Tradita e fondacionit fëmijët shqiptarë edhe këtë vit nuk mungoi për të qënë pranë fëmijëve me talasemi në Lushnje. Të familjarizuar tshmë me ta dhe prindërit e tyre stafi i Fondacionit së bashku me drejtuesjen Dr.Liri Berishën u takuan me prindër të këtyre fëmijëve dhe stafin e mjekëve që shërbejnë aty prej vitesh duke u njohur me gjëndjen shëndetësore të fëmijëve dhe nevojat që ata kanë.
Dr.Liri Berisha ne mesashin e saj theksoi nevojen per rritjen e përgjegjshmërisë qytetare për të dhuruar më shumë gjak për këta fëmijë me qëllim që syte e tyre në ditë festash të mos mbahen tek halli I tyre I përmuajshëm , gjaku, por tek bredhi , dhuratat dhe ngjyrat e festës.
“Është bërë tashmë traditë prej vitesh që Fondacioni Fëmijët Shqiptarë të jetë pranë fëmijëve me talasemi dhe familjeve të tyre në prag të festave të fundvitit .Por vëmendja jonë nuk ndalet vetëm në këtë kohë të kalendarit por edhe në ditë të tjera të vitit kur ne kemi sjellë këtu dhurues vullnetar të gjakut.
Sa herë vij këtu, në çdo bisedë që bëj , ndjej shqetësimin e mjekeve dhe prindërve për mungesën e gjakut dhe vujatjet shëndetësore si pasojë e këtij fakti. Une do të doja të kujtoja se mjafton vetëm 10 minuta për të shpëtuar 3 jetë. Askush që ndihet i shëndetshëm nuk duhet të hezitojë ta bëjë këtë.
Mjekët thonë se ka rënë numri i lindjeve të reja me talasemi por përsëri ka ende foshnja që vijnë në jetë me këtë sëmundje, ndaj duhet më shumë ndërgjegjësim. Po kështu dhurimet vullnetare në Shqipëri janë ende të ulta dhe ato mbulojnë vetëm gjysmën e nevojave .
NDAJ, nuk duhet të harrojmë, as të shfaqemi indiferentë sidomos në këto ditë festash. Fëmijët duan të gezojnë.Le t’ua bëjmë më të bukura këto festa duke mos u’a mbajtur sytë te halli i tyre i përmjuashëm që është gjaku”!
Femijeve ju shperndane dhuratat qe stafi pergatiti enkas per ta ne keto dite festash.