Në shtëpinë e motrave të Nënë Terezës me fëmijët për festat..
Fondacioni Fëmijet Shqiptar për të dhjetin vit me rradhë vizitoi për festat e fundvitit shtëpinë e Motrave të Nënë Terezës. Këtu qëndrojnë të strehuar dhe marrin shërbime persona me aftësi të kufizuar si dhe me probleme të ndryshme sociale dhe shëndetësore.
Pjesë e urimeve të fundvitit u bënë edhe disa femijë, të cilët përveç përgatitjes së dhuratave për të moshuarit, përcollën tek ata më shumë dashuri, mirënjohje dhe nderim .Dr. Liri Berisha tha se ardhja e tyre në këtë shtëpi është një shëmbull për të gjithë të rinjtë e tjerë.
“Këtë vit ne plotësuam dëshirat e këtyre fëmijëve që përpos kuriozitetit për të vizituar shtëpinë donin të ishin pjesë e festës tuaj për t’ju treguar se nuk jeni vetëm. Ata kanë ardhur këtu për t’ju përjcjellë dashuri dhe mirënjohje dhe për t’ju treguar se ashtu siç marrin dhurata nga prindërit dhe gjyshërit , janë po aq të ndjeshëm ndaj njerëzve në nevojë , shokëve të sëmurë, jetim apo të varfër që nuk festojnë dot. Këta fëmijë janë këtu si një shembull i bukur dhe prekës për moshatarët e tyre. Ata mësojnë nga ju se shohin konkretisht atë që lexojnë e mësojnë në libra, se ekzistojnë motrat e Nënë Terezës që vullnetarisht I shërbejnë kësaj pjese.Nesër në shkolla kur të flitet për shenjtërimin , do të dinë pse-në, e do të tregojnë se si mund të ndryshojë jeta e personave në nevojë nëse u jep pak kohë, përkushtim dhe dashuri”.
Fëmijët e vlerësuan shumë këtë vizitë në shtëpinë e motrave të Nënë Terezës ndërsa të moshuarit shprehën mirënjohje të thëllë për këtë vëmëndje të fondacionit.
5000 Euro per vogelushin Kristi…
Fondacioni Femijet Shqiptare u solidarizua në ndihmë të vogëlushit Kristi Maze duke dhuruar nje shume prej 5000 Eurosh. Kjo shumë i siguroi Kristit garancinë për të filluar procedurat paraprake të transplanit të melçisë me spitalet në shtetin fqinj Itali por fatkeqësisht vogëlushi Kristi nuk ja doli ti rezitojë operacionit.Ngushëllime të sinqerta familjes Maze.
2000 Euro për Klajdi Spahiun
Fondacioni Fëmijët Shqiptarë u solidarizua në ndihmë të 20 vjeccarit Klajdi Spahiu I cili u doagnostikua me Leucemi Akute AML.Pas përmbylles së tre cikleve me kimioterapi në Gjermani me vlerë 80 mijë Euro, familja e Kladit nuk kishte më mundësi financiare të vijonte pagesën edhe për dy seanca të tjera në shumën 60 mijë Euro. Fondacioni ju bashkangjit thirrjes për ndihmë dhe kontriboi në shumën 2000 Euro.Shërim të shpejtë Klajdi.