Një pritje e përzemërt për themeluesin e Fondacionit z.Scaglione.
Në kuadër të 20 vjetorit të themelimit , Fondacioni Fëmijët Shqiptarë organizoi një Pritje Mirënjohjeje në nderim të thmeluesit të këtij fondacioni, Z. Domenick Scaglione .
Kjo pritje u mbajt në rrespekt të kontributit dhe vlerave humane që themeluesi dhe arkitekti i Fondacionit Fëmijët Shqiptarë Z. Domenick Scaglione, ka përkushtuar këto 20 vite në drejtim të shëndetit dhe mirëqënies së fëmijëve shqiptarë duke dëshmuar inkurajim të jashtëzakonshëm jo vetëm për familjet e tyre por edhe për gjithë shoqërinë shqiptare.
Në këtë event ku morën pjesë miq , bashkëpuntorë , donatorë të Fondacionit si dhe prindër, Presidentja e Fondacionit, Dr. Liri Berisha, në përshëndetjen dedikuar kësaj figure shprehu mirënjohjen e thellë dhe nderimin më të veçantë përjetuar ndonjëherë, për kontributin dhe humanizimin e z.Scaglione.
“I nderuar Z. Domenik, ndihem e privilegjuar që sot më jepet rasti t’ju shpreh mirënjohjen time më të thellë dhe nderimin më te madh, të stafit, prindërve, por dhe shumë e shumë shqipëtarëve për atë çfarë ju filluat të bëni pikërisht në momentet më të vështira të egzistencës së tyre.Një numër jo i vogël fëmijësh, të sëmurë e të pa shpresë për jetën, sot jetojnë mes dashurisë familjare, falë xhenerozitetit e zemrës tuaj të dhembshur.Të tjerë të pa fat, jetim apo të braktisur pa asnjë përkrahje u shkolluan e sot vazhdojnë punën në sajë të humanizmit tuaj. Ju, i dashur Domenik, I’u përkushtuat dhimbjes shqipëtare se besonit në Zot dhe se e dinit se askush nuk e çmon jetën më shumë se sa ai që e ka pare pragun e mjerimit e varfërisë. Ju si një misionar, u gjendet pa fjalë, pa bujë, pa skena pranë atyre zemrave të vogla e të vuajtura..”
Momentet më prekëse ishin ato të falenderimeve nga persona që kanë përfituar nga kontributi i Fondacionit.
Studentja Kristi Myhedini, e cila mbaroi studimet e larta me bursë falas si rezultat i bashkëpunimit të Fondandacionit me Universitetet jo publike, e falenderoi z.Scaglione për mundësinë e arsimimit që Fondacioni i dha asaj dhe dhjetra të rinjve , duke i dhuruar në shenjë rrespekti nje penë të argjendë.
Moment shume emocionues ishte për Pranvera Begen, mamanë e Sarës, vajzës me autizëm që trajtohet në Qëndrën e Autizmit Nr.2. Ajo falenderoi z.Scaglione për mundësitë që Fondacioni ka krijuar për zhvillimin e vajzës, duke i dhuruar një pikturë të punuar nga duart e saj, për t’i përcjellë keshtu një pjesë të botës shpritërore dhe talentit të papërsëritshëm që ajo zotëron.
Mes lotësh dhe emocionesh, z.Scalgione pasi falenderoi Dr. Liri Berishën për takimin si dhe miqtë e bashkëpuntorët e Fondacionit, tha se falë këtij humanizmi të gjithë jemi bërë më të mirë dhe se misioni duhet të vashdojë më fuqishëm. Ai këshilloi se asgjë tjetër nuk e bën njeriun më të pasur në jetë përveç se të dhuruarit dhe për më të dobëtit. Nëse ndajmë vëmëndje për më varfrit dhe njerzit në nevojë sipas tij, atëherë do të jemi jo vetëm në paqe me veten por do ta bëjmë jetën e të tjerëve më të bukur.
Në këtë pritje e morën fjalën z. Genc Boga, përfaqësues i bordit drejtues të Fondacionit, znj. Eva Mane, përfaqësuese e biznesit, donatore të Fondacionit si dhe z. Michale Granof , drejtor i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan. Ata vlerësuan rolin e rëndësishëm të themeluesit Scaglione në ndërtimin dhe rritjen e fondacionit duke çmuar vizionin dhe kontributin e tij personal të investuar në gjithë këto vite.