Kjo javë shënoi një ngjarje të rëndësishme për familjet tetovare që kanë fëmijë me çrregullim të spektrit autik. Një qendër e re shërbimesh terapeutike në gjuhën shqipe u hap në këtë qytet me shumicë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, duke u dhënë kështu fëmijëve nje mundësi rehabilitimi dhe integrimi pranë vendbanimit, pa qenë nevoja më të marrin rrugët drejt Shkupit apo Tiranës. Qendra mori emrin “Fluturo për Jetën”, ashtu si disa strehëza të para që u hapën fillimisht në Shqipëri.
Kjo qendër, e mundësuar nga shoqata “Purpura”, u mbështet në literaturë dhe formim profesional të stafit nga Fondacioni Fëmijët Shqiptarë, që tashmë është kthyer në promotorin e zhvillimit të këtyre qendrave edhe në Rajon.
Inagurimi i hapjes së ambjenteve të reja të kësaj qëndre mori vëmëndje të posaçme nga Drejtuesja e Fondacionit Fëmijët Shqiptarë Dr.Liri Berisha, njëherësh mjeke dhe pediatre, Dr. Ariel Çomo, psikiater për fëmijë, drejtues didaktiko shkencor i Qendrave Rajonale për Autizmin në Shqipëri si dhe Eleana Naçi, psikoterapiste CBT, drejtuese administrativo-klinike e Qendrave Rajonale për Autizmin në Shqipëri. Përfaqësuesit nga Shqipëria u pritën nga kryetarja e Bashkisë së Tetovës zj.Teuta Arifi , drejtoresha e qendrës së re të Autizmit “Flutoro për jetën Tetovë” zj. Fatjona Geci si dhe shumë përfaqësues të institucioneve shtetërore, profesorë dhe miq.
Pas vizitës në ambjentet e reja dhe përgjigjes së interesimit të medias lokale, axhenda vijoi me zhvillimin e Konferencës Rajonale me temë “Së bashku ta bëjmë autizmin të flasë” . Hapja e kësaj konference e cila mori vemendjen e shumë qytetarëve dhe specialistëve të rinj, u bë nga kryetaria e bashkisë zj.Teuta Arifi dhe zj. Liri Berisha duke vijuar më pas me panelistët nga Shqiperia, Maqedonia, Mali i Zi.
Kryefjalë e konferences ishte ngritja e vetëdijes dhe sensibilizimi i shoqërisë ndaj çrregullimit të spektrit Autik.
Presidentja e Fondacionit Dr.Liri Berisha theksoi: “Nëse ne sot nuk njohim shkaqet e autizmit, arsyet, menyren e shpejt te rritjes se statistikave, nëse ne sot nuk mund tu japim pergjigje perseve te shumta me te cilat perballemi, indiferenca dhe shperfillja nga mos dija nuk mund te na justifikoj me. Vetedija se jetojme me autizmin duhet te zgjojë këdo, mjaft të kujtojmë se 1 në 58 fëmijë i takon këtij spektri. E konsideroj fat që drejtimin e kesaj komune të rëndësishme e ka nje zonjë me një zë të fuqishëm, që është dhe grua dhe motër dhe që ndjeshmerinë e ka shprehur dhe e mbështet me shqetësim deri tek qelizat e dobta te këtij komuniteti. Hapja e qendres duke ndihmuar sherbimet terapeutike afer vendbanimeve ne gjuhen shqipe është sukses i jashtezakonshem”.
Kryetarja e Bashkisë së Tetovës Teuta Arifi garantoi mështetje të vashdueshme për këtë qendër duke thekesuar se do të jetë pjesë aktive e këtij procesi.Dr. Ariel Çomo theksoi se Autizmi është sfidë për çdo shoqëri. Prezantimi i tij në këtë konferencë synoi te tregonte avantazhet dhe dizavantazhet e ndertimit te sherbimeve te reja ne vende e komunitete ku Sherbimet mungojne. Psikoterapistja Eleana Naçi theksoi rëndësinë e bashkepunimit me prinderit si dhe mbeshtjen e tyre ne shërbime.
Qendra do t’i shërbejë fillimisht 12 fëmijëve me shërbime terapeutike të çertifikuara.