Ja si festuam këtë 1 Qershor…
Ja si festuam këtë 1 Qershor…
Fëmijët e qëndrave rajonale të Autizmit festuan 1 Qershorin së bashku me disa fëmijë te kolegjit “Turgut Ozal”. Organzimi ka qënë I tillë ku fëmijët kanë ndjekur shfaqjet e përgatitura nga secila palë. Fëmijët me çregullim të spektrit autik nëpërmjet recitimeve, këngëve dhe kërcimeve dhuruan emocione të forta tek fëmijët e kolegjit. Po kështu edhe këta të fundit me një performancë për tu admiruar sollën një atmosferë të gezueshme për fëmijët dhe prindërit e tyre.
Në fund të shfaqjeve, fondacioni fëmijët Shqiptar shprandau dhuratat për të gjithë fëmijët ndërsa përfaqësuesja e qëndrës Nr.1 Arjana Bekteshi I dhuroi kolegjit në emër të Fondacionit, flamurin kombëtar të Turqisë, një punim artizanal I bërë nga duart e fëmijëve me autizëm.
Presidentja e Fondacionit Fëmijët Shqiptar Dr.Liri Berisha I përcolli festës një mesazh të shkurtër :
“Ardhja juaj sot këtu I ka dhënë një vlerë të madhe jo vetëm edukimit tuaj por edhe formimit të fëmijëve tanë. Pra përfitimet janë të dyanshme.Kjo sepse sot për fëmijët me aftësi të kufizuara, është shumë e rëndësishme që të ndihen të gjithpërfshirë në komunitetin ku banojnë dhe ku mësojnë. Të qënit bashkë me ju, I bën këta fëmijë të jenë barabartë , të ndihen të përfshirë e jo të veçuar ashtu sikurse ndodh rëndon, të rrespektohen e jo të diskriminohen, të integrohen e jo të harrohen.
Ndërsa për ju, kjo festë e përbashkët, ju rrit dhe ju maturon më shumë, ju mëson si të pranoni, të përshtateni dhe të rrespektoni çdo bashkëmoshatar që nuk është si ju. Kjo ju edukon si të bashkëveproni me ta pa lënduar dhe rrefuzuar njeri. Ju bën më të ditur dhe më të emancipuar.
Sot, ka fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuara që askush nuk i fton për ditëlindje.
Ka fëmijë dhe të rinj që duan të jenë pjesë e një skuadre, por nuk pranohen, sepse është më e rëndësishme fitorja e një skuadre sesa formimi i një fëmije. Ju faleminderit që u bëtë pjesë e festës sonë.”