Ambasadorët e FFSH
Lorik Cana, Anëtar Nderi i Fondacionit
Kapiteni i ekipit të Marsejës dhe lojtar i kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana ishte i ftuar në Vilën 31, nga Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë “Domenick Scaglione”. Presidentja e këtij fondacioni, zonja Liri Berisha, në emër të fondacionit e nderoi Borik Canën me titullin “Anëtar Nderi” të këtij fondacioni, duke i dhuruar dhe një medalje simbolike.
Zonja Liri Berisha falënderoi lojtarin e kombëtares për pjesëmarrjen e tij në këtë fondacion, si edhe për mbështetjen nga ana e tij. Futbollisti Lorik Cana premtoi nga ana e tij që ky bashkëpunim me Fondacionin e Fëmijëve Shqiptarë “Domenick Scaglione” do të zgjerohet edhe më tej, duke bërë të mundur lidhje të ngushta bashkëpunimi me fondacione të ndryshme në shtetin francez. Gjithashtu, Lorik Cana falënderoi fondacionin për këtë nder të madh që i bëhet.