Gëzuar festën e Halloween-it…!
Gëzuar festën e Halloween-it…!
Fëmijët e duan shumë festën e Halloween-it … që nga qirinjtë e deri tek kostumet e personazheve të ndryshme. Kjo festë e gjeti Qëndrën Rajonale për Autizmin Nr.2 plot me punime të tyre të vizatura dhe të punuara në materiale si letër, copa, kunguj, e pikture, të cilat jo vetëm përshfaqën punën e terapisteve në qender me fëmijet, por edhe nxitën fantazinë e fëmijëve në krijimin e sa më shumë portreteve artistike .
Festa e Halloween-it mblodhi së bashku shumë fëmijë dhe prindër. Këta të fundit u bën pjesë aktive e kesaj feste duke performuar me fëmijët e tyre personazhet e zgjedhura. Të ndihmuar nga terapistët e qendres , performancat me personazhe dhuruan shumë argëtim tek fëmijët dhe tek të rriturit e ftuar.
Duke falenderuar punën e stafit por edhe të vetē prindërve, Dr.Liri Berisha uroi që kjo punë e mrekullueshme me fëmijët të nxitet dhe pasurohet më tej me qëllim formimin dhe pasurimin e tyre .