Fondacioni Fëmijët Shqiptar I uron festat fëmijëve me talasemi dhe familjeve të tyre.
Është kthyer në traditë tashmë që Fondacioni Fëmijët Shqiptarë të gjëndet në prag të çdo fundviti pranë fëmijëve me talasemi në Lushnje. Këtë vit edhe me një gëzim më shumë , pasi Qëndra e hapur për këta fëmijë dhe e pajisur me një laborator të standartizuar nga Fondacioni Fëmijët Shqiptarë mbushi këtë vit 10 vite së funksionuari.
Dr Liri Berisha dhe stafi I Fondacionit u takuan me fëmijë, nëna , baballarë dhe gjyshër që I bashkon I njëjti hall, Talasemia , për të shkëmbyer urimet, shqetësimet, problemet dhe ecurinë e shëndetit të fëmijëve e për të parë mundësitë e ndonjë kontributi për ta.
Stafi I profesionistëve që punojnë me shumë përkushtim për këta fëmijë na dhanë një lajm të mire, që këtë vit numri I lindjeve të reja është reduktuar shumë, vetëm në dy bebe, çka do të thotë që puna ndërgjegjësuese dhe ajo parandaluese nëpërmjet depistimit të analizave ka funskionuar.
Në mesazhin e saj Dr. Liri Berisha tha se çdo fundivit vjen me shumë dëshirë pranë këtyre fëmijëve dhe se është shumë e lidhur shpirtërisht me qytetin.
“E dua shumë këtë qytet, jam shume e lidhur shpirtërisht me të dhe shkaku janë këta fëmijë që janë të mrekullueshëm dhe të fortë. Ne si fonacionin jemi përpjekur të bëjmë shumë për keta fëmijë dhe ato ç’ka kemi arritur kanë qënë zhvillime të rëndësishme për këta pacientë. Me vjen mirë që degjoj nga doktoreshat këtu që këtë vit kemi patur më pak lindje dhe kjo tregon se puna e tyre është kryer më së miri. Jam shumë e lumtur që laboratori që ngritëm këtu sot ju vjen në ndihmë dhe shpresoj që ky mision të mos ndalet asnjëherë. Ju uroj festa të lumtura! Të rriteni të shëndetshëm dhe paçi vetëm gëzime në familjet tuaja” – u shpreh Dr. Liri Berisha.
Mbi 30 fëmijë morën nga Fondacioni dhuratat e pregatitura dhe takimi festiv pasoi me recitime shumë të ndjera nga të vegjëlit. Fondacioni Fëmijët Shqiptar u inetersua për kushtet e qëndres së gjakut dhe për nevojat më të ngutshme që ata kanë dhe u angazhua që shumë shpejt të pajisë dhomat ku fëmijët bëjnë transfuzionine gjakut me ngrohje pasi akualisht ata marrin gjak në temperatura shumë të ulta.