Fondacioni shërbim stomatologjik për fëmijët e dy qëndrave rajonale të Autizmit.

Fondacioni shërbim stomatologjik për fëmijët e dy qëndrave rajonale të Autizmit.

Fondacioni Fëmijët Shqiptar hapi në qëndrën rajonale për autizmin në Farkë shërbimin stomatologjik me një kabinet të ri dentar enkas për fëmijët e të dy qëndrave, Ky shërbim do të bëjë të mundur depistimin, diagnostikimin dhe trajtimin e dhëmbëve me probleme tek fëmijët. Kabineti I ri dentar , do të drejtohet nga doktoreshë Olesia Duka nga Klinika “Shendi Dent”,e njohur tashmë për publikun për kontributin e saj për fëmijët me nevoja të veçanta.

Në ditën e parë të hapjes së klinikës Dr. Olesia Duka së bashku me dy kolege që e asistojnë në këtë mision u takua me prindërit e fëmijëve dhe kreu disa vizita depistuese tek fëmijët duke mundësuar kështu edhe hapjen e kartelave për secilin prej tyre.

Pse ky shërbim i ri ?

Fëmijët me autizëm , ndryshe nga fëmijët e tjerë, shpesh nuk janë në gjëndje të tolerojnë ekzaminimet dentare për shkak të frikës që lidhen me pamjet dhe tingujt që prodhohen nga aparati dentar.Kjo e bën trajtimin dentar të tyre një problem më vete. Në përditshmërinë e tyre këta fëmijë shfaqin vështirësi edhe në kryerjen e shërbimit për mbajtjen e higjenës orale duke sjellë për pasojë edhe sëmundshmëri të shtuar me dhëmbët .Studimet kanë treguar se për të zvogëluar sjelljen fobike që këta fëmijë shfaqin ndaj trajtimit të dhëmëve, duhen aplikuar procedura të mirëstrukturuara në paketa të studiaura dhe analizuara.

Ndërkohë pedagogjia vizuale, pra ajo e ilustruar me imazhe konkrete për shërbimet ndaj gojës, sot vlerësohet nga studiuesit si modeli më I mirë I përmirësimit të higjenës së gojës tek fëmijët me autizëm. Për të larguar fobinë e kësaj natyre tek këta femije , Qëndra Rajonale për Autizmin Nr.2 e ka futur tashmë si praktikë të përditshme këtë shërbim duke mundësuar kështu shëndet oral për fëmijët.

Për të kuptuar më mirë se si do drejtohet ky shërbim dhe se çfarë do të përfitojnë fëmijët ne I morëm një inervistë të shkurtër Dr. Olesia Duka .

Dr.Olesia, si lindi ideja për të patur një bashkëpunim të tillë me fondacionin?

Në fakt kjo është një miqësi e hershme midis mamasë sime dhe Dr. Liri Berishës.Thjesht ka qënë një dëshirë e imja e shprehur tek doktoresha para 5 vitesh që gjeti përkrahjen dhe mbështetjen e saj. Duke u rritur në profesion gjatë këtyre viteve falë edhe eksperiencës time në klinikën “Shendi Dent” të hapur prej prindërve të mi, mendova se tashmë isha gati që ti them “PO’ këtij bashkëpunimi e këtij misioni.Ndoshta mund të kishte qënë një bashkepunim më I hershëm, që kur u hap qëndra rajonale për autizmin, por mendoa se vetëm tani ishte koha e duhur për ta bërë këtë., pasi jam marrë 6 vjet me fëmijët krejtësisht vullnetarisht dhe ashtu do të vashdoj të merrem.

Ju thatë se ky është viti I 6-të I juaji që merreni me fëmijët. Pse keni zgjedhur ta bëni këtë?

I jam kushtuar këtyre fëmijëve sepse pikë së pari janë fëmijë dhe fëmijët duhet të ndihmohen.
Se dyti shoh që njerzit janë shumë të tërhequr ndaj mbështetjes së fëmijëve me nevoja të veçanta siç janë ata me çregullim të spektrit autik apo edhe ata me sindromën down, etj. Mua më pëlqen të jap dashuri pa kushte , të jap mbështetjen time dhe ngrohtësi; pse jo kur unë e kam një mundësi nga familjarët e mi. Sikur çdo njeri prej nesh të japë pak nga vetja, kjo do të na bënte të githëve më fisnikë në msionin tonë.

