Kina mban takimin e Rrjetit të Lidershipit të Advokacisë për Autizmin #ALN
Fondacioni prezanton modelin e mobilizimit të burimeve njerzore.
Fondacioni Fëmijët Shqiptarë mori pjesë në datat 10-11 nëntor në konferencën ndërkombetare të Rrjetit të Lidershipit të Advokacisë për Autizmin (#ALN) që u mbajt Xiamen të Kinës . Ky evenet është mbajtur çdo dy vjet në SHBA, por këtë vit u zhvendos për herë të parë Kinë. Konferenca mblodhi përfaqësues të organizatave nga vende të të gjithë kontinenteve
Dr. Liri Berisha, Presidente e Fondacionit, u ftua te ishte ndër katër përshëndetësit e nderit në çeljen plenare të aktivitetit, së bashku me zv.Presidentin e Autism Speaks Andy Shih, perfaqësuesin e Qeverisë Kineze të Rajonit, z. Shaoyu Ke dhe Drejtuesin e China Women’s Development Foundation, Z.Hailiang Guo që u kujdes për mbarëvajtjen e aktivitetit.
Dr. Liri Berisha vlerësoi në fjalën e saj kontributin e Qeverise dhe popullit të Republikës Popullore te Kines në perpjekjet botërore për jetë më të mirë të fëijëe dhe familjeve të prekur nga Autizmi dhe organizimin e shkëqyer, në çdo detaj, të këtij aktiviteti mjaft të rëndësishëm në bashkëpunim me organizatën lider të zhvillimeve të jashtezakonshme të dekadës së fundit, “Autism Speaks” në New York dhe themeluesve të nderuar e të jashtëzakonshëm të saj, Suzanne e Bill ëright.
Një moment mjaft i veçantë ishte ai kur piktori i famshëm kinez. Liu Zhong, gjatë hapjes së një ekzpozite në kaudër të aktivtetit, i dhuroi personalisht Dr.Liri Berishës një pikturë në shenjë nderimi , falenderimi dhe kënaqësie me motivacionin “Për kontributin e saj të vyer si Presidente e Fondacionit Fëmijët Shqiptare në fushën e Autizmit”.
Rrjeti I organizatave të Konferencës 2018 bëri bilancin 2 vjeçar ku u identifikuan praktikat e mira dhe platformat e bashkëpunimit në të ardhmen. Drejtuesi shkencor i Qëndrave Rajonale për Autizmin të Fondacionit Fëmijët Shqiptarë, Dr.Ariel Çomo, prezantoi tek partneret e tjerë modelin e mobilizimit dhe trainimit të burimeve njerëzore në një vend si Shqiperia për plotesimin, siç tha ai, të hendekut të madh mes nevojave dhe kapaciteteve reale.
Organizata “Autism Speaks” dhe partneret prej botes më të avancuar të shkences dhe organizimit komunitar diskutuan në këtë Konferencë të suksesshme mbi nje plan veprimi konkret dhe ambicioz të verifikimit e analizimit të nevojave në plan global dhe modeleve terapeutike më të avancuara për t’u zbatuar në kontekste e kultura të ndryshme.
Konferenca Nderkombetare e përdyvitshme e Lidershipit të Advokacisë përbën një moment të rëndësishëm në përpjekjet e komunitetit ndërkombetar për të avancuar axhendën e zhvillimeve të fushës dhe ndikimin e tyre në realizimin e Objektivave e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin e Qendrueshëm.
Në çdo ambjent që delegacioni I Fondacionit Fëmijët Shqiptarë vizitoi gjatë këtij aktiviteti u ndie dora e përkujdesjes dhe vëmëndjes së Ambasadores së Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri znj. Jiang Yu.
Dr. Liri Berishës iu rezervua një pritje e vlerësim prekës, mjaft i çmuar nga komuniteti i partnerëve të rrjetit, e në veçanti prej organizatoreve të aktivitetit.
Për të gjithë të pranishmit janë shpërndarë dhurata në shenjë kujtimi të kulturës Kineze.