Mbahet Konferenca e Parë Prindërore për Aftësinë e Kufizuar Intelektuale në Shqipëri.
Për herë të parë prindër të fëmijëve me aftësi të kufizuar janë mbledhur në një konferencë të përbashkët me profesionistë të fushës dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore për të diskutuar mbi shërbimet ndaj individëve me Aftësi të Kufizuar Intelektuale, autonominë, të drejtat dhe sfidat drejt arsimit gjithëpërfshirës dhe qasjes drejt rrugës së punësimit të tyre.
Fondacioni Fëmijët Shqiptarë, pjesë e këtij bashkëorganizimi mes disa shoqata e fondacione, si Down Syndrome Albania , ADRF, MEDPAK, Shoqata Ndihmoni Jetën, Jonathan Center, Partnerë për Fëmijët, Future for you dhe Qendra AMNA , u përfaqësua nga drejtori shkencor I Qëndrës Rajonale të Autizmit Dr. Ariel Çomo si dhe prindër të fëmijëve me ccregullim të spektrit autik që marrin shërbime terapeutike në dy qëndrat rajonale të autizmit në Farkë dhe Sauk.
Duke qënë përballja e parë mes prindërve , vendimarrësve dhe profesionistëve të fushës, prindërit referuan kërkesat e tyre në lidhje me fëmijët ku më kryesorja ishte arsimi gjithpërfshirës dhe asistimi I tyre nga mësues mbështetës. Shumë prindër këtë funksion e kryejne vetë pasi numri I mësuesve mbështetës është shumë I vogël në raport me nevojat.
Drejtori Shkencor I qëndrave rajonale të Autizmit Dr. Ariel Çomo tha se sipas monitorimeve të OBSH, sistemit shëndetësor në vend I duhet domosdoshmërisht 300-500 mjekë psikiater dhe punonjës socialë për kujdes psikologjik ndaj problemeve të shendetit të mëndjes në shoqërinë shqiptare.