Çfarë pune do të bëhet konkretisht me fëmijët?

Së pari do të ndërtojmë raportin shoqëror mjek-fëmijë.Kjo zgjat disa etapa. Më pas fëmija mësohet me bluzat e bardha , me mjekun , realizohet njohja e plotë dhe krijohet një raport më I besueshëm me fëminë.Më pas arrihet deri na hapjen e gojës nga fëmija që në fakt është e vështirë por jo e pamundur.Së dyti, roli I prindit është shumë I rëndësishëm. Ai është dominant tek fëmija dhe fëmija recesiv tek prindi.Kjo do të thotë që nëse raporti mjek-prind është I realizuar, kjo do të thotë sukses në punën time fëmijët. Pra nëse prindi më ndihmon në procesin klinik , I bindur në këtë process, pasi tek fëmijët me çregullim të spektrit autik, nofulla është pika më e dobet e tyre, atëherë mund të arrijnë ne rezultate të mira trajtimi. Pra bashkëveprimi mjek-prind-fëmijë duhet të sjellë më të mirën për këta fëmijë.

Konkretisht çfarë veçorie kanë fëmijët me çrregullim të spektrit autik në këtë drejtim?

Fëmijët me çregullim të spektrit autik vështirësinë e kanë në hasjen e parë, në takimin e parë. Ata janë fëmijë shumë te zgjuar dhe kanë shqisa shumë të mprehta. Agresiviteti tek këta fëmijë është momental dhe është I menaxhueshëm.Kështu nëse problemi qëndron tek bluza e bardhë, mund të ndërrohet ngjyra e përparses deri sa të bëhesh shok me fëmijën.Nga studimet pasthirma “A” është e para që del tek fëmijët me spektër të autizmit, që do të thotë se pjesa e hapjes së gojës realizohet e bashkëshoqëruar me këtë pasthirrmë.Kjo është faza e parë. Faza e dytë është durimi mes mjek-fëmi-prind.Këta fëmijë duhet të kenë gjithmonë pranë prindin e tyre ose psikologun e tyre klinik.
Takimet do të jenë tre herë në muaj, çdo dhjetë ditë dhe do të jenë të ndarë ne grupmosha. Fëmijët jane te ndare ne dy gupe: 2-6 vjeç dhe 8-10 vjeç. 70% e punës në 6 muajt e parë është proces terapeutik dhe psikologjik. Në 6 mujorin e dytë do të fillojë procesi klinik.

Cili është stafi me të cilin do të punoni ne fondacion?

Stafi përbëhet nga psikologia e fëmijëve Frida Haxhia dhe asistetja ime Brunilda Gjergjani.

Ky bashkëpunim do të jetë kontribut nga ana juaj?

Absolitisht po. Do te jete falas. Këshu do të jetë gjithmonë. Madje përfitoj nga rasti ti bëj thirrje edhe bizenseve, miqve, shokëve e kolegëve që të investojnë sado pak për fëmijët që kane probleme shëndetësore në vendin tonë.

18 Janar 2016

Mësimi i Aftësive tek të Vegjëlit, Një Program për Prinderit.

Fondacioni sjell në DVD paketën e re didaktike.

Fondacioni Fëmijët Shqiptarë sjell instrumentin më të ri në fushën e edukimit terapeutik për fëmijët më çrregullim të spektrit autik. Bëhet fjalë për: “Mësimi i Aftësive tek të Vegjëlit, Një Program për Prinderit”, një projekt i cili ka ardhur si bashkëpunim i fondacionit me organizatën “Autism Speaks” dhe Universitetin e “Connecticut” dhe është mirëfilli një kërkim shkencor I sponsorizuar nga “Autim Speaks” dhe Instituti Kombëtar I Shëndetit në SHBA.

