Message from the President



Eshte e veshtire te mendoj se tashme kane kaluar 8 vjet nga dita qe trasheguam drejtimin e Fondacionit Femijet Shqiptare nga themeluesi I saj z. Domenic Scaglione. Ajo c’ka nisi si  nje Ide per t’ju ardhur ne ndihme familjeve me femije te semure dhe me probleme social ekonomike, eshte materializuar sot ne nje nga misionet me te fuqishme ne vend ne mbrojte te shume femijeve te semure.

Ne jemi krenare qe Fondacioni Femijet Shqiptare ka arritur qe ne keto pak vite t’u sjelle buzeqeshjen shume familjeve qe kane vuajtur nga probleme te ndryshme shendetesore te femijeve te tyre dhe kete sigurisht nuk mund ta bente pa mbeshtetjen fillestare te themeluesit te saj z. Scaglione, te cilit I jemi perjetesisht mirenjohes.

Nese do t’ju lutesha te me ndiqni ne keto rradhe, kete e bej vetem nw emer te shume femijeve qw sot kane nevoje per ju, per ne.Fondacioni Femijet shqiptare ka arritur qe ne keto 7 vite tju vije ne ndihme shume femijeve .

Nje nga betejat me te ashpra, per te cilen punuam fort, eshte ajo kunder crregullimit te Autizmit, ketij perbindeshi qe sot nuk po kursen gjithnje e me shpesh femijet tane.E ndersa  e gjitha bota shkencore lufton cdo dite me perpjekjet per te gjendur shkaqet, shifrat cdo 10 vjecar behen edhe me shqetesuese. 1 ne e 88 femije apo 1 ne 54 djem preket nga ky crregullim, nderkohe qe krahasuar me 10 vjet me pare rritja e shpeshtesise shenohet  ne masen 75%.

Te gjendur te painformuar  si komb , ne lidhje edhe me njohurite me minimale rreth ketij crregullimi, ku edhe emri tingellonte risi per te gjithe ne , nje nga nevojat me emergjente qe na doli perpara  ishte rritja e ndergjegjesimit te popullates per te njohur, kapur dhe referuar sa me shpejt  ate.E ketij misioni them se ja kemi dale per mrekulli.Sot fale punes voluminoze te ketij fondacioni, nenat shqiptare jane me te vemendshme ndaj autizmit, njohin shenjat e tij dhe nuk hezitojne ta referojne problemin e tyre.

Pas nje pune voluminoze me qendrat “Fluturo per Jeten” ne Tirane dhe rrethe, arritem te ngreme nje nga qendrat me te mira ne drejtim te vleresimit, trajtimit, studimit, dhe trajnimit mbi Autizmit, duke ju dhene keshtu sot rreth 12 femijeve mundesine e ndjekjes se sistemit shkollor e parashkllor pamvaresimit  ketij crregullimi, me teknikat me efikase amerikane dhe nga nje staf I trajnuar nga eksperte te huaj.

Sot me krenari ju them se gjate 4 viteve te fundit  kemi dhene sherbime dhe kemi bere vleresime  per 865 femije  nga te cilet me shume se gjysma kane qene nga rrethet.Aktualisht ne Qendren Rajonale per Autizmin ne Farke trajtohen 79 femije me 109 ore terapi ne dite.Fale kontributit dhe mbeshtetjes bujare te donatoreve , ne keto vite, 41% e tyre mbeshteten financiarisht nga Qendra.

Fondacioni Femijet Shqiptar me durim dhe hapa te sigurte, ka ngritur shinat per nga ku duhet te kaloje rruga e forcimit te dijeve ne drejtim te diagnostikimit te hershem te ketij crregullimi per te gjithe punonjesit e konsultoreve si dhe pajisjen e punonjesve te shendetit mendor me paketen e duhur te metodave me bashkohore per trajtimin e tij.

Sot ndihemi te sigurte se ofrojme ate cka duhet per te lufutar kete te keqe te madhe qe ka mberthyer femijet tane.

Nderkohe nevojen per kete e lexojme cdo dite ne syte e prinderve qe na kontaktojne dhe ne vemendjen e psikologeve qe na drejtohen per te qene sa me te informuar.

Por Fondacioni ka qene aleati me I ngushte I femijve ne shume drejtime: mbi 60 femije nga e gjithe Shqiperia jane derguar jashte shtetit per trajtim mjeksor dhe operacione teper delikate.Mbi 15 prej tyre u eshte suportuar kura e medikamenteve teper te shtrenjta per familjet e tyre. 84 femijeve u dhame mundesi te pajisen me bursa studimi ne shkolla te mesme e te larta private.Ne 6 rrethe kryesore te vendit ngritem 15 qendra zhvillimi per femijet me probleme, ndersa nuk lame jashte vemendjes edhe spitalet , ku ne 10 prej tyre kemi derguar pajisje te nevojshme per diagnostikim dhe mobilim per femijet qe vuajne nga semundjet e gjakut.

Rreth 500 familje me nevoja sociale nga qyetete te ndryshme, fale bujarise se biznesit te huaj dhe vendas,  kane marre ndihma me ushqime dhe veshmbathje,

Shifrat me lart nuk jane bilance,por  qenie femijesh e familjesh qe fale nidhmes dhe mbeshtetjes qe na keni dhene ju, kemi mundur t’u largojme per pak kohe lotet nga syte e hidherimin nga fytyra , fale dashamiresise dhe bujarise tuaj u kemi rezervuar me shume sakrifica buzqeshjen duke ju ngjallur shpresen per dite me te mira ne jetet e femijeve te tyre.

Misioni yne do te vashdoje pasi sic thote edhe  hyjnorja Nene Tereza, “Jo te gjithe ne mund te bejme gjera madheshore.Por ne mund te bejme gjera te vogla me DASHURI MADHESHTORE” .Ndaj kontributi juaj , sado I vogel mbetet madheshtor kur I sherben qellimit fisnik,atij te permiresimit te cilesise se jetes per qindra femije te semure apo te gjendur ne veshtiresi sociale.

Ju faleminderit qe na mbeshtetni!

Ju faleminderit qe na besoni!

Liri Berisha