Ja si ndriçuam BLU për Autizmin…
Në mbrëmjen e 2 Prilli godina e Presidencës, Banka e Shqipërisë , Muzeu Historik Kombetar, Qëndra Tregtare TEG dhe Hotel Tirana International u ndriçuan BLU fasadat në jashtme të godinave të tyre për të sjelle vëmëndje ndaj Autizmit.
Kjo nisëm që shoqëritë anë e mbanë globit ndërmarin në shenjë solidariteti, konsiston në ndriçimin në BLU të godinave me simbolikë të veçantë, si ato me karater historik, kulturor, financiar etj , në mbështetje të personave me autizëm, të vlerësimit të potencialit që ata kanë dhe për të sjellë më shumë vëmëndje për nevojat e tyre.
Fondacioni Fëmijët Shqiptarë falenderon të gjtha këto institucione për mëbshtetjen që i dhanë kauzës sonë të përbashkët.
2 Prill 2016