Kombëtarja shqiptare I bashkohet fushatës ndërgjegjësuese për Autizmin.

Në prag të ditës ndërkombëtare të Autizmit, futbollistët e përfaqësueses Kombëtare të futbollit i janë bashkuar kauzës ndërgjegjësuese të fondacionit “Fëmijët Shqiptarë” për më shumë mbështetje dhe integrim ndaj fëmijëve dhe individëve që jetojnë më çrregullim të spektrit autik. Të kryesuar nga zv.presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Edvin Libohova, sekretari i FSHF-së Ilir Shulku  si edhe nga trajneri i skuadrës kombëtare Christian Panuçi, lojtarët kanë zbritur në Qendrën Rajonale për Autizmin në Farkë, ku janë pritur nga presidentja e fondacionit, Dr.Liri Berisha, si dhe janë takuar me fëmijët që marrin terapi aty, si edhe me prindërit e tyre. Djemtë e Kombëtares, pasi panë nga afër ambientet ku ata marrin shërbime, improvizuan një ndjeshje të shpejtë futbolli me ata më të rriturit, por edhe shkëmbyen fanellat e kombëtares me ato të fondacionit.

Presidentja e Fondacionit “Fëmijët Shqipëtarë”, Dr. Liri Berisha, pasi falënderoi FSHF-në për këtë mesazh të fortë mbështes ndaj kauzës së autizmit, i cilësoi djemtë e Kombëtares si ambasadorët më të mirë të Kombit në rritjen e ndërgjegjësimit dhe përhapjen e humanizmit ndaj fëmijëve më aftësi të kufizuara. Sipas zonjës Berisha, ardhja e skuadrës kombëtare në këtë qendër ishte një mbështetje e fortë për të sensibilizuar dhe ndërgjegjësuar opinionin për autizmin.

“Sporti ka qënë gjithmonë frymëzim për inisiativa dhe aktivitete humanitare. Kjo sot shumëfishohet pasi ju jeni ambasadorët dhe njerzit më të dashur të këtij kombi. Kombëtarja është e dashur për të gjithë brezat , nga këta fëmijë të vegjël e deri tek më të rriturit.Ardhja juaj sot këtu është një mbështetje shumë e madhe ndaj një fenomeni që nuk njihet dhe është enigëm siç është Autizmi. Ardhja juaj është besim, shpresë, krenari dhe një kurajo e madhe për prindërit që vuajnë gjithë jetën autizmin me këta fëmijë.Nga ana tjetër është edhe një vëmëndje e shoqërisë për të kthyer kokën nga kjo dhimbje.Ky është aktiviteti më emocionues që ka patur ndodnjëherë kjo qendër”.

Zv.presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit z.Edvin Libohova, duke përshëndetur misionin e përkushtuar të  Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë” në fushën e autizmit, tha se sporti u ka dhënë gjithmonë zë mesazheve për më shumë humanizëm dhe mbështetje ndaj personave në nevoje.

“Jam shumë i nderuar që i bashkohem sot këtij sensibilizimi. E vlerësoj shumë misionin mbështetës të Fondacionit ”Fëmijët Shqiptarë” ndaj këtij ç’rregullimi dhe bëhemi pjesë e zbutjes së kësaj dhimbjeje. Ne do të jemi sërish këtu edhe me skuadra e nisma të tjera”.

Trajneri i Kombëtares, Christian Panuçi, e vlerësoi si shumë të nevojshme vendosjen e sportit në funksion të rritjes së ndërgjegjësimit ndaj kauzave që prekin njerëzit në nevojë dhe theksoi në mesazhin e tij, për më shumë angazhim dhe vëmendje karshi këtyre fëmijëve.

“Jemi shumë të lumtur që jemi këtu përpara këtyre fëmijëve të mrekullueshëm për të përshëndetur ata dhe prindërit e tyre. Jemi Ekipi Kombëtar dhe një lëvizje shumë e rëndësishme, por në radhë të parë jemi njerëz dhe jemi prindër. Në shpresojmë që mund t’u japim këtyre fëmijëve një buzëqeshje sot, por edhe një shpresë. Në emër të Presidentit të FSHF-së, z.Armand Duka, që për një impenjim pune nuk është sot këtu, dua të përcjell mesazhin për të qenë sa më afër këtyre fëmijëve. Ne i bashkohemi thirrjes për ndërgjegjësim ndaj autizmit. Ky është një ç’rregullim i dhimbshëm që krijon plagë në shoqëri dhe kërkon vëmëndje dhe përkushtim nga e gjithë shoqëria, por edhe fonde konkrete në drejtim të këtyre fëmijëve. Sporti ka treguar se është gjithmonë në mbështetje të këtyre kauzave. Jemi po kaq të nderuar dhe të vlerësuar që jemi ftuar nga fondacioni juaj mes këtij grupi fëmijësh fantastikë”.

Pas një loje të improvizuar mes fëmijëve dhe futbollistëve, djemtë e Kombëtares dhe stafi i fondacionit thirrën njëzëri “Ndriço Blu për Autizmin”, veprim symbol ky që rrit vetëdijen e publikut dhe atë shtetërore për më shumë vëmendje dhe mbështetje ndaj individëve të prekur nga ky çrregullim. Në fund një foto e përbashkët e një takimi jashtëzakonisht afeksionues mes fëmijëve që trajtohen nga autizmi. Një moment i mrekullueshëm që do të mbahet mend gjatë, pasi këta fëmijë kanë nevojë për gjithçka.

Mirënjohje dhe nderim për gratë që mbështetën 20 vite mision humanitar të Fondacionit Fëmijët Shqiptar.

Mbështetja e fëmijëve me autizëm, talasemi, me nevoja të veçanta në zhvillim apo edhe mbështetja sociale e tyre në rritje dhe arsimim, nuk do të kishin qënë të mundura për Fondacionin Fëmijët Shqiptar pa mbështetjen dhe bujarinë e donatorëve. Në prag të festës së gruas, drejtuesja e Fondacionit Dr.Liri Berisha organizoi një pritje të veçantë për gratë që kane dhënë një kontribut të çmuar në misionin e fondacionit duke u shprehur kështu mirënjohje dhe falenderime jo vetëm në emër të stafit, por edhe në emër të mijra prindërve, jeta e të cilëve është bërë më e bukur dhe më e lehtë falë kësaj mbështetjeje.

Ndër të tjera Dr. Liri Berisha u shpreh:

“Me punën dhe mbështetjen tuaj ju i keni kthyer buzëqeshjen nënave, familjeve, i keni bërë ata që të kthehen në kohë , I keni bërë që ta duan jetën , I këni ngritur që ata të ecin përpara. Fondacionit i dhatë një emër, por më ndryshuat edhe mua dhe unë j’ua di për faleminderit, është nje ndryshim vërtetë I madh për mua.
Nuk ka gjë më dinjitoze, nuk ka gjë më të bukur se sa të lehtësosh dhimbjen e nje prindi qe vuan gjithë jetën , I dhemb shpirti për birin e tij apo për bijën e tij dhe ju përballë kësaj dhimbjeje nuk keni qëndruar indiferente, përkundrazi, as nuk keni dhënë vetëm keqardhje , por përkundrazi, jeni rreshtuar me ne, keni luftuar dhe keni punuar që të mos dëgjoni nga këta prindër të lodhur dhe të vrarë shpirtërisht atë shprehjen: “si do jetë e ardhmja e fëmisë tim nesër”?

Për të shpehur mirënjohjen ndaj këtyre grave me kontribute të çmuara dy fëmijë të qëndrës Belkisa dhe Markea, tashmë të integruara plotësisht në shkolla falë mbështetjes me terapi, performuan me një recitim dhe pjesë në organo ndërsa mamaja e Jamarbrit, djalit në spektër të autizimit por me aftësi të veçanta përcolli falenderime të përzemërta në emër të gjithë prindërve. Ndërkaq një nga terapistet e Qendrës Rajonale për Autizmin në Farkë , @Ola Minxhozi u përcolli të ftuarave mirënjohjen e të gjithe profesionistëve që u trajnuan dhe u formuan për te qënë të denja ne trajtimin e fëmijeve me Autizëm.

Takimi u përshëndet nga nja fjalim I ngrohtë dhe një recitim shumë I ndjerë I aktores së mirënjohur Margarita Xhepa e cila emocionoi të gjithë pjesëmarrëset

Unë jam ngacmuar dhe tallur në pjesën më të madhe të fëmijërisë time, por tani jam një shkrimtar.

Ky postim është nga Khali Raymond i cili jeton në Newark, në New Jersey. Khali është një autor, një poet dhe një artist. Që fëmijë, ai u diagnostikua me Asperger. Ai po e ndan historinë e tij me të tjerët për t’i frymëzuar ata dhe për të hedhur dritë mbi eksperiencat e vështira e të errëta në jetën e tyre.

Të jetosh me Asperger nuk është e lehtë. Imagjinoni veten në një dhomë plot njerëz. Të gjithë këta njerëz janë duke qeshur dhe duke u shoqëruar me njëri-tjetrin, por ju nuk jeni. Ju jeni ulur atje në qoshe i vetëm, duke parë që të gjithë shoqërohen me njëri-tjetrin. Askush nuk e dallon që jeni atje. Ju keni probleme të shprehni veten sepse nuk dini si ta bëni. Frika juaj për t’u refuzuar dhe ndjesia se jeni i papërshtatshëm, ju shoqëron gjithmonë. Ndërsa jetoni me këtë çrregullim, ata përreth jush nuk mund ta kuptojnë dhimbjen tuaj. Ju vazhdimisht ndjeni mërzi dhe zemërim. Ju duket sikur kjo gjë ju tërheq në një humnerë, një humnerë që të çon në një pikë pa kthim.
Unë e kam përjetuar këtë ndjenjë. Duke u rritur, unë kurrë nuk munda të përshtatem me të tjerët. Që fëmijë, nuk munda të shihja një të rritur në sy. Nuk ishte vetëm pjesa që nuk mundja të shihja dikë tjetër në sy, që më bëri të ndihesha shumë i parehatshëm. Në situata shoqërore, zemra ime rrihte shumë shpejt dhe bëhesha shumë nervoz. Unë isha ai që lihesha jashtë, sepse unë nuk mund të merresha vesh me fëmijët e tjerë. Unë isha gjithashtu shpesh here i ngacmuar nga të tjerët. Fëmijët talleshin me mua për mënyrën sesi flisja, ecja dhe shikoja. Kur i’u përgjigjesha pyetjeve në klasë, fëmijët më nënvlersonin.

As familja ime nuk e kuptonte Aspergerin tim. Unë u përpoqa të kërkoj ndihmë, por ato nuk më dëgjonin. Kjo gjë më bëri të ndihesha edhe më keq, gati në depresion. Ngacmimet në shkollë u bënë aq të shumta e të rënda saqë unë në moshën 11 vjecare, tentova të vetvritesha. Isha duke u hedhur nga dritarja e dhomës time, por ishte nëna ime që më ndaloi ta bëja. Pas kësaj, të shkruarit u bë mjeti i komunikimit për mua. Më pëlqen shumë të shkruaj. Kur isha në klasë, isha i pari që ngrihesha në mësim dhe ndaja me të tjerët, atë cfarë kisha shkruar. Mësueset e mia u mahnitën nga mënyra se si unë shkruaja. Por, kjo nuk tregonte për pasigurite e mia, vetvlerësimin tim të ulët dhe paaftësinë time për tu bërë protektiv i vetes në situata të ndryshme sociale. Fëmijët mund të me thërrisnin me emra të ndryshëm të shëmtuar, si i vonuar, budalla apo dhe me të tjerë.
Kam humbur babain kur isha vetëm 1 vjec, dhe kjo gjë ka ndikuar shumë në mënyrën se si unë jam rritur. Si një njeri me ngjyrë, të rritesh pa një baba nuk ishte e lehtë. Babai im ishte një njeri që e donin të gjithë, ai ishte shumë i shoqërueshëm. Të gjithë më thonin se i ngjaja shumë, por unë jam shumë ndryshe nga ai, unë jam e kundërta e tij. Unë nuk jam i shoqërueshëm si ai, jam i mbyllur dhe i turpshëm.
Ngacmimet vazhduan dhe në vitet e adoleshencës. Në moshën 14 vjecare, u shtrova në një spital per çrregullime mendore. Ata për një farë kohe më jepnin medikamente, por në vitin 2013 unë ndalova t’i merrja ato. Sapo shkova në shkollën e mesme, fillova t’i humbas shpresat, mendoja se nuk kishte një vend për një njeri si unë. E mbajta këtë barrë të madhe gjatë gjithë kohës. Askush nuk e kuptonte se çfarë unë kisha dhe se çfarë kisha kaluar. Por, nuk ndalova së shkruari, e lejova artin të ndikonte tek unë. Të shkruarit ishte arratisja ime e vetme. Ishte vendi ku asnjë s’më gjykonte apo ngacmonte. Pa kuptuar, kjo arratisje në të shkruar, më bëri që të shkruaj librin tim të parë në moshën 15 vjeç. Më 26 tetor të 2014 unë publikova “ Ballad of Sidney Hill”. Ky libër më tregoi se sa unë isha maturuar.
Kjo ishte prova që nuk e lejova Asperger-i që të më mposhte mua. Ata më thanë që nuk do mundesha të funksionoja kur të isha në shkollën e mesme, por të gjithë ata specialistë u gabuan. Deri tani, kam shkruar 40 libra. Tani jam në kolegjin Berkeley në Newark, New Jersey. Kam një mesazh për te gjithë ju: Mos lejoni kurrë rrethanat të përcaktojnë atë që ju jeni. Ju mund të jeni gjithcka që dëshironi!

Pershtati /Renata Gjasta
Burimi:www.autismspeaks.org/blog/2017/11/15/i-was-bullied-most-my-childhood-now-im-published-author