Denada, mamaja Emilisë, sfidon Autizmin e së bijës duke sjellë në jetë djem binjakë në ditën ndërkombëtare të Autizmit.
Denada Çapi :“Autizmi nuk është tragjedi, injoranca po!”
Si po ecën Emilia ? Si është ajo sot?
Ritakohemi prapë pas një viti.Do thoja që ky vit ka qënë një risi ndryshe për Emilinë.Emili ka patur shumë rezultate, ka ecur me hapa më të mëdha në krahasim me atë si ka qënë para një viti.Ka filluar të flasë, të krijojë fjali dhe të kuptojë mbi të gjitha , që për mua kjo ishte kryesorja.D.m.th ka ecur jashtëzakonisht. Nga viti në vit ka ndryshuar shumë.
E kishe pritur këtë ndryshim kaq të madh të Emilisë?
Jo ! Jo!.Nuk e kisha pritur.Ngaqë kisha lexuar shumë dhe kisha krijuar bindjen se sa më më herët të kapet, aq më mire, dhe sa më vonë të kapet do ketë më pak rezultate. Por doli gjithshka ndryshe.Emili edhe pse u kap pak me vonesë sepse filloi terapinë pranë Fondacionit Fëmijët Shqiptarë vetëm në moshën 5 vjeç, përsëri ajo ka mjaft arritje.
Ndiheni e kënaqur që çdo përpjekje që keni bërë për vajzën po ju shpërblehet nga Emilia?
Shumë.Madje në rradhë të parë, me gjithë shpirt e them, falenderoj zotin.Kur Emili ka ardhur në jetë, ndoshta jo çdo nënë do t’a pranonte. U bëra pak egoiste dhe pak hipokrite.Fillova duke I bërë pyetje vetes: Pse unë? Pse mua? Por duke parë Emilinë, punën e jashtëzakonshme që është bërë me Emilinë dhe ajo ka dhënë frytet e duhura, unë sot më gjithë shpirt I them zotit Faleminderit.Në qoftë se dikush do të më thonte që të rikthehemi edhe një herë të barra e dytë, për të zgjedhur një fëmijë tjetër, sinqerisht ju betohem, se kurrë nuk do të zgjidhja fëmijë tjetër. Do zgjidhja përsëri Emilinë!
Ndërkohë shohim që kemi të reja nga ju.Emila shumë shpejt do të bëhet me dy vëllezër dhe familja juaj sa vjen dhe zgjerohet.A ishte ky një vendim I vështirë për ju?
Këta djem kanë qënë vërtetë një surprizë. Pra ka qënë e paplanifikuar . Ka qënë sa emocionale në drejtim të panikut aq edhe në drejtim të një aventure të re, por që besoj se do të jetë e mbushur plot dashuri.Unë personalisht e kam pritur me pak fare frikë por në mëmyrë pozitive.Ndërsa bashkëshorti dhe familjarët e tjerë pak më të trembur. Nuk I vë faj për këtë. Por sot jemi të qetë. Po e presim me padurim dhe personi që mezi po e pret më shumë është Emili. Emilia na ka bërë të gjithëve t’i presim këta fëmijë me kaq shumë dashuri dhe mendojmë se edhe asaj dy vëllezer më të vegjël do t’i bëjnë shumë mirë.
Zakonisht kemi konstatuar se në rastet kur kemi patur lindje si në rastin e Emilisë, prindërit frenohen në lindje të tjera.Tek ty nuk ndodhi kështu.Ti dole përmbi vullnetin dhe fatin tënd.
Unë do t’i thoja gjithë nënave që kanë një fëmijë me problem, të tillë si atë të autizmit, apo probleme shëndetësore, sociale, ekonomike etj, që një fëmijë është një bekim, Një bekim nga zoti dhe ndihmon në proçesin e mbarëvajtjes së lumturisë në familje. Kjo është shumë e rëndësishme.Shumë veta këtë inisiativën time e shohin si sipërmarrje të vështirë, dikush çuditet.Pamvarësisht se nuk e shprehin me fjalë, por mënyra se si më shohin, duket sikur më thonë dy gjera: është heroine apo është e çmëndur?! Unë mendoj së asnjëra nga të dyja. Është thjesht dëshira e një nëne.Duke parë gëzimin që më kanë sjellë dy vajzat e para , këta dy djem do të më sjellin gëzim akoma edhe më të madh.
Pse zgjodhe t’i sjellësh në jetë këta fëmijë në 2 Prill ?
Po! E dëshirova pikërisht kështu, t’i sjellë në jetë në datën 2 prill.Arsyeja është shumë e madhe.Duke qënë së kjo datë përkon me ditën Botërore të Autizmit,do të doja si nënë, nga ana shpirtërore , të bëja një protestë në rradhë të parë brënda vetes, pastaj për t’ju thënë të gjithëve , që edhe pse sëmundje të ndryshme pushtojnë njerzit, apo probleme të ndryshme pushtojnë shëndetin tonë, ne prapë jemi këtu , jemi këtu duke rilindur.Kjo është një farë sfide.Një sfidë e butë ndaj realitetit sepse jeta vashdon. Edhe pse ka shumë probleme në jetë, jeta vashdon.Dhe ku më bukur me dy ëngjëj të vëgjël që vijnë në jetë. Sido që të jenë këta dy ëngjëj , unë jam përsëri dakord me fatin tim.
Cili është mesazhi yt në ditën botërore të Autizmit?
Mesazhin tim nuk do t’ua përcillja vetëm nënave që kanë fëmijë autik, por do t’ua përcillja të gjithë njerëzve.Duke ju referuar simbolikisht bizeles me kokrra që Fondacioni Fëmijët Shqiptarë ka zgjedhur për Autizmin, ku një kokërr del e vogël, në tjetër del e butë, një kokërr tjetër ndoshta del e fortë, nënave në rradhë të parë do t’u thoja: Durim! Duhet të pranojnë fatin dhe jo ta kundërshtojnë atë.Jo të thonë pse më ra, por si do ta përballoj atë. Në momentin që nëna pranon faktin që unë kam një problem shëndetësor më fëmijën, unë jam e sigurtë së çdo gjë do të eci mbarë më pas.
Mesazhin më të fortë do t’ua përcillja baballarëve. Për mua, një nënë që ka një fëmijë autik, është heroinë, pasi I duhet të lërë çdo gjë pas dore, veten, shtëpinë dhe fëmijët e tjerë , që të merret me fëmijën autik, t’a edukojë e t’a integrojë.Mesazhin u’a përcjell baballarëve për më shumë motivim, dashamirësi e ndihmë në rradhë të parë ndaj bashkëshorteve të veta, ndaj nënave të fëmijëve të tyre dhe ndaj fëmijëve të tyre.Po nuk na kuptuan ata, nuk ka kush të na kuptojë tjetër.
Falenderoj njerzit që më rrethojnë, që më kuptojnë; falenderoj ata që kuptojnë Emilinë dhe do të doja që ky ndërgjegjësim të përhapej në të gjithë Shqipërinë, sepse Injoranca është tragjedi. Autizmi nuk është tragjedi.
Durrës , Prill 2014