ja si festuam këtë 1 Qershor…
Fëmijët me çregullim të spektrit autik “dorë për dorë” me fëmijët e kolegjit Turgut Ozal.
Fëmijët e qëndrave rajonale të Autizmit festuan 1 Qershorin së bashku me disa fëmijë te kolegjit “Turgut Ozal”. Organizimi solli për prindërit shfaqjet e përgatitura nga secila palë. Fëmijët me çrregullim të spektrit autik nëpërmjet recitimeve, këngëve dhe kërcimeve dhuruan emocione të forta tek fëmijët e kolegjit. Po kështu edhe këta të fundit me një performancë për tu admiruar sollën një atmosferë të gezueshme për fëmijët dhe prindërit e tyre.
Presidentja e Fondacionit Fëmijët Shqiptar Dr. Liri Berisha duke vlerësuar atmosferën solidarizuese dhe gjithpërfshirëse të krijuar nga ky organizim I përbashkë festiv, tha se ardhja e nxënësve të kolegjit I bën fëmijët me çregullim spektrit autik të ndihen të barabartë, të përshirë dhe jo të veçuar.
“Festat janë të bukura kur kalohen me miq dhe dashamirës, ndaj sot në ditën e fëmijëve ju falenderoj ju dhe mesuesit tuaj që kanë rizgjedhur të kaloni këtë dite të veçantë bashkë me fëmijët tanë.
Ardhja jusj sot ketu i ben këta fëmijë të ndihen të barabartë me ju , të përfshirë e jo të veçuar ashtu sikurse ndodh rëndon, të rrespektohen e jo të diskriminohen, të integrohen e jo të harrohen.
Duke sjellë buzëqeshje, perqafime, argëtim, vizatime dhe shumë dashuri tek këta fëmijë, juve i bëni këta me të lumtur, me te dashur, me te shoqerueshëm me ju, dhe pse jo , ju jepni mundesine, që një ditë edhe ata te ecin perkrah jush , duke u bërë ndoshta shok me ju në klasën tuaj e duke shfletuar të njëjtët libra si ju. Ky eshte edhe qëllimi yne!
Fëmijët me nevoja të veçanta nuk janë të rallë apo të huaj. Ata duan atë që duan të gjithë të tjeret… duan të pranohen…! Angazhimi I mësuesve tuaj për të jetësuar këtë botekuptim tek brezat e rinj është mision po aq fisnik sa profesioni I tyre”, – u shpreh ajo.
Në fund të shfaqjeve, fondacioni fëmijët Shqiptar shprandau nga një libër dhuratë për të gjithë fëmijët e kolegjit me qëllim pasurimin e bibliotekave të tyre si dhe lodra për të gjithë fëmijët e qëndrës.