
Dr.Liri Berisha në emër të Fondacionit Fëmijët Shqiptar përgëzoi Bashkinë Kukës për këtë nisëm dhe u shpreh e pakursyer në kontributin e Fondacionit për identifikimin e shërbimeve sociale që do të ofrohen, pajisjen me libra dhe metoda si dhe trajnimin e stafit që do të shërbeje aty.
Mjë mesazh drejtuar profesionistëve lokalë dhe prindërve të ardhur në aktivitet, Dr. Liri Berisha e vuri theksin në gjithëpërfshirjen e këtyre fëmijëve ne strukturat publike arsimore dhe në ofrimin e shërbimeve shëndetësore terapeutike pa pagesë. Integrimi I këtyre fëmijeve është investim për të ardhmen. Le t’u japim dorën sot , që të neser ata të jenë të pavarur- përfundoi znj.Berisha.