Festë në Qëndrën Rajonale të Autizmit në Farkë.
Fondacioni Fëmijët Shqiptarë feston së bashku me ambasadoren Kineze në Shqipëri festat e fundvitit.
Fondacioni Fëmijët Shqiptarë festoi më fëmijët prindërit dhe stafin e qëndrave rajonale të Autizmit, mbylljen e vitit dhe I uroi mirëseradhjen Vitit 2017. Për të dytin vit më rradhë pjesë e kësaj atmosfere festive u bë Ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri znj. Jiang Yu, e cila është edhe mike e Fondacionit.
Ajo së bashku me gratë e stafit diplomatik u prit nga drejtuesja e Fondacionit Dr. Liri Berisha e cila e falenderoi përzemërsisht për vizitën e saj pranë këtyre fëmijeve dhe për mendimin bujar në lidhje me dhuratat që shpërndau për ta.
“ Ju falenderojmë shumë që zgjodhët të jeni sërish pranë fëmijëve tanë. Është nder dhe kënaqësi t’ju kemi sërish mes nesh. Kjo tregon vlerësim për punën tonë dhe ne ju jemi mirënjohës. Kina dhe Shqiperia janë dy vende larg gjeografikisht por mundësitë e takimit janë të shpejta dhe të lehta.Ne do t’ju ishim shumë mirënjohës nëse krijojmë mundësi bashkëpunimi me qëndra simotra në vëndin tuaj. Kjo pasi sot Kina konsiderohet në botë si vendi ku të gjitha kërkimet dhe studimet shkencore kanë tërhequr vëmëndjen e gjithë botës dhe për ne është privilegj të bëhemi pjese e këtyre eksperiencave”
Ambasadorja kineze në vëndin tonë falenderoi Dr. Liri Berishën për mikërpitjen duke I shpjeguar asaj se vizita e fundvitit të shkuar I kishte lënë një përshtypje shumë të thellë.
“Jam shume e impresionuar që ndodhem sërish këtu. Ndaj për ju një rrespekt të trefishtë; së përi si mjeke , doktoreshë e përkushtuar në profesionin tënd, së dyti si bashkëshortja e një politikani shumë të famshëm të Shqipëri dhe së treti si një drejtuese e zonja në krye të një Fondacioni që I trajton me shumë dashuri dhe kujdes fëmijët me autizëm. Ne jemi shumë të interesuar për punën tuaj dhe e rrespektojmë shumë faktin që merreni me këta fëmijë. Porosinë tuaj për një bashkëpunim mes qëndrës tuaj dhe atyre kineze ne do ta mbajmë në qëndër të vëmëndjes për të nxitur kështu një mardhënie të sukseshme”.
Ambasadorja kineze ju bashkangjit festës së fëmijëve të organziuar në qëndër duke shpërndarë dhuratat e sjellë enkas për ta dhe duke u takuar me prindër të ndryshëm. Ambasadorja kineze shprehu interesim dhe u takua veçanërisht me Sarën dhe mamin e saj, vajzën që vitin e kaluar I dhuroi asaj një pikturë të bërë vetë. Takimi mes Sarës dhe znj. Jiang Yu ishte shumë emocionues.