Projekti I cili tashmë ka filluar që në muajin Dhjetor të vitit 2014 , vjen në formën e një materiali të përbërë nga 6 DVD për 6 kapituj dhe 4 kapituj tekst bashkangjitur. Ai u mëson prindërve hap-pas-hapi si të punojnë me fëmijët e tyre. Materialet filmike të paketës prej 6 DVD sjellin shëmbuj konkret udhëzimesh dhe procesesh terapie me video-klipe të rregjistruar enkas për këtë qëllim , për të orinetuar drejt dhe saktë prindërit se si të bëjnë gjënë e duhur me femijët e tyre për të patur sukses.

Kjo paketë e çon kështu punën e fondacionit deri në zonat më të largëta të vendit, aty ku shërbimet cilësore do tu duhen kohë për të mbërritur.Kështu familjet që jetojnë në zona të thella dhe që nuk kanë mundësinë e pasjes afër të një terapisti, mund të informohen dhe edukohen nëpërmjet këtij programi shumë të vlefshëm në mënyrë vizuale .

Programi terapeutik I cili besohet se është më I miri në botë aktualisht, është hartuar nga profesoret Deborah Fein dhe Lynn Brennan, të cilat për një pjesë të mirë te auditorit tonë janë te njohura prej librave të tyre të përkthyera e publikuar në shqip, Aktualisht projekti është i shtrirë në 4 qytete: Tiranë, Elbasan, Korçë dhe Berat.

Fondacioni gëzon të drejtën e autorit për tekstit në shqip në mbarë botën si dhe të drejtën e shpërndarjes dhe ripordhimit të këtij materiali për familjet shqip-folëse në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Greqi, Serbi etj.

Organizata “Autism Europe” publikon arritjet e Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë”

Organizata Autism Europe publikon arritjet e Fondacionit Fëmijët Shqiptarë

Misioni i Fondacionit “Fëmijët shqiptarë” dhe presidentes, Dr.Liri Berisha ka gjetur jehonë të veçantë tek një prej botimeve më serioze të institucioneve evropianë që merren me fëmijët autikë në Evropë.Misioni i Fondacionit “Fëmijët shqiptarë” dhe presidentes, Dr.Liri Berisha ka gjetur jehonë të veçantë tek një prej botimeve më serioze të institucioneve evropianë që merren me fëmijët autikë në Evropë.

Në këtë artikull ndër të tjera publikohen të dhëna mbi shërbimin dhe punën e jashtëzakonshme që ekspertet dhe mjekët e fushës bëjnë çdo ditë për fëmijët autikë në dy qendrat rajonale për autizëm .

Misioni i Fondacionit “Fëmijët shqiptarë” dhe presidentes, doktoreshë Liri Berisha ka gjetur jehonë të veçantë tek një prej botimeve më serioze të institucioneve evropianë që merren me fëmijët autikë në Evropë. Përmes revistës “Link”, organizata “Autism Europe” i ka dedikuar një hapësirë të posaçme publikimit të punës dhe arritjeve të shumta që Fondacioni dhe presidentja e tij Liri Berisha ka shënuar për fëmijët autikë shqiptarë, duke ngritur një realitet mbështetës dhe plot shpresë. Në këtë artikull ndër të tjera publikohen të dhëna mbi shërbimin dhe punën e jashtëzakonshme që ekspertet dhe mjekët e fushës bëjnë çdo ditë për fëmijët autikë në dy qendrat rajonale për autizëm. “Ndërtimi i një të ardhme më të mirë përmes edukimit”, është filozofia e punës me këta fëmijë të cilët gjejnë tek stafi i qendrave dhe tek doktoreshë Berisha përkushtimin dhe dashurinë për një tashme dhe të ardhme me shumë mundësi dhe një jete me standarde sa më normale”-thuhet në këtë artikull.

Të ngritura në vitin 2011 dhe në vitin 2015, dy qendrat trajtojnë dhe mbështesin mbi 100 fëmijë nga mosha dy deri në tetëmbëdhjetë vjeç me programe dhe kurrikula të cilësisë me standarde tërësisht evropiane.

Organizata “Autism Europe” e cila evidenton misionin fisnik të Fondacionit në këtë artikull, është organizata lider më e madhe europiane për çështjet e Autizmit. Ajo përbëhet nga 80 organizata dhe shoqata nga 30 vende të ndryshme të Europës dhe ka një ndikim të fortë në lobimin për çështjen e të drejtave të personave me autizëm.

8 Janar 2016

Fondacioni vizitë në shtëpinë e katërnjakëve.

Fondacioni vizitë në shtëpinë e katërnjakëve.


Ata erdhën në jetë të katër-ët së bashku 9 vjet më parë, duke sjelle jo vetëm gëzim të madh në shtëpinë e tyre dhe tek të afërmit, por edhe shumë dilemma dhe pasiguri për mirrërritjen e tyre.

Në këtë fundvit ata nuk rrethohen më nga dashuria e mamit Lindita që I solli në jetë pasi një sëmundje e rëndë ja mori jetën pak muaj më parë. Fondacioni Fëmijët Shqiptarë I cili ka mbështetur prindërit çdo vit në rritjen e këtyre fëmijëve, së bashku me përfaqësueset e bordit znj. Elizabeta Gjoni dhe znj. Elvana Hana, vizituan në prag festash shtëpinë e katërnjakëve duke I gëzuar fëmijët me dhurata të personalizuara.

Doktoreshë Liri Berisha tha se të gjithë donin të vinin për të parë se sa ishin rritur këta fëmijë, se sa të bukur janë bërë dhe për ti gëzuar me një dhuratë . Dhuratat janë përgatitur nga I gjithë stafi fondacionit duke I përshtatur për fëmijët.


Ajo u shpreh: – “Unë sot do të doja ti besoja asaj përrallës së ëngjëjve që rrinë në qiell dhe që shohin se ç’bëhet në tokë. Do të doja që Lindita sot të shikonte se sa shumë miq keni ju sot në shtëpi, se sa të gëzuar bashkë me këta njerëz e bëni vitin e ri. Do të doja që ju sot të ishit të lumtur dhe të gëzuar jo vetëm me njëri-tjetrin por edhe me shokët tuaj”.

Familja Cala e cila gezonte një djalë me të madh kur katërnjakët erdhën në jetë, u ndihmua në atë kohe nga qeveria me nje shtepi .Gjyshja dhe babai I Marios, Albionës, Luisit , Simonit, dhe djalit më të të madh Enit, falenderuan fondacionin për ndihmën e pakyrsyer që në lindje të tyre.


Gjatë bashkëbisedimit me babain e papunë, Dr.Liri Berisha dhe përfaqësuesit e bordit morën përsipër t’i ndihmojnë në vashdimësi fëmijët si në anën materiale ashtu edhe në përkujdesjen shëndetësore me qëllim mirërritjen e tyre.

27 Dhjetor 2015

Festa e fundvitit në Qendrën Rajonale për Autizmin në FARKE.

Festa e fundvitit në Qendrën Rajonale për Autizmin në FARKE.

Një ditë për të mos u harruar ishte festa në Qendrën Rajonale për Autizmin në Farkë. Femijë të qendrës, së bashku me motrat , vëllezerit , prindërit e gjyshërit e tyre, si dhe stafi i Fondacionit Fëmijët Shqiptarë, festuan të gjithë së bashku,harëshem festat e fundivit.

Kete vit ketij organizimi festiv ju bashkangjit edhe ambasadorja kineze ne vëndin tonë Sh.S.Znj. Jiang Yu dhe stafi I grave të trupit diplomatik të kesaj amabsade të cilat më herët vizituan qendrën rajonale për autizmin në Farkë dhe zhvilluan një takim me Dr.Liri Berishën. Duke sjellë për fëmijët edhe disa dhurata amabasadorja kineze Sh.S.Znj. Jiang Yu dhe dr. Liri Berisha uruan fëmijët dhe familjarët e tyre për festat duke u përcjelle atyre më shumë gëzime dhe shëndet në vitin që po vjen.

Mes këngëve, lojrave , dhuratave dhe fotografive që fiksonin momentet më të veçanta të festës, dr.Liri Berisha përcolli urimin për fëmijët, prindërit dhe stafin e terapistëve të të dy Qendrave Rajonale për Autizmin.