Ekspertë shkencor dhe individë me autizëm sjellin përvojat më të suksesshme në terapinë e vashdueshme, mbështetjen sociale dhe zhvillimet teknologjike.
Nuk është një takim i zakonshëm shkencor që parakalon shifra dhe formula të kërkuesve në fushën e Autizmit, por një “panair” idesh, përvojash dhe gjetjesh që të çojnë drejt suksesve te garantuara në trajtimin terapeutik dhe integrimin e individëve me çregullim të spektrit autik, që mbetet sfidë për të gjitha vendet.
Me një anëtarësi prej 90 organizatash në fushën e autizmit, organizata “Autism Europe” mblodhi në datat 11-13 Maj 2018 në Rotterdam të Hollandës përfaqësues të tyre si dhe individë në spektër të autizmit dhe familjarë të tyre .
Presidenja Dr.Liri Berisha dhe terapistja Rezarta Hasmegaj që përfaqësuan Fondacionin Fëmijët Shqiptar në këtë takim, krahas përcjelljes së arritjeve modeste të qendrave rajonale të autizmit, u njohën me metodat më të fundit që përdorin sot arsimtarët në klasa ku ka fëmijë me këtë çregullim, me botimet më ndikuese në terapinë e vashdueshme të zhvillimit, me rezultatet e kërkimeve më të fundit shkencore dhe mbi të gjitha me modelet që shoqëritë europiane po zbatojnë për mbështetjen dhe integrimin e personave me autizëm.
Dr.Liri Berisha shtriu dorën e bashkëpunimit me të gjithë ata që përfaqësonin programet më të arrira të suksesit në fushën e autizmit për të sjellë në Shqipëri një litëraturë të përkthyer, ekspertë të fushës për trajnim të specialsitëve të rinj, projekte në ndihmë të personave me autizëm, etj.
Pas workshpit të zhvilluar në ambjentet e spitalit më të madh të Rotterdamit “Erasmus MC Sophia” ku temat kryesore ishin kërkime të shumta shkencore nga profesionistë të tij, një ditë shumë motivuese ishte ajo dëgjesës së një paneli të përbërë nga 8 individë me autizëm të integruar në shoqëri dhe me një status social të qëndrueshëm. Rrëfimet dhe diskutimet e tyre sollën përvoja personale të cilat identifikuan kërkesat për përgatitjen e metodave dhe programeve të personalizuara, në mënyrë që të tjerët të mund të integrohen më lehtësisht në shoqëri. Vëzhgimi i këtij paneli ishte shumë shpresëdhënës dhe frymëzues për sjelljen e këtyre shëmbujve edhe ne vendin tonë.
Temat profesorëve të ardhur nga universiteti i Cambridge sollën statistika dhe fakte se sot duhet punohet me shoqerinë per t`iu përshtatur autizmit dhe jo vetëm autizmi t`i përshtatet shoqërisë.