TE MOTRAT E NËNË TEREZËS ME DY KËNGËTARET E NJOHURA IRINI QIRJAKO & SABAHET VISHNJA.

Emocionuese dhe shumë e ndjerë ishte çdo minutrë që kaluam pranë të moshuarave në Shtëpinë e Motrave të Nënë Terezës në Tiranë. Të sëmura , të vetmuara por shumë dinjitoze dhe fisnike këto gra marrin kujdes të vashdueshëm nga motrat e palodhura të Nënë Terezës në çdo nevojë që ato kanë.

Fondacioni Fëmijët Shqiptarë vijoi traditën edhe në këtë fundvit duke shkuar pranë tyre për të përcjellë momente gëzimi dhe feste . Me dy këngëtaret e njohura Irini Qirjako dhe Sabahet Vishnja të moshuarat kënduan dhe kërcyen këngët e tyre të preferuara duke u ndjerë nostalgjike për vitet e shkuara dhe tepër të emocionuara nga zëri brilant I këngëtareve të ftuara nga Fondacioni.

Dr.Liri Berisha në mesazhin e saj drejtuar këtyre grave uroi për ditë më të lehta, për më shumë dashuri dhe qetësi ndërsa falenderoi shumë duarartat, motrat e Nënë Terezës për përkushtimin e jashtëzakonshëm dhe të devotshëm ndaj këtyre grave në nevojë, të cilat falë tyre nuk e kanë ndjerë mungesën e familjes dhe të afërmve.

Për të gjitha të moshuarat dhe motrat e Nënë Terezës stafi I fondcionit u kujdes edhe për dhuratat e fundivitit .