Fondacioni shërbim stomatologjik për fëmijët e dy qëndrave rajonale të Autizmit.
Fondacioni shërbim stomatologjik për fëmijët e dy qëndrave rajonale të Autizmit.
Fondacioni Fëmijët Shqiptar hapi në qëndrën rajonale për autizmin në Farkë shërbimin stomatologjik me një kabinet të ri dentar enkas për fëmijët e të dy qëndrave, Ky shërbim do të bëjë të mundur depistimin, diagnostikimin dhe trajtimin e dhëmbëve me probleme tek fëmijët. Kabineti I ri dentar , do të drejtohet nga doktoreshë Olesia Duka nga Klinika “Shendi Dent”,e njohur tashmë për publikun për kontributin e saj për fëmijët me nevoja të veçanta.
Në ditën e parë të hapjes së klinikës Dr. Olesia Duka së bashku me dy kolege që e asistojnë në këtë mision u takua me prindërit e fëmijëve dhe kreu disa vizita depistuese tek fëmijët duke mundësuar kështu edhe hapjen e kartelave për secilin prej tyre.
Pse ky shërbim i ri ?
Fëmijët me autizëm , ndryshe nga fëmijët e tjerë, shpesh nuk janë në gjëndje të tolerojnë ekzaminimet dentare për shkak të frikës që lidhen me pamjet dhe tingujt që prodhohen nga aparati dentar.Kjo e bën trajtimin dentar të tyre një problem më vete. Në përditshmërinë e tyre këta fëmijë shfaqin vështirësi edhe në kryerjen e shërbimit për mbajtjen e higjenës orale duke sjellë për pasojë edhe sëmundshmëri të shtuar me dhëmbët .Studimet kanë treguar se për të zvogëluar sjelljen fobike që këta fëmijë shfaqin ndaj trajtimit të dhëmëve, duhen aplikuar procedura të mirëstrukturuara në paketa të studiaura dhe analizuara.
Ndërkohë pedagogjia vizuale, pra ajo e ilustruar me imazhe konkrete për shërbimet ndaj gojës, sot vlerësohet nga studiuesit si modeli më I mirë I përmirësimit të higjenës së gojës tek fëmijët me autizëm. Për të larguar fobinë e kësaj natyre tek këta femije , Qëndra Rajonale për Autizmin Nr.2 e ka futur tashmë si praktikë të përditshme këtë shërbim duke mundësuar kështu shëndet oral për fëmijët.
Për të kuptuar më mirë se si do drejtohet ky shërbim dhe se çfarë do të përfitojnë fëmijët ne I morëm një inervistë të shkurtër Dr. Olesia Duka .
Dr.Olesia, si lindi ideja për të patur një bashkëpunim të tillë me fondacionin?
Në fakt kjo është një miqësi e hershme midis mamasë sime dhe Dr. Liri Berishës.Thjesht ka qënë një dëshirë e imja e shprehur tek doktoresha para 5 vitesh që gjeti përkrahjen dhe mbështetjen e saj. Duke u rritur në profesion gjatë këtyre viteve falë edhe eksperiencës time në klinikën “Shendi Dent” të hapur prej prindërve të mi, mendova se tashmë isha gati që ti them “PO’ këtij bashkëpunimi e këtij misioni.Ndoshta mund të kishte qënë një bashkepunim më I hershëm, që kur u hap qëndra rajonale për autizmin, por mendoa se vetëm tani ishte koha e duhur për ta bërë këtë., pasi jam marrë 6 vjet me fëmijët krejtësisht vullnetarisht dhe ashtu do të vashdoj të merrem.
Ju thatë se ky është viti I 6-të I juaji që merreni me fëmijët. Pse keni zgjedhur ta bëni këtë?
I jam kushtuar këtyre fëmijëve sepse pikë së pari janë fëmijë dhe fëmijët duhet të ndihmohen.
Se dyti shoh që njerzit janë shumë të tërhequr ndaj mbështetjes së fëmijëve me nevoja të veçanta siç janë ata me çregullim të spektrit autik apo edhe ata me sindromën down, etj. Mua më pëlqen të jap dashuri pa kushte , të jap mbështetjen time dhe ngrohtësi; pse jo kur unë e kam një mundësi nga familjarët e mi. Sikur çdo njeri prej nesh të japë pak nga vetja, kjo do të na bënte të githëve më fisnikë në msionin tonë.
Çfarë pune do të bëhet konkretisht me fëmijët?
Së pari do të ndërtojmë raportin shoqëror mjek-fëmijë.Kjo zgjat disa etapa. Më pas fëmija mësohet me bluzat e bardha , me mjekun , realizohet njohja e plotë dhe krijohet një raport më I besueshëm me fëminë.Më pas arrihet deri na hapjen e gojës nga fëmija që në fakt është e vështirë por jo e pamundur.Së dyti, roli I prindit është shumë I rëndësishëm. Ai është dominant tek fëmija dhe fëmija recesiv tek prindi.Kjo do të thotë që nëse raporti mjek-prind është I realizuar, kjo do të thotë sukses në punën time fëmijët. Pra nëse prindi më ndihmon në procesin klinik , I bindur në këtë process, pasi tek fëmijët me çregullim të spektrit autik, nofulla është pika më e dobet e tyre, atëherë mund të arrijnë ne rezultate të mira trajtimi. Pra bashkëveprimi mjek-prind-fëmijë duhet të sjellë më të mirën për këta fëmijë.
Konkretisht çfarë veçorie kanë fëmijët me çrregullim të spektrit autik në këtë drejtim?
Fëmijët me çregullim të spektrit autik vështirësinë e kanë në hasjen e parë, në takimin e parë. Ata janë fëmijë shumë te zgjuar dhe kanë shqisa shumë të mprehta. Agresiviteti tek këta fëmijë është momental dhe është I menaxhueshëm.Kështu nëse problemi qëndron tek bluza e bardhë, mund të ndërrohet ngjyra e përparses deri sa të bëhesh shok me fëmijën.Nga studimet pasthirma “A” është e para që del tek fëmijët me spektër të autizmit, që do të thotë se pjesa e hapjes së gojës realizohet e bashkëshoqëruar me këtë pasthirrmë.Kjo është faza e parë. Faza e dytë është durimi mes mjek-fëmi-prind.Këta fëmijë duhet të kenë gjithmonë pranë prindin e tyre ose psikologun e tyre klinik.
Takimet do të jenë tre herë në muaj, çdo dhjetë ditë dhe do të jenë të ndarë ne grupmosha. Fëmijët jane te ndare ne dy gupe: 2-6 vjeç dhe 8-10 vjeç. 70% e punës në 6 muajt e parë është proces terapeutik dhe psikologjik. Në 6 mujorin e dytë do të fillojë procesi klinik.
Cili është stafi me të cilin do të punoni ne fondacion?
Stafi përbëhet nga psikologia e fëmijëve Frida Haxhia dhe asistetja ime Brunilda Gjergjani.
Ky bashkëpunim do të jetë kontribut nga ana juaj?
Absolitisht po. Do te jete falas. Këshu do të jetë gjithmonë. Madje përfitoj nga rasti ti bëj thirrje edhe bizenseve, miqve, shokëve e kolegëve që të investojnë sado pak për fëmijët që kane probleme shëndetësore në vendin tonë.
18 Janar 2016