Festuam, gëzuam dhe kontribuam në pajisjen e një kopështi publik me gjithshka që nevojitej.
Fondacionim Fëmijët Shqiptarë, këtë vit 1 Qershorin festoi me fëmijët e qytetit të Bajram Currit. Shkak u bë inisiativa që fonadcioni ndërrmori për të pajisur me të gjitha pajisjet e domosdoshme një kopshët public në qëndër të qytetit i cili ishte rikonstruktuar pjesërisht me fondet e qeverisë zvicerane dhe asaj austriake por i mungonin elemëntët bazë të përditshmërisë siç ishin krevatët, tavolonit, karriget, mjetet mësimore, sobat e gatimit , lavatriçet etj.
Pajisja me këto orendi u bë i mundur falë bujarisë së biznesit i cili ofroi Fondacionit Fëmijët Shqiptarë shancin për t’i bërë këta fëmijë të kalojnë të lumtur e të qetë ditët e tyre në kopësht.
Pritja bujare e komunitetit të prindërve të këtij kopshti por edhe të banorëve të zonës na impresionoi në mënyrë të jashtëzakonshme. Valle popullore të krahinës, byrek tradicional me rrathë të zonës dhe një Shqiponjë e punuar në mënyrë artizanale me gurë të shndritshëm nga miniera e Trepçes, ishin këto disa nga momentet më të veçanta të pritjes së bukur që stafi i edukatoreve dhe bashkia e Bajram Currit kishin përgatitur për stafin e fondacionit dhe donatorët.
Falenderimet e prindërve erdhën në çdo shtrëngim duash me drejtuesen e Fondacionit Fëmijët Shqiptarë Dr.Liri Berisha e cila këtë pritje e konsideroi të shumë të përzemërt dhe emocionuese.
Dr.Berisha u përcolli prindërve dhe edukatorëve edhe këtë mesazh për fëmijët tanë me çrregullim të spektrit autik dhe për çdo fëmijë tjetër me aftësi ndryshe:
“Të tregohemi miqësor dhe dashamirës me ta! T’u mësojmë fëmijëve tanë si të jenë të afërt dhe të dashur me ta! Të kontribuojmë me sa të mundemi, t’i mbështesim dhe t’i integrojmë, pasi cdo vëmëndje që kushtojmë për ta, na bën më të bukur dhe më të pasur shpritërisht në fund të ditës”.
Kryetari I Bashkisë së Bajram Currit, Besnik Dushaj në pritjen që rezervoi për stafin e fondacionit dhe donatët e quajti shumë të vlefshëm dhe bujar këtë donacion dhe falenderoi fondacionin për vëmëndjen që qasi për fëmijët e këtij qyteti.