Festa e fundvitit ne Qendrën Rajnale për Autizmin në Farkë
Një festë që përtej ngjyrave, organizimit dhe dhuratave solli shumë gëzim tek fëmijët, shumë familjaritet mes nënave dhe baballarëve dhe shumë harmoni mes tyre dhe stafit. E tillë ishte panorama e ambjentit festiv të fundvitit në Qendrën Rajonale për Autizmin në Farkë ku fëmijë të të dyja qëdrave ju gëzuan festës që Fondacioni Fëmijët Shqiptarë kishte përgatitur për ta falë kontributit në dhurata të dy sponsorve Credins Bank dhe FLORFARMA Sh.p.k.
Drejtuesja e Fondacionit Fëmijët Shqiptarë Dr.Liri Berisha në mesazhin e fundvitit drejtuar stafit dhe prindërëve u shpreh se festat e fundvitit nuk janë thjesht një ndërrim vitesh në kalendar por edhe një përcjellje kohësh që sjellin misione të reja me energji dhe vullnet më të fortë për punët që janë nisur.
“Javët e fundit kaluam të gjithë kohë të vështira. Fatkeqësia natyrore që përfshiu vendin solli shumë dhimbje, shumë lot, panik dhe frikë. Kjo ngjarje u ndje jo pak edhe tek fëmijët tanë të cilët e përjetuan në dimensionet e tyre edhe më të vështira. Edhe në këto kushte disa nëna të fëmijëve tanë, dolën ngë shtëpitë dhe shkuan në zonat e fatkeqësisë për të dhënë mbështetjen e tyre për fëmijët që mbetën pa strehë duke u dhënë atyre shumë dashuri, ngrohtësi dhe solidaritet.Ky është shpirti i nënave të fëmijëve tanë që në ditë të vështira dinë të mbajnë dhe të ndajnë hallin, dinë të japin forcë nga forca e tyre e rimëkëmbjes së përditshme dhe dinë të japin zemër. Uroj që të gjithë bashkë këto ngjarje të na bëjnë më të fortë, të shohim shpirtin e solidaritetit më të fortë se kurrë e ta vëmë atë në funksion të nevojave të fëmijëve tanë .Uroj që 2020 të jetë një vit i mbarë dhe i arritjeve të mëdha për fëmijet tuaj. Çdo arritje në drejtim të pavarësimit të një fëmije sjell shpresë për fëmijët e tjerë”- u shpreh Dr. Liri Berisha.
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!