Duket e pakonceptueshme se si fëmijët me çrregullim të spektrit autik mund të festojnë duke protestuar. Por asgjë nuk është e pamundur. Mjafton pak mbështetje nga nënat , baballarët dhe terapistët dhe mesazhet sensibilizuese të këtyre fëmijëve për të mos I paragjykuar as në pamje, as në lëvizje, as në ngjyrë, as në mënyrën se si qëndrojnë apo perceptojnë njohuritë dhe produktet e reja, as në mënyrën se si flasin apo sepse janë të ngurtë në krijimin e marrëdhënieve sociale, përcillen edhe duke festuar.
Kjo ndodhi edhe në Qëndrën Rajonale pëe Autizmin në Farkë. Fëmijët e të dyja qëndrave Rajonale për Autizmin dhe fëmijët e Kolegjit “Turgut Ozal” u bënë bashkë dhe përmes një programi të larmishëm aktivitetesh me recitime, këngë, pjesë në instrumenta muzikore, kërcime etj, I thanë “JO Dhunës, abuzimit dhe Diskriminimit ndaj fëmijëve”.Së bashku ata përcollën mesazhe të forta për të transmetuar buzëqeshje dhe lumturi midis tyre