Thirja e nënës për djalin e saj autik .
Djali im autik është inteligjent por pa një mësues mbështetës është I humbur në hapsirë .
“Jamarbri, sot 6 vjeç, është diagnostikuar me autizëm që në moshën 3 vjeç.
Që prej Marsit të vitit 2014 ai ndiqet me terapi në Qëndrën Rajonale për Autizmin në Farkë . Ai sot shkruan dhe lexon si një fëmijë I klasës së tretë . Vështirësitë e Jamarbrit janë përshtatja me fëmijët e moshës së tij dhe komunkimi.
Jamarbri është shumë inteligjent por për ta shfaqur inteligjencën e tij duhet mbështetje nga një edukator ndihmës aktualisht në parashkollor dhe më tej nga një mësues ndihmës kur të shkojë në shkollë.
Sot asnjë nga moshatarët e Jamarbrit nuk e di që ai mund ta lëxojë vetë përrallën nga fillimi deri në mbarim sepse nuk ka një mësuese mbështetëse apo të trajnuar që një fëmije të moshës 6 vjeçare Jamarbri të ketë mundësinë t’ia tregojë.Mësueset janë të patrajnuara. Janë të dashura, e duan shumë, por mua nuk më duhet kjo, por puna me fëmijët 6 vjeçar.
Një fëmijë I moshë së tij nuk e di se çfarë aftësie ka Jamarbri pasi edukatoret nuk e nxisin komunkimin, ndërveprimin mes një fëmije autik dhe një tjetri normal.Ata nuk e dinë që Jamarbri shkon çdo të shtunë në teatër dhe atë pjesën e di përmendësh”.