Organizata “Autism Europe” publikon arritjet e Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë”
Organizata “Autism Europe” publikon arritjet e Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë”
Misioni i Fondacionit “Fëmijët shqiptarë” dhe presidentes, Dr.Liri Berisha ka gjetur jehonë të veçantë tek një prej botimeve më serioze të institucioneve evropianë që merren me fëmijët autikë në Evropë.Misioni i Fondacionit “Fëmijët shqiptarë” dhe presidentes, Dr.Liri Berisha ka gjetur jehonë të veçantë tek një prej botimeve më serioze të institucioneve evropianë që merren me fëmijët autikë në Evropë.
Në këtë artikull ndër të tjera publikohen të dhëna mbi shërbimin dhe punën e jashtëzakonshme që ekspertet dhe mjekët e fushës bëjnë çdo ditë për fëmijët autikë në dy qendrat rajonale për autizëm .
Misioni i Fondacionit “Fëmijët shqiptarë” dhe presidentes, doktoreshë Liri Berisha ka gjetur jehonë të veçantë tek një prej botimeve më serioze të institucioneve evropianë që merren me fëmijët autikë në Evropë. Përmes revistës “Link”, organizata “Autism Europe” i ka dedikuar një hapësirë të posaçme publikimit të punës dhe arritjeve të shumta që Fondacioni dhe presidentja e tij Liri Berisha ka shënuar për fëmijët autikë shqiptarë, duke ngritur një realitet mbështetës dhe plot shpresë. Në këtë artikull ndër të tjera publikohen të dhëna mbi shërbimin dhe punën e jashtëzakonshme që ekspertet dhe mjekët e fushës bëjnë çdo ditë për fëmijët autikë në dy qendrat rajonale për autizëm. “Ndërtimi i një të ardhme më të mirë përmes edukimit”, është filozofia e punës me këta fëmijë të cilët gjejnë tek stafi i qendrave dhe tek doktoreshë Berisha përkushtimin dhe dashurinë për një tashme dhe të ardhme me shumë mundësi dhe një jete me standarde sa më normale”-thuhet në këtë artikull.
Të ngritura në vitin 2011 dhe në vitin 2015, dy qendrat trajtojnë dhe mbështesin mbi 100 fëmijë nga mosha dy deri në tetëmbëdhjetë vjeç me programe dhe kurrikula të cilësisë me standarde tërësisht evropiane.
Organizata “Autism Europe” e cila evidenton misionin fisnik të Fondacionit në këtë artikull, është organizata lider më e madhe europiane për çështjet e Autizmit. Ajo përbëhet nga 80 organizata dhe shoqata nga 30 vende të ndryshme të Europës dhe ka një ndikim të fortë në lobimin për çështjen e të drejtave të personave me autizëm.
8 Janar 